11.07.2015 Views

Plani Mesimor dhe Udhezimi Metodik

Plani Mesimor dhe Udhezimi Metodik

Plani Mesimor dhe Udhezimi Metodik

SHOW MORE
SHOW LESS
• No tags were found...

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

PLANI MËSIMORDHE UDHËZIM METODIKSHKENCA E TOKËS 10 (72 orë mësimore)Prof. Dr. Arqile BërxholiDr. Bedri KolaXhevair LleshiLinja 1.Sistemi Diellor (8 orë + 1 orë veprimtari praktike)Tema 1.1 Çfarë studion Shkenca e Tokës?Mprihni aftësitë tuajaTeoritë e NdryshimitAftësitë: aplikimi i përcaktimeve, lidhjeveNiveli: mesatarTipi: Fjalor/shkrimiPërpara se nxënësit të realizojnë këtë aktivitet, shpjegoni se një teori është një shpjegim i gjerë shkencor për fenomenetqë ndodhin në natyrë. Të shkruarit e një paragrafi rreth një teorie kërkon që nxënësit të mendojnë rreth metodësshkencore, me qëllim që të shprehin mendimet e tyre në mënyrë bindëse dhe të mund të përdorin termat e fjalorit nëkëtë kapitull. Ju mund të zgjidhni paraprakisht nxënësit për të lexuar paragrafët e tyre para klasës. Ky aktivitet ndihmonnxënësit për të zhvilluar aftësinë e shkrimit dhe organizimit të mendimeve.Tema 2.1 Formimi i Sistemit DiellorStrategjia mësimdhënëseMotivimiKërkojini nxënësve të vëzhgojnë Figurën 3.Tregojini se për qindra vite, astronomët krijuan teori ku përpiqeshin të shpjegonin vëzhgimet dhe faktet e njohura.Teoritë e vjetra ishin të bazuara vetëm në sjelljet fizike të sistemit. Teoria e re përfshin njohuritë rreth përbërjes kimike qëshkencëtarët kanë zbuluar së fundmi. Kjo teori quhet teoria mjegullnajore. Kjo pohon se sistemi diellor filloi si një re estërmadhe pluhuri dhe gazi e quajtur mjegullnajë.• Çfarë ndodhi së pari? (Valët goditëse nga një shpërthim i afërt supernovë ndërpreu balancën e mjegullnajës.)• Çfarë ndodhi më pas? (U formua një yll i ri.)• Çfarë ndodhi më pas? (U formuan planetët e rinj.)Tema 3.1 Dielli - një yll i veçantëStrategjia mësimdhënëseMotivimiKërkojini nxënësve të parashikojnë se si mund të ishte toka pa diellin. Ju mund ti stimuloni diskutimet me disa nga pyetjetqë vijojnë më poshtë:• Si do të ndiheshit nëse dita të ishte e errët? (Pranoni të gjithë pyetjet.)• Çfarë tipi të temperaturës do të kishte planeti ynë toka? (Pranoni të gjitha përgjigjet logjike pordrejtojini nxënësit të kujtojnë se në temperatura në ngricë nuk mund të rrjedhin ujërat.)• Si do të mundeshim të siguronim ushqimin tonë? (Pranoni të gjitha përgjigjet.)• Si do të mundeshim ne të siguronim jetën pa praninë e diellit? (Pranoni të gjitha përgjigjet.)1

