12.07.2015 Views

PDF - El-Hikmeh

PDF - El-Hikmeh

PDF - El-Hikmeh

SHOW MORE
SHOW LESS
  • No tags were found...

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

XII. SEXHDEI TILAVETI) سجدة ُ التلا َوةِ‏ (Sexhdei tilave quhet sexhdeja e cila duhet bërë pasi të lexohet apo pasi tëdëgjohet ajeti në të cilin porositet sexhdeja. Në Kur’an ka 14 vende me ajete tësexhdes. Ato janë:1. el-A’raf, 7 : 206, 8. en-Neml, 27 : 25,2. er-Ra’d, 13 : 15, 9. es-Sexhdeh, 32 : 15,3. en-Nahl, 16 : 50, 10. Sad, 38 : 24,4. el-Isra, 17 : 109, 11. Fussilet, 41 : 37,5. Merjem, 19 : 58, 12. en-Nexhm, 53 : 62,6. el-Haxhxh,22 : 18, 13. el-Inshikak, 84 : 20,7. el-Furkan, 25 : 60, 14. el-Alek, 96 : 19.Sipas medh’hebit hanefij, personi i cili e lexon apo dëgjon njërin prej këtyreajeteve të sexhdes, e ka vaxhib rënien në sexhde, kurse sipas medh’hebeve tëtjera kjo është sunnet. Sexhde duhet bërë edhe ai që e lexon apo dëgjon madjeedhe përkthimin e këtyre ajeteve. Gjithashtu, sexhde duhet bërë edhe pasi tëdëgjohen këto ajete nëpërmjet radios, kasetofonit, televizorit, kompjutorit etj.Njeriu i cili e lexon ose dëgjon një ajet të sexhdes dhe ndodhet jashta namazit, aiduhet menjëherë ta bëjë këtë sexhde. Po në qoftë se nuk ka mundësi menjëherëta kryejë, do ta bëjë më vonë kur t’i jepet rasti.Në qoftë se ky personi që e lexon ose dëgjon ajetin e sexhdes, është brenda nënamaz, atëherë ky nuk duhet të bëjë sexhde të posaçme për ta çuar në vendsexhden e leximit, në qoftë se nuk do të lexojë mbas këtij ajeti mbi tre ajete tëtjera në vazhdim. Këtij i mjafton sexhdeja e vetë namazit që është duke e faluredhe për sexhden e leximit të ajetit. Mirëpo, nëse dëshiron që mbas ajetit tësexhdes të lexojë më tepër se tre ajete, atëherë ky posa ta lexojë ajetin e sexhdesdo të bjerë drejt në sexhde, do ta bëjë sexhden pastaj do të ngrihet në këmbë dhedo të vazhdojë leximin e ajeteve ku kishte mbetur. Personi që del imam, për tëmos shkaktuar tollovi me këtë sexhden e leximit, duhet të mundohet që ajetin esexhdes ta sjellë në fund të leximit të Kur’anit në kijam.Ta kapërcesh pa e lexuar ajetin e sexhdes vetëm për të mos bërë sexhdeh, ështëmekruh. Personi që duhet të bëjë sexhde të leximit, duhet t’i plotësojë kushtet enamazxhiut, pra duhet patur abdest dhe duhet qenë i pastër.39

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!