12.07.2015 Views

KURRIKULA E KOSOVËS KURRIKULA BËRTHAMË PËR ARSIMIN ...

KURRIKULA E KOSOVËS KURRIKULA BËRTHAMË PËR ARSIMIN ...

KURRIKULA E KOSOVËS KURRIKULA BËRTHAMË PËR ARSIMIN ...

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Fjala e MinistritNxënës, mësimdhënës, prindër, përfaqësues të arsimit dhe ju qytetar të Kosovës,Një vit më parë në duart e të gjithë atyre qe në çfarëdo mënyre janë të ndërlidhur me arsiminparauniversitar, Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë, pasi e miratoi , solli Kornizën eKurrikulës të Arsimit Parauniversitar të Kosovës. Ndërsa, tani bazuar në këtë dokument - Kurrikulabërthamë, promovohet vizioni i ri shumë më i përimtuar e konkretizuar i Qeverisë.Ky dokument u dedikohet dhe ju shërben mësimdhënësve, nxënësve, prindërve, drejtorëve të shkollavedhe komunitetit në përgjithësi. Rëndësia e Kurrikulës Bërthamë, struktura, qëllimet dhe parimet e arsimitparauniversitar janë të peshës së një dokumenti bazik, i cili përcakton dhe rregullon rrugët emësimdhënies, mësimnxënies, metodologjisë, vlerësimit, etj. Përmbajtjet e këtij dokumenti janë tëobligueshme për zbatim për të gjitha institucionet edukative arsimore publike dhe private.Kurrikulat bërthamë përmbajnë gjithë strukturën e arsimit parafillor dhe arsimit fillor, arsimit të mesëmtë ulët dhe arsimit të mesëm të lartë. Përmbajtjet përbrenda përkufizojnë në detaje veçoritë e arsimit të tëgjitha niveleve të arsimit parauniversitar, kompetencat e të nxënit, shkallët e kurrikulës, rezultatet e tënxënit, fushat e kurrikulës, planet mësimore, mësimi me zgjedhje, udhëzimet (metodologjitë) për organizimine procesit mësimor, vlerësimi i nxënësve dhe aspekte tjera lidhur me zbatimin. Këto dokumente, besoj sepërmbushin të gjitha kërkesat e shoqërisë për secilin nivel formal i arsimit parauniversitar . Kështu krijohenmundësi të reja qe të zhvillohen tek nxënësit dijet, shkathtësitë, qëndrimet dhe vlerat duke kultivuaridentitetin personal, kombëtar, të përkatësisë shtetërore e kulturore, duke promovuar vlerat e përgjithshmekulturore dhe qytetare, duke zhvilluar përgjegjësitë ndaj vetes, ndaj të tjerëve, ndaj shoqërisë dhe ndajmjedisit, si dhe duke aftësuar për jetë dhe për punë në kontekste të ndryshme shoqërore e kulturore, dukezhvilluar ndërmarrësin dhe përdorimin e teknologjisë, si proces e mësim gjatë gjithë jetës.Me përkushtim profesional është mundësuar zbatueshmëria e kurrikulave bërthamë në koherencë dheqëndrueshmëri te të gjitha niveleve formale të arsimit parauniveritar. Ky objektiv është arritur duke umbështetur në parimin e gjithëpërfshirjes, zhvillimit të kompetencave, mësimdhënies dhe të nxënit eintegruar dhe koherent, në autonominë dhe fleksibilitetin në nivel të shkollës, në përgjegjësinë dhellogaridhënien. Parime këto qe detyrimisht do të ndikojnë në ngritjen e cilësisë së arsimit.Të gjitha dokumentet e kurrikulave bërthamë janë të strukturuara rreth një sistemi prej gjashtëkompetencash kryesore dhe janë ndërtuar mbi shtatë fushat kurrikulare .Dua të sigurojë të gjithë atyre qe ju dedikohet dokumenti, se nivelet formale të arsimit parauniversitar tëKosovës përputhen me sistemin ndërkombëtar të klasifikimit të arsimit (SNKA) të përpiluara nga UNESCO.Andaj,shpresoj të jetë bërë një punë kruciale e me qëndrueshmëri afatgjate qe kurrikulat bërthamë të jenëtë aplikueshme për të gjitha nivelet formale të arsimit parauniversitar, duke filluar nga klasa parafillore dhearsimi fillor, për arsimin e mesëm të ulët, për arsimin e mesëm të lartë ( për gjimnaze dhe për shkollaprofesionale). Ministria kështu po përmbushë edhe një synim nga projekti qeveritar qe ky dokument tëmundësojë progres në zhvillimin e kompetencave tek nxënësit, në zhvillimin e mësimdhënësve tësuksesshëm, dhe prindër qe dinë të përcjellin saktë arritshmëritë e kompetencave të fëmijëve të tyre.Kurrikula Bërthamë mundëson hartimin e planeve dhe programeve me bazë në shkollë, teksteve mësimoredhe burimeve tjera si dhe shumë dokumenteve tjerë që e lehtësojnë mësimdhënien dhe mësimnxënien tëbazuar në kompetenca. Me këtë hap të rëndësishëm dhe reflektues të reformave sistemi arsimor pokompletohet dhe po demonstrohet përkushtimi për finalizimin e projektit tonë për arsimin evropian e menjohje ndërkombëtare.Sinqerisht,Prof. Dr. Ramë Buja, Ministër

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!