Tema 7.1 Planeti ynë - TokaMotivimiNdajeni klasën në grupe prej dy ose tre personash. Jepini secilit grup një kompas.Kërkojuni nxënësve të vendosin kompasin mbi një copë letër të bardhë. Kërkojini atyre të shënojnë të letra “Veri” dhe“Jug,” sikundër është treguar në kompas.• Çfarë bën një kompas? (tregon drejtimin, jep vendndodhjen; pranoni të gjitha përgjigjet logjike)• A mendoni se ai tregon nga Poli i Veriut? (Shumica e nxënësve do të thonë po.)Tema 8.1 Hëna – sateliti i vetëm i TokësZhvillimi i aftësiveAftësi: kryerja e krahasimeveVendosni një fije letre mbi mur duke krijuar një listë të emrave të secilit student. Vizatoni dy kolona mbi letër. Etiketoninjë kolonë “Pesha e Tokës” dhe kolona tjetër “Pesha e Hënës.” Vendosni një peshore poshtë letrës.Tregoni se graviteti i hënës është sa rreth një e gjashta e asaj të Tokës. Shpjegoni se kjo do të thotë se ata do të peshoninnjë të gjashtën e peshës së tyre në hënë po të krahasoheshin me peshën në tokë. Kërkojini secilit student që të peshojnëveten dhe të regjistrojnë peshën e tyre në Tokë. Kërkojuni nxënësve të përllogarisin peshën e tyre në hënë dhe taregjistrojnë atë në tabelë.Tema 9.1 Punë PraktikeDemonstrimi i mësuesitGodisni një shkrepëse pas një guri. Diskutoni çfarë ndodhi.• Çfarë vëzhguat ju? (Pranoni të gjitha përgjigjet.)• Çfarë e shkaktoi ndezjen e shkrepëses? (Pranoni të gjitha përgjigjet.)• Çfarë ndodh kur dy sende fërkohen së bashku? (Ato ngrohen për shkak të fërkimit.)Tregojini klasës një fije tjetër shkrepëseje. Lëvizeni shkrepësen me shpejtësi nëpër ajër.• Çfarë ndodhi? (asgjë)• Me çfarë po fërkohej shkrepësja? (ajër)• A ka mundësi që të kemi fërkim ndërmjet shkrepëses dhe ajrit? (ka shumë mundësi)• Sa shpejt duhet të lëvizë shkrepësja nëpër atmosferë që të mund të ndizet? (Pranoni të gjitha hamendjet.)Tregojini klasës një gjilpërë me kokë.• Sa shpejtë duhet të lëvizë gjilpëra me kokë përmes ajrit që të mund të nxehet mjaftueshëm për të ndriçuar sifishekzjarre?(Pranojini të gjitha hamendjet.) Tregoni se fërkimi i grimcave që lëvizin që bien në atmosferën tonë shkaktojnë “yjet qëbien.”Linja 2.Hartografia. Paraqitja e Tokës në hartë (4 orë + 1 orë veprimtari praktike)Strategjia mësimdhënëseMotivimiNxënësit të vështrojnë hartën e figurës 1. Kërkojuni të thonë çfarë dinë për secilin nga shtatë kontinentet. Po ashtu, le tëpërmendin ndonjë ishull që e njohin. Për shembull, mund të përmendin Zelandën e Re që gjendet ku në jug të Australisë,Groenlandën apo Islandën pranë Rrethit Arktik, ose Kubën që gjendet në jug të Floridës.Tema 1.2 Rrjeti i meridianëve dhe paraleleveObjektivat dhe termat shkencore3

1. Nxënësit të identifikojnë karakteristikat e hartave dhe globeve.2. Të diskutojnë mbi përdorimin e meridianëve dhe paraleleve.3. Të përshkruajnë brezat kohorë të Tokës.4. Të krahasojnë disa projektime të ndryshme të hartave.hartë – glob – shkallë – meridian – meridiani zero – gjatësi – brez orar – vija ndërkombëtare e datës – paralel – ekuator –gjerësi – projektim – projektimi Merkator – projektimi barassipërfaqësorTema 2.2 Ora dhe data, matja dhe ndryshimi i tyreMprihni aftësitë tuajaGjatësia dhe gjerësia gjeografikeAftësia: interpretim hartash, zbatim, krijim lidhjeshNiveli: mesatarLloji: zbatues, llogaritësKy ushtrim përforcon aftësitë e nxënësve për leximin e hartave, sidomos për sa i përket përcaktimit të gjatësisë dhegjerësisë gjeografike të vendeve të ndryshme. Përmes përdorimit të globit ose hartës për gjetjen e gjatësive dhe gjerësivetë vendeve të ndryshme, nxënësit mund të zotërojnë më mirë konceptin e pozitës gjeografike. Veprimtaria mund tëshndërrohet në një formë loje ose konkursi në të cilën thuhen gjatësi dhe gjerësi gjeografike dhe nxënësit përpiqen tëgjejnë sa më shpejt emrat e vendeve ose qyteteve përkatëse.PërforcimTheksoni se vijat e brezave orare nuk janë gjithnjë të drejta. Në disa raste ato janë përshtatur me kufijtë shtetërore.Tema 3.2 Globi dhe harta – veçoritë e tyreMprihni aftësitë tuajaSkicim i hartës së lagjesAftësia: skicim hartash, llogaritëse, krijim lidhjesh, zbatim.Niveli: mesatarLloji: zbatuesKy ushtrim synon t’u mësojë nxënësve si të skicojnë një hartë reale të dobishme. Atyre mund t’ju duket tërheqëse tëskicojnë hartën e lagjes së tyre, një veprimtari që do t’i ndihmojë të kuptojnë parimet në bërjen e hartave. Mund tëprovojnë të skicojnë dhe hartat e zonave më të vogla, si për shembull të shtëpisë dhe rrethinave të saj, ose të dhomës.Kjo do t’i bëjë të kuptojnë se hartat nuk janë aq abstrakte sa u janë dukur më parë.Tema 4.2 Metodat e punës për ndërtimin e një harteInformacion shtesëNjë nga sfidat kryesore të skicimit të hartave ka të bëjë me kalimin e sipërfaqes sferike të tokës në një sipërfaqe tërrafshët letre. Çdo metodë e kalimit të një pozicioni të caktuar nga globi në një hartë të rrafshët quhet projektim.Projektimet që praktikohen janë të shumta dhe secili prej tyre ka përparësitë dhe të metat e tij. Ngaqë çdo projektim sjellnjë farë shformimi, ai që përdor hartat duhet të zgjedhë vetë atë projektim që i përshtatet më shumë qëllimit për të cilinpërzgjidhet harta.Projektimet klasifikohen sipas mënyrës së bërjes së projektimeve. Katër llojet kryesore të projektimit janë: azimutal, i ciliështë projektimi mbi plan, cilindrik, që është projektimi mbi cilindër, konik, projektimi mbi sipërfaqen e konit dhegjeometrik, i cili përdoret për të skicuar gjithë globin. Figura në tekst tregon një nga projektimet më të zakonshmegjeometrike, ku ekuatori dhe meridiani zero tregohen si vija të drejta që ndërpriten në kënd të drejtë. Shformimi nëprojektimin gjeometrik është më i pakët në qendrën e hartës dhe më i madh në skajet e saj.Tema 5.2 Punë PraktikePërforcim4

Disa nxënës mund të kenë nevojë për më tepër ndihmë për të kuptuar shkallën e hartës. Përdorni një hartë të madhe meshkallë të thjeshtë për t’u përdorur. Theksoni se shkalla nuk është gjë tjetër veçse një raport, për shembull, një hartëmund të ketë një shkallë që tregon 100 km në terren për çdo 1 cm në letër. Tregojuni nxënësve si t’i matin largësitë nëhartë, pastaj sit ë gjejnë numrin e saktë të kilometrave në terren. Për shembull, nëse 1 cm paraqet 100 km, atëherë 5 cmdo të paraqesin 500 km: 1 cm / 100 km = 5 cm / 500 kmLinja 3. Gjeosistemet e planetit TokëNënlinja 3a: Atmosfera (9 orë + 1 orë veprimtari praktike)Tema 1.3a Atmosfera – përmasat dhe shtresëzimiDemonstrimi i mësuesitNë këtë demonstrim do të ilustrohet lidhja mes temperaturës dhe trysnisë së ajrit. Për demonstrimin ju duhet një kutimetalike me anë të holla me kapak, ujë, akull dhe një mjet ngrohës. Mbusheni kutinë me ujë deri në lartësinë trecentimetra. Mos e mbuloni. Vendoseni mbi pllakën e nxehtë dhe lëreni deri sa uji të vlojë. Pas pak minutash, vendosenikapakun të puthitur mirë me kutinë. Fikeni ngrohësin dhe zhyteni enën në akull. Vlimi do të pushojë menjëherë dhe anëte kutisë do të priren nga brenda.Pasi nxënësit të kenë parë këtë demonstrim, pyesni:• Çfarë e bëni vlimin të ndërpritet dhe kutinë të epet nga brenda, sipas jush? (përgjigjet mund të jenë të ndryshme porpërgjigja e saktë do të ishte se rënia e temperaturës shkaktoi uljen e trysnisë së ajrit brenda kutisë.Tema 2.3a Gazet e troposferësInformacion shtesë• Gjatë historisë së gjatë të tokës, në atmosferën e saj kanë ndodhur shumë ndryshime. Shumë shkencëtarë besojnë seatmosfera e sotme e tokës ka ardhur përmes katër fazave. Atmosfera e tokës nisi të formohej kur vullkanet nisën tëlëshonin gaze. Këto gaze qëndruan pran sipërfaqen për pasi tërhiqeshin nga forca e rëndesës. Procese fizike dhe kimike tëkësaj atmosfere primitive nisën të bashkëveprojnë me lëndë të ngurta të tokës. Me formimin e oqeaneve, kushtetmjedisore ndryshuan. Më pas, format e para të jetës nisën të kryenin një proces biologjike i cili ndryshoi përqindjet edioksidit të karbonit dhe oksigjenit në atmosferë. Ky proces quhet fotosintezë. Faza e fundit e zhvillimit të atmosferës solindryshime klimatike si dhe rivendosjen e kontinenteve të tokës. Atmosfera përsëri është në ndryshim të pandërprerë. Kyndryshim tani i kushtohet bashkëveprimit të saj me ndotësit.• Në sasi të mëdha, ozoni është gaz helmues me një armomë të mprehtë e të pakëndshme. Kështu që është erëndësishme që “ombrella” e ozonit të jetë lart, mbi tokë. Kur sasi të vogla ozoni formohen në tokë nga ndonjë stuhi mëvetëtima ose nga motorët elektrikë, një lloj arome karakteristike në këto raste quhet gabimisht “ajër i pastër”. Ozoniështë më “agresiv” se oksigjeni në shpërbërjen e shumë lëndëve. Për këtë arsye, ai është i vlefshëm në industrinë etrajtimit të ujërave, ku përdoret për të vrarë bakteret.Tema 3.3a Magnetosfera. Energjia termike dhe atmosfera. Ajri dhe përbërja e tijStrategjia mësimdhënëseMotivimiSi demonstrim në klasë, ndërtoni një busull me një gjilpërë dhe një copë tape. Për këtë demonstrim, ju duhet një magnet,një busull, një gjilpërë, një tapë shisheje e prerë përgjysmë që të nxirret prej saj një sipërfaqe e rrafshët, një pjatë e cekëtdhe pak ujë. Përdorni magnetin për të magnetizuar gjilpërën.Mbusheni pjatën me ujë, vendosni shtresën e tapës në ujë dhe pastaj, mbi të, vendosni gjilpërën e magnetizuar. Gjilpëraduhet të orientohet nga drejtimi veri-jug. Kërkojini një nxënësi të vijë dhe të mbajë busullën pranë gjilpërës që pluskondhe të krahasojë drejtimet e tyre. Ato duhet të tregojnë të njëjtin drejtim. Pyesni:• A e dini se çfarë drejtimi tregojnë gjilpërat? (veriun)• A e dini pse tregojnë veriun? (përgjigjet mund të jenë të ndryshme por përgjigja e saktë është se gjilpërat emagnetizuara tërhiqen nga poli verior magnetik i tokës.5

Kërkojuni nxënësve të gjejnë ndryshimet më të mëdha klimatike që kanë ndodhur gjatë disa miliona vjetëve në historinë etokës. Pastaj kërkojuni nxënësve të ndërtojnë grafikë ku të pasqyrohen ndryshimet e klimës.Nënlinja 3b: Hidrosfera (9 orë + 1 orë veprimtari praktike)Tema 1.3b Uji, substanca me përbërje të jashtëzakonshmeObjektivat dhe termat shkencore1. Nxënësit të identifikojnë burimet e ujit të ëmbël në sipërfaqe të tokës.2. Të shpjegojnë se si i përtërin qarkullimi i ujit burimet e ujit të ëmbël në tokë.3. Të shpjegojnë se si ngrin akulli për të formuar akullnaja.4. Të shpjegojnë se ç’quhet rrjedhje sipërfaqësore dhe kurriz ujëndarës.qarkullim i ujit – avullim – kondensim – reshje – ujë nëntokësor – akullnajë – akullnajë e luginës çarje – ujë dëbore –akullnajë kontinentale – ajsberg – rrjedhje sipërfaqësore – hapësirë poroze kurriz ujëndarës – rezervuarTema 2.3b Ujërat kontinentale, karakteristikat kryesore të tyre, ujërat rrjedhëseMprihni aftësitë tuajaKrahasimi i hapësirave mes poreveAftësia: bërje krahasimesh, vëzhgim, nxjerrje përfundimesh, parashikim.Niveli: mesatarLloji: zbatuesMaterialet: dy gota plastike, zhavorr, rërë, gotë e shkallëzuar, ujë.Nxënësit duhet të shohin se në gotën me zhavorr, i cili ka hapësira poresh më të mëdha, mund të hidhet më tepër ujë.Ata duhet të jenë në gjendje të arrijnë në përfundimin se toka me hapësira poresh më të mëdha mund të mbajë më tepërujë. Në këtë mënyrë, mbjellja e bimëve në toka të tilla mund të kërkojë më pak vaditje krahasuar me tokat ranore, të cilatduhet vaditur më shpesh.Tema 3.3b Ujërat kontinentale jo të rrjedhshmeInformacion shtesë• Shkalla më e lartë me të cilën toka mund të thithë ujin quhet aftësia thithëse ose depërtuese. Aftësia thithëse varet ngaporoziteti i tokës, përshkueshmëria, kushtet e sipërfaqes dhe përmbajtja e lagështisë.Në qoftë se uji arrin në sipërfaqen e tokës në sasi më të vogël se aftësia thithëse e saj, uji thithet i gjithë. Për shembull, nëqoftë se bie 3.5 cm shi në orë dhe aftësia thithëse e tokës është 4 cm në orë, atëherë, i gjithë shiu që prek tokën, do tëthithet.Tema 4.3b Nëntoka – depozitë e madhe ujoreObjektivat dhe termat shkencore1. Nxënësit të përshkruajnë sistemin e ujërave nëntokësore2. Të përshkruajnë rrafshin e ujit3. Të përshkruajnë formomini akuiferëve dhe të diskutojnë për rëndësinë e tyre.i përshkueshëm – i papërshkueshëm – zona e ngopjes – zona e ajrimit – rrafshi i ujit – akuifer (ujëmbajtës) – pus artezian– stalaktit – stalagmitTema 5.3b Depozitat e tjera ujore - akullnajatFakte dhe shifra• Sasia e ujit të ëmbël që përmbajnë akullnajat është e barabartë me reshjet e shiut dhe borës që bien në gjithë botën për60 vjet.7

Pasurim dijeshKërkojuni nxënësve të zgjedhin një rajon malor në hartë dhe të gjejnë kufirin e borës për atë rajon. Kërkojuni të gjejnë secilët faktorë ndikojnë në lëvizjen e kufirit të borës nga vendi në vend dhe nga viti në vit.Tema 6.3b Oqeanet, përmbajtja dhe lëvizja e ujërave oqeanikeZhvillimi i aftësiveAftësia: kryerje llogaritjeshJepuni nxënësve për zgjidhje këtë problem mbi kripësinë:1. Një kampion uji prej 2 kg nga oqeani përmban 72 g kripëra të tretura. Sa është kripësia e ujit? (36pjesë për mijë)2. Kripësia e ujit të oqeanit në një zonë të caktuar është 37 ppm. Sa g kripëra të tretura duhet të gjenden në 500 g nga kyujë? (18.5 g)Tema 7.3b Topografia e fundit të oqeanitObjektivat dhe termat shkencore1. Nxënësit të krahasojnë topografinë e fundit të oqeanit me topografinë e kontinenteve.2. Të përshkruajnë buzën kontinentale.3. Të përshkruajnë tiparet kryesore të fundit të oqeanit.buzë kontinentale – bregu kontinental – shpati kontinental – zgjatimi kontinental – rryma trazimi –kanione nënujore – fusha si hon – mal detar – gujot – e çarë – kreshta – brez koralor barrierë koralore – atolTema 8.3b Zonat e jetës në oqeanMotivimiPërgatisni një seri fotografish nga revistat ose nga burime të tjera me organizma detare për t’ua treguar nxënësve.Përpiquni të keni bimë dhe kafshë nga secili prej tre grupeve të mëdha. Kërkojuni nxënësve të diskutojnë përkarakteristikat e ndryshme të këtyre organizmave dhe kërkojuni atyre të tregojnë se çfarë mund të dinë më tepër përndonjë kafshë të veçantë.Tema 9.3b Lëvizjet e oqeanitObjektivat dhe termat shkencore1. Nxënësit të përshkruajnë karakteristikat dhe shkaqet e valëve.2. Të përshkruajnë karakteristikat dhe shkaqet e rrymave sipërfaqësore dhe të atyre të thellësisë.3. Të përshkruajnë karakteristikat dhe shkaqet e baticave.kreshtë – bark – gjatësi vale – cunami – rrymë sipërfaqësore – rrymë e thellësisë – ngjitje e ujitTema 10.3b Punë PraktikeZhvillimi i aftësiveNxënësit do të përdorin këto aftësi gjatë kryerjes së kësaj pune laboratori:1. vëzhgimin 2. përpunimin 3. krahasimin 4. llogaritjen 5. krijimin e lidhjeve 6. nxjerrjen e përfundimeve7. zbatimin 8. sigurinë 9. matjenNënlinja 3c: Litosfera dhe historia e Tokës (9 orë + 1 orë veprimtari praktike)Tema 1.3c Mbështjelljet bashkëqendrore të Tokës. Cilësitë e tyreMprihni aftësitë tuaja8

Shpejtësia e valëve sizmikeAftësimi: kryerje llogaritjesh dhe krahasimesh.Niveli: i lehtëLloji: llogaritësKy ushtrim ndihmon aftësitë llogaritëse të nxënësit. Ata do të gjejnë se valët sizmike lëvizin me shpejtësi 30.000 km/h.Tema 2.3c Shumëllojshmëri shkëmbinjsh në ndërtimin e TokësObjektivatl. Klasifiko tre tipat e shkëmbit.2. Lidhni tipin e shkëmbit me mënyrën si është formuar.3. Përshkruani ciklin e shkëmbit.Termat shekncorepetrologist - shkëmb vullkanik - sediment - shkëmb sedimentar - shkëmb metamorfik - cikli i shkëmbitTema 3.3c Shkëmbinjtë magmatikë, llojshmëria e tyreShifra dhe fakteShumica e shkëmbinjve janë shumë të fortë. Por it-akolumite, një shkëmb me materiale shumë të imët që gjendet nëBrazil, është kaq i butë saqë mund ta përthyeni vetëm me forcën e duarve! Rreth 75 për qind e shkëmbinjve nësipërfaqen e tokës janë shkëmbinj sedimentarë.Tema 4.3c Shkëmbinjtë sedimentarë, kushtet e formimit të tyreMotivimiMbani lart një copë shkumës dhe një copë argjil. Shënim: Përpiquni të gjeni më mirë shkumës natyral të përbërë ngakarbonat kalciumi sesa shkumës sintetik të krijuar përmes një procesi industrial. Pyesni,• Çfarë lloj shkëmbinjsh janë këta? (shkëmbinj organik)• Si janë formuar ata? (shih përshkrimin e formimeve në tekst)• Çfarë ngjashmërish dhe ndryshimesh mund të shihni ndërmjet këtyre dy shkëmbinjve organikë? (Pranoni të gjithapërgjigjet e arsyeshme.)Tema 5.3c Shkëmbinjtë metamorfikë, procesi i formimit dhe tipatMotivimiKërkojuni nxënësve të studiojnë disa kampione të ndryshme të shkëmbinjve metamorfikë. Duke përdorur informacioninnë tekstin e nxënësve, kërkojini atyre të klasifikojnë shkëmbinjtë në grupet e veshur dhe të zhveshur. Kërkojini atyre tëkrahasojnë ndryshimet mes shkëmbinjve metamorfikë të veshur e të zhveshur.Tema 6.3c Mineralet, vetitë dhe përbërja e tyreDemonstrimi i mësuesitTregoni para klasës ose shkruani në dërrasën e zezë disa sende që ndodhen në klasë dhe përbëhen ngaminerale. Pastaj pyetini nxënësit nëse mund ta zgjatin më tej listën. Pyesni:• Ç’lloj mineralesh gjenden në këto sende? (përgjigjet mund të jenë të ndryshme në varësi të sendeve pormund të përfshijnë: xhami i dritares - kuarc; karrigia metalike - hematit; lapsi i plumbit - grafit; korniza tëndryshme - alumin; monedhat - bakër ose nikel.)• Si do të ishte jeta jonë nëse nuk do të kishim minerale ose produkte mineralesh? (pranojini të gjitha përgjigjet elogjikshme por drejtojini nxënësit nga ideja se mineralet janë jashtëzakonisht të dobishëm në jetën tonë të përditshme.)Tema 7.3c Identifikimi dhe përdorimi i mineraleve9

MotivimiDemonstroni se si mund të nxirren metalet nga xeherorët. Për këtë, hidhni në një provëz pak oksid bakri të nxirë dheqymyr druri në formë pluhuri. Nxeheni provëzën për disa minuta pastaj hidheni përzierjen në një enë me ujë. Bakri do tëshkojë fund të provëzës ndërsa qymyri do të pluskojë në sipërfaqe.Tema 8.3c Historia e TokësInformacion shtesëNgandonjëherë, shkencëtarët i klasifikojnë fosilizimet sipas llojit të procesit të veçantë që ka ndodhur. Për shembull,zëvendësimi i plotë i pjesëve të forta të organizmave me minerale quhet mineralizim. Procesi në të cilin uji nëntokësorfiltrohet te hapësirat ndërmjet pjesëve organike të forta, duke i ruajtur, quhetpermineralizim. Avullimi i substancave të avullueshme, që lë mbetje karbonike, si te disa fosile gjethesh, quhet distilim.Tema 9.3c Ndryshimet dhe Koha GjeologjikeShënime historikeMosha e tokës ka qenë objekt spekulimi dhe hetimi për mijëra vjet. Qysh më 450 p.e.s., historiani grek Herodoti vrojtoi sepërmbytjet vjetore të Nilit linin nga një shtresë të hollë lluce në luginën e tij. Ai pranonte se depozitimet e trasha te deltaduhej të ishin krijuar nga këto përmbytje vjetore në rrjedhën e mijëra vjetëve. Bazuar në këto vrojtime, ai u mundua tëvlerësonte moshën e tokës.10.3c Punë PraktikeZhvillimi i aftësiveAftësitë: ndërtimi i modeleveNxitini nxënësit të përpiqen të krijojnë ilustrime, të bazuara te vizatimet e librave apo të revistave, tëdinozaurëve të ndryshëm. Ndryshe, ata mund të përdorin argjilë të modelueshme për të bërë modelet e dinozaurëve dhemund të përgatitin një ekspozim të këtyre krijesave duke përfshirë bimësi dhe “kodra” të vogla apo “vullkane” (të bëranga argjila apo rëra) që ilustrojnë dinozaurët në vendbanimet e tyre natyrore.Nënlinja 3d: Biosfera (4 orë)Tema 1.3d Bota e gjallë, ekosistemi dhe biodiversitetiTema 2.3d Ndryshimet në ekosistemTema 3.3d Jeta njerëzore, pjesë e jetës në TokëTema 4.3d Ekosistemet njerëzoreLinja 4.Gjeosistemet e planetit TokëNënlinja 4a: Ndryshimet në Tokë nën ndikimin e forcave të brendshme(8 orë + 1 orë veprimtari praktike)Tema 1.4a ShtypjaDemonstrim i mësuesitBëni pirg disa tabaka kafenesh duke i vendosur mbi njëra-tjetrën. Thojini klasës se tabakatë përfaqësojnë një zonë tëstërmadhe të kores së tokës që pluskon përmbi mantelin e saj. Të dyja duart vendosini poshtë tabakave me gishtërinjtë eshtrirë. Ngadalë dhe me butësi shtyjini sipër me qëllim që me anë të tyre të ngrini tabakatë në një pozicion me shkallë mëtë lartë.10

· Çfarë vërejtët? (Pranoni gjithë përgjigjet e logjikshme.)· Çfarë trajte u formua? (Tabakatë lëvizën sipër dhe qëndruan në nivel.)Shpjegoni se modeli tabaka paraqit llojin e lëvizjes e kores që ndryshon sipërfaqen e tokës.Tema 2.4a Shkarjet dhe palosjetRishikimi i pjesës1. Ngjeshja: ngjeshja e shkëmbit; ndemja: shtrirja e shkëmbit; prerja: përdredhja apo copëzimi i shkëmbit.2. Thyerja apo hedhja tektonike e shtresave gjeologjike ndodh atëherë kur shkëmbinjtë që ndodhen në njërën anë tëthyerjes apo hedhjes tektonike të shtresave gjeologjike rrëshqasin në anën tjetër. Rrudhosja ndodh atëherë kurshkëmbinjtë lakohen në vend se të zbërthehen, duke mos krijuar si pasojë kurrfarë thyerje apo hedhje tektonike tështresimeve gjeologjike.3. Kërkoni të gjeni një thyerje apo hedhje tektonike shtresimesh gjeologjike horizontale në të cilën shkëmbinjtë janëpërkulur keqas.Tema 3.4a Rrafshnaltat dhe Kodrinat. Korja PluskueseStrategjia mësimdhënëseMotivimiNxitini nxënësit të sjellin ndër mend herën e fundit kur kanë hipur në ashensor.• Vallë, dyshemeja e tij ishte e sheshtë apo e lakuar? (e sheshtë)• Çfarë ndodhi kur shtypët butonin për t’u ngjitur sipër? (Ashensori u ngjit sipër.)• Vallë, dyshemeja mos ndryshoi gjë trajtë? (jo)• Vallë, ashensori u lakua apo u përdrodh? (jo)Tema 4.4a TërmetetArritja e objektivave1. Shpjegoni shkakun e shumicës dërrmuese të tërmeteve.2. Krahasoni tri llojet kryesore të valëve sizmike.3. Shpjegoni se si punon njësizmograf.4. Përshkruani se si shkencëtarët i parashikojnë tërmetet.Terma shkencoreCunami - Fokusi – Epiqendra - Valë sizmike - Valë parësore - Valë dytësore - Valë sipërfaqësoreSizmograf – Sizmogramë - Shkalla RihterTema 5.4a Formimi i një vullkaniArritja e objektivave1. Krahasoni llojet e ndryshme të pjesëzave që dalin nga vullkanet.2. Përshkruani tri llojet e vullkaneve.Termat shkencorëMagma - Lava - Vullkani – Pluhuri vullkanor - Hiri vullkanor - Masa të ngurtësuara vullkanike - Hi vullkanik -Kon i formuar nga hiri vullkanik - Vullkani mburojë - Vullkan i përbërë - Krateri - KalderaTema 6.4a Zonat e vullkaneve dhe tërmeteveMotivimiNxitini nxënësit të vrojtojnë mirë Figurën dhe të përqendrohen tek zona e njohur si Unaza e Zjarrtë.• Si ua merr mendja, përse shkencëtarët e kanë quajtur zonën e lartpërmendur Unaza e Zjarrtë? (Pranoni të gjithapërgjigjet logjike.)• Çfarë parashikoni se do t’i ndodhë kores së tokës në një zonë të tillë? (Pranoni të gjitha përgjigjet logjike.)11

• Si mendoni se njohja e Unazës së Zjarrtë i ndihmon shkencëtarët të parashikojnë veprimtarinë vullkanike? (Pranoni tëgjitha përgjigjet logjike.)• Si mendoni, ç’lidhje ekziston midis vullkaneve dhe tërmeteve? Shpjegoni. (Pranoni të gjitha sugjerimet.)Tema 7.4a Teoria e lëvizjes kontinentaleShënime historikeSizmografi i parë u bë më 132 pas K. nga Çang Hengu. Ai ishte i ngjashëm me një lëmsh të zgavërt të rrumbullakët qërrinte në nivelin e tokës. Ana e jashtme e lëmshit ishte zbukuruar me tetë krerë kuçedrash gojëhapur. Çdo kuçedër kishtenga një rruzull të vogël prej bakri brenda gojës së saj. Poshtë gojës së secilës kuçedër gjendej nga një bretkosë e vogëlgojëhapur. Kuçedrat qenë lidhur brenda lëmshit me një lavjerrës që tundej vetë. Kur toka tronditej, atëherë edhelavjerrësi lëkundej si pasojë, duke goditur një kuçedër. Vetë kuçedra nga ana e saj çlironte lëmshin drejt e në gojën ebretkosës.Tema 8.4a Teoria e Pllakave tektonikeObjektivat:1. Emërtoni pllakat litosferike.2. Krahasoni tri llojet e kufijve të pllakave.3. Përshkruani forcat që lëvizin pllakat.Termat shkencoreTektonika - Teoria e pllakave tektonike - Litosfera - Kufi i kundërt- Kufi dobiprurës - Kufi përkues - Kufi rrënues - Kufishndërrues - Rrymë konveksioni - Zinxhir hark ishujshTema 9.4a Punë PraktikeNjohuri shtesëShkencëtarët kanë përcaktuar se pllakat e tokës po lëvizin ende. Provat sugjerojnë se Deti Mesdhe dalëngadalë pozhduket ndërsa Australia do të përplaset përfundimisht me Azinë. Nxitini nxënësit të përdorin literaturë referuese për tëpërcaktuar drejtimin e lëvizjes së koreve pllakore. Nxitini ta përdorin këtë informacion për të parashikuar trajtën eardhshme të stereve të tokës.Nënlinja 4b: Ndryshimet në Tokë nën ndikimin e forcave të jashtme(8 orë + 1 orë veprimtari praktike)Tema 1.4b Shkrifërimi dhe formimi i dheutProvoni aftësitë tuajaHumusi1. Merrni ca tokë të punueshme nga një pyll apo në një zonë me bar, apo nga një kopsht që përdor humus për të pasuruardheun.2. Veçoni me kujdes dheun apo humusin. Me anë të një lupe, ndani thërrmijëzat e dheut nga thërrmijëzat e bimëve dhekafshëve që janë në kalbëzim e sipër. Ç’lloj thërrmijëzash toke të punueshme ndodhen tek humusi? Me çfarë ngjan dheu?Tema 2.4b Përbërja dhe llojet e dheutArritja e objektivave1. Nxënësit të përshkruajnë formimin e tokave.2. Të dallojnë tokat e mbetura nga tokat e transportuara.3. Të shpjegojnë rëndësinë e humusit.Terma shkencoretokë e mbetur - tokë e transportuar - shtrat shkëmbor - humus12

