12.07.2015 Views

Plani i Veprimit për negocimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit

Plani i Veprimit për negocimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit

Plani i Veprimit për negocimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Së fundi por jo me më pak rëndësi është ngritja e kapaciteteve në agjencitë relevante, si dhebashkëpunimi ndërinstitucional. Këtu përfshihet trajnimi i inspektorëve të tregut dhe oficerëtdoganor për zbatimin e direktivave/rregulloreve teknike të produkteve industriale joushqimore, krijimi i databazës për shkëmbim të informacioneve konform RAPEX-it, plotësimi isektorëve përkatës të institucioneve përmes rekrutimit të zyrtarëve shtesë, dhe sigurimi itrajnimit për funksionalizimin e bazës së të dhënave të standardeve.3.5.5. Mbrojtja e KonsumatoritMbrojtja e konsumatorit është një sferë dhe problematikë me rëndësi dhe peshë të veçantë, dhesi e tillë posedon ndikim të madh në ecuritë dhe kahet e zhvillimit ekonomik e shoqëror tëvendit. Duke ditur rëndësinë e kësaj fushe Qeveria e Kosovës është angazhuar fuqishëm nëpërmirësimin e gjendjes së sektorit për Mbrojtje të Konsumatorit. Në aspektin ligjor, vlen tëceket që Ligji për Mbrojtjen e Konsumatorit pas ndryshimeve të ndërmarra ka hyrë në fuqi nëfund të muajit Tetor, 2012. Ky ligj rregullon dhe mbron të drejtat themelore të konsumatorëvegjatë blerjes së mallrave, shërbimeve dhe formave tjera në tregun e lirë si dhe detyrimet eshitësit, prodhuesit dhe furnizuesit. Ligj tjetër që synon mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave tëkonsumatorit është Ligji për Kërkesa Teknike për Produkte dhe Vlerësime të Konformitetit.Krahas kësaj, operacional është edhe Ligji për Sigurinë e Përgjithshme të Produkteve i cili ka përqëllim të siguroj cilësi më të lartë të produkteve në vend. Më tutje, programi për Mbrojtjen eKonsumatorit 2010-2014 është një projekt dinamik, me peshë dhe rëndësi të veçantë përQeverinë e Kosovës i cili përcakton politikat adekuate për mbrojtjen e konsumatorit përgjatëperiudhës së cekur. Më konkretisht, projekti synon të avancoj mbrojtjen e konsumatorit, duke eshndërruar atë në një mbrojtje cilësore, të vazhdueshme dhe gjithëpërfshirëse në relacion meshëndetin publik, ambientin, tregun e qëndrueshëm dhe krijimin e kushteve të favorshme përbiznesin.Plani i Veprimit për negocimin e Marrëveshjes së Stabilizim-AsociimitInstitucionet përgjegjëse për krijimin dhe zbatimin e politikave për mbrojtjen e konsumatorit,përfshirë hartimin, miratimin dhe zbatimin e programit kombëtar për mbrojtjen e konsumatoritjanë të themeluara dhe në ushtrim të veprimtarive përkatëse. Ministria e Tregtisë dhe Industrisë(MTI) përmes zyrës për Mbrojtje të Konsumatorit është përgjegjëse për hartimin dhe zbatimin epolitikave të këtij sektori. Organi këshillëdhënës i përbërë nga përfaqësues të MTI-së, shoqatavepër mbrojtjen e konsumatorëve, përfaqësues të bizneseve dhe ekspertë të pavarur nga fusha embrojtjes së konsumatorit është Këshilli për Mbrojtjen e Konsumatorëve.Përkundër progresit të shënuar, sektori për Mbrojtjen të Konsumatorit vazhdon të ballafaqohetme sfida të cilat limitojnë zhvillimin dhe funksionimin adekuat të sektorit në tërësi. Kompletimii legjislacionit sekondar me udhëzimet administrative përkatëse është një nder sfidat kyçe, e cilakërkon përkushtim të plotë nga institucionet përgjegjëse. Sfiduese konsiderohet edhe hartimi iplanit të veprimit për implementimin e programit për mbrojtjen e konsumatorit. Po aq sfiduesevlerësohet edhe ngritja e kapaciteteve institucionale, mungesa e se cilës shkakton ngecje tëdukshme në sektor ngase detyrat e parapara nuk mund të realizohen në mënyrë efikase. Mëtutje, në aspektin teknik nevojitet të përmirësohet sistemi i adresimit të ankesave në divizionine Mbrojtjes së Konsumatorit. Ndër të tjera, një sistem i mirëfilltë i këtij sektori do të nxirrte nëpah problemet dhe shqetësimet me të cilat ballafaqohen konsumatorët në Kosovë.51

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!