12.07.2015 Views

KURRIKULA E KOSOVËS KURRIKULA BËRTHAMË PËR ARSIMIN ...

KURRIKULA E KOSOVËS KURRIKULA BËRTHAMË PËR ARSIMIN ...

KURRIKULA E KOSOVËS KURRIKULA BËRTHAMË PËR ARSIMIN ...

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

<strong>KURRIKULA</strong> E KOSOVËSdhe shpejtësinë me të cilën mësojnë nxënësit, si dhe aspektet tjera të diversitetit tënxënësve, duke përfshirë gjininë, moshën, kulturën, prejardhjen shoqërore dhe ekonomike,si dhe nevojat e veçanta të nxënësve, qoftë për aspektet e nxënies plotësuese apo shtuese.Mësuesit kanë mundësi që në mënyrë të pavarur, duke u mbështetur në ekspertizën e tyredhe në përvojat individuale paraprake të nxënësve, në nevojat dhe interesimet e tyre, tëpërzgjedhin strategjitë, metodat, teknikat e mësimdhënies dhe nxënies, mjetet didaktike, etj.,por në parim përzgjedhja e tyre duhet të ketë pikësynim mësimdhënien dhe nxënien menxënësin në qendër dhe gjithëpërfshirjen. Kjo do të thotë se mësuesi, duhet të respektojëparimet e mësimdhënies dhe nxënies me nxënësin në qendër, ku:• nxënësi është në qendër të mësimdhënies dhe të nxënies ;• mësuesi gjatë punës/aktivizimit të nxënësve, mbikëqyrë, ndihmon, lehtëson të nxënite nxënësve;• nxënësi është pjesëmarrës aktiv dhe i angazhuar/përfshirë në aktivitetet që nxisinnxënien dhe interesimin e nxënësve;• temat e nxënies janë relevante dhe interesante për nxënësit;• nxënësit inkurajohen të bëhen përgjegjës, të pavarur dhe reflektivë, dhe të vazhdojnënxënien gjatë gjithë jetës së tyre;• mësuesi vrojton ndryshimet individuale të nxënësve përmes vrojtimit dhebashkëveprimit;• aktivitetet mësimore përshtaten në bazë të nivelit zhvillimor të nxënësve;• mësimdhënia dhe vlerësimi planifikohen duke pasë parasysh zhvillimin individual dhestilet e nxënies së nxënësit;• ofrohen llojllojshmëri të mundësive të nxënies dhe të metodave të vlerësimit, për tëpërkrahur stilet e ndryshme të nxënies së nxënësit;• vrojtimet dhe vlerësimet e nxënësve përdoren për të planifikuar mësimdhënien emëtejshme;Është me rëndësi që çdo mësues të jetë në gjendje të shfrytëzojë një gamë të gjerë tëmetodave mësimore, duke baraspeshuar metodologjinë e përqendruar tek mësuesi dhe atëtë përqendruar në nxënësin, duke iu përshtatur nxënësve dhe rezultateve të të nxënit tëpërcaktuara për secilën orë mësimi.5. Mësimdhënia dhe nxënia e bazuar në qasjen e integruarLëndet mësimore duke qenë të ndara nga njëra - tjetra ofrojnë mundësi që nxënësit të fitojnënjohuri, shkathtësi, qëndrime të fragmentuara (shkëputura). Me qëllim të integrimit të këtyreaspekteve, Kurrikuli Bërthamë për arsimin e mesëm të ulët, realizohet përmes lëndëvemësimore të integruara në fusha të kurrikulës dhe përmes mësimdhënies dhe nxënies tëbazuar në qasjen e integruar.Mësimdhënia dhe nxënia e bazuar në qasjen e integruar ndërlidh përmbajtjet e veçanta tëlëndëve mësimore me qëllim të arritjes së rezultateve të të nxënit të fushave mësimore merezultatet e të nxënit të kompetencave kryesore – për shkallë dhe nivele.99

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!