Tema 3.4b Ndryshueshmëria e sipërfaqes së TokësMotivimiNëse nxënësit mund të marrin kampionë të ndryshëm tokash, kërkojuni të mbjellin në to fara të një njëjtës bimë për tëparë se si rritet ajo në lloje të ndryshme dherash. Sigurohuni që nxënësit ta trajtojnë kampionin e tokës ashtu si në natyrë,pra të mos i hedhin më shumë ujë ose të mos i japin më shumë diell nga sa do të merrte ajo tokë në kushtet e sajnatyrore.Tema 4.4b EraPërsëritje1. Pakësim: largim ose humbje lëndësh të tokës nga era; abrazion: gërryerje e shkëmbinjve tëekspozuar nga grimcat që mbart me vete era.2. Madhësia e grimcave që merren tutje, shpejtësia e erës, gjatësia e kohës së fryrjes së erës,rezistenca e shkëmbit të ekspozuar.3. Dunat, lymi4. Ulin erozionin e erës dhe ndihmojnë në krijimin e depozitimeve nga era.Tema 5.4b Forca e rëndesësDemonstrimi i mësuesitNë këtë demonstrim, nxënësit do të vëzhgojnë se çfarë ndodh me grimcat e madhësive të ndryshme qëdepozitohen nga uji. Për demonstrimin ju nevojitet një vazo e madhe qelqi me kapak, rërë, zhavorr, guralecë dhe ujë.Niseni duke u treguar nxënësve rërën, zhavorrin dhe gurët. Kërkojuni të shprehin mendimin e tyre mbi atë se si mund t’idepozitojë uji këto pjesë. Përzieni në sasi të barabarta tri lëndët dhe hidhini në vazon e qelqit.. Hidhni ujë deri në tri tëkatërtat e nivelit. Vendosni kapakun dhe tundeni vazon deri sa përbërja të përzihet mirë. Pastaj vendoseni vazon mbitryezë në gjendje qetësie. Kërkojuni nxënësve të mbajnë shënime atë që vërejnë. Pyesni:Çfarë ndodhi me grimcat kur e lamë vazon në qetësi? (ranë në fund.)A vutë re ndonjë ndryshim në rënien në fund të grimcave? (më shpejt ranë gurët, pastaj zhavorri dhe e fundit rëra.)A mund të nxirrni ndonjë lidhje mes madhësisë së grimcave dhe shpejtësisë së rënies? (grimcat më të rënda e më tëmëdha bien më shpejt, më të lehtat më vonë.)Nëse një rrymë uji do t’i merrte me vete këto grimca dhe do t’i depozitonte diku, si mendoni ju se do të formohej kydepozitim? (me gurët në fund, zhavorrin në mes dhe rërën në shtresën e sipërme.)Tema 6.4b Rrjedhja e ujitArritja e objektivave1. Nxënësit të shpjegojnë si e shkakton erozionin uji që rrjedh.2. Të shpjegojnë si formohen rrëketë nga rrjedhja sipërfaqësore.3. Të përshkruajnë zhvillimin e një sistemi lumor.4. Të diskutojnë për ndryshimin mes lumit të paformuar dhe atij të formuar.5. Të përshkruajnë depozitat e formuara nga lumenjtë.Terma shkencorengarkesë - sistem kullimi – kontribuues - basen kullimi - lumë i paformuar - lumë i formuar - meandër - pellg bërryli -deltë - fushë vërshimesh - ledhTema 7.4b AkullnajatStrategjia mësimdhënëseMotivimiPërgatisni një bllok të madh akulli duke e ngrirë ujin në ndonjë enë plastike me madhësinë e një buke. Tregojeni bllokun eakullit para klasës dhe kërkojuni nxënësve të vëzhgojnë karakteristikat e tij. Pyesni:Si mund ta përshkruani këtë bllok akulli? (i fortë, i ftohtë, i rëndë, i ngurtë.)Sikur nga ky akull të thyhet një copë, si do të bëhen buzët e tij? (të mprehta, të dhëmbëzuara.)13

Kërkojuni nxënësve të përfytyrojnë një bllok akulli me madhësinë e ndërtesës së shkollës ose me gjatësinë e rrugës kujetojnë. Theksoni sidomos peshën e këtij akulli.Le ta zëmë se një masë e tillë akulli nis të lëvizë. Çfarë do të bëjë