12.07.2015 Views

Plani i Veprimit për negocimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit

Plani i Veprimit për negocimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit

Plani i Veprimit për negocimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Plani i Veprimit për negocimin e Marrëveshjes së Stabilizim-AsociimitKosova në masë të madhe ka shtuar përpjekjet për shtimin e njohjeve të Kosovës shtet tëpavarur dhe si rrjedhoje numri i njohjeve ka arritur në 95. Institucionet kanë shtuar aktivitetetpër anëtarësimin e Kosovës në mekanizmat ndërkombëtar dhe si rrjedhojë Kosova tash ështëanëtare në disa organizata rajonale dhe mekanizma tjerë ndërkombëtarë. Kosova është anëtare eFondit Monetar Ndërkombëtar, dhe e Bankës Botërore me të cilat ka marrëveshje mbështetëse.Në Nëntor te vitit 2012, Kosova ka shënuar progres të madh duke u anëtarësuar në BankënEvropiane për Zhvillim dhe Rindërtim, që i mundëson Kosovës qasje në fonde për financimin eprojekteve me qëllim te zhvillimit ekonomik. Kosova në vitin 2012, me sukses ka kryesuartakimet e rregullta të CEFTA-s, dhe vazhdon të jetë kontribuuese në nivel të barabartë meshtetet e tjera të rajonit.Përkundër arritjeve në rrafshin e marrëdhënieve ndërkombëtare, ende mbesin sfida të cilatvështirësojnë pozitën e Kosovës në rrafshin ndërkombëtar. Mosnjohja nga 5 vendet anëtare tëBE-s paraqesin sfidë në rrugën e Kosovës drejt procesit të integrimit Evropian. Po ashtumungesa e njohjeve të mjaftueshme pengon anëtarësimin e Kosovës në mekanizmat tjerëndërkombëtarë si në OKB, OSBE apo Këshill të Evropës, si rrjedhojë Kosova nuk është nëgjendje të përfitoj plotësisht nga mekanizmat e vlerësimit të konventave përkatëse.Megjithatë për të adresuar këto sfida Qeveria e Kosovës do të shtoj aktivitetet diplomatike përshtimin e njohjeve si dhe anëtarësim në mekanizmat relevant ndërkombëtar. Qeveria do tëmiratoj Strategjinë e Politikës së Jashtme përmes së cilës synohet shtimi i njohjeve të reja si dheanëtarësimi në mekanizmat ndërkombëtar.1.2. Të drejtat e njeriut dhe mbrojtja e minoriteteve1.2.1. Të drejtat civile, politike, ekonomike dhe socialeTë drejtat dhe liritë themelore tanimë kanë një bazë ligjore solide dhe rregullohen në bazë tëparimeve të parapara me kushtetutë, gjegjësisht Kapitulli II-Të Drejtat dhe Liritë Themelore sidhe ligjeve tjera relevante. Kushtetuta ka të inkorporuara marrëveshjet kryesore ndërkombëtaredhe instrumentet drejtpërdrejtë të zbatueshme në Kosovë, duke përfshirë Deklaratën Universaletë të Drejtave të Njeriut, Konventën Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe LiriveThemelore dhe Protokollet e saj. Kushtetuta siguron epërsinë e këtyre marrëveshjeve në rastkonflikti me legjislacionin e brendshëm. Kushtetuta gjithashtu parasheh të drejtën e individëvetë paraqesin para gjykatës kushtetuese shkeljet e të drejtave të tyre nga ana e autoritetevepublike si dhe Ombudspersoni mund të referojë çështje në Gjykatën Kushtetuese. Kornizabazike ligjore zgjerohet me Ligjin kundër Diskriminimit, Ligjin Kundër Dhunës në Familje,Ligjin për Barazi Gjinore, Ligjin për Skemën e Asistencës Sociale, Ligjin për AsistencënFinanciare Familjeve me Femijë me Aftësi të Kufizuara, Ligjin për Pensionet për Personat meAftësi të Kufizuara, Ligjin për Aftësimin Profesional dhe Punësimin e Personave me Aftësi tëKufizuara, Ligjin i Punës si dhe Kodin e Drejtësisë për të Mitur i cili gjerësisht është nëpërputhje me standardet e BE-së. Sa i përket dokumenteve strategjike, gjer më tani Qeveria kamiratuar Strategjinë për të Drejtat e Njeriut (tani në proces të rishikimit), Strategjinë për Personame Aftësi të Kufizuara, Strategjinë për të Drejtat e Fëmijëve si dhe Programin e Kosovës kundërdhunës në familje. Të gjitha këto kanë si objektiv sigurimin e mbrojtjes, monitorimin dhepromovimin e të drejtave dhe lirive fundamentale.24

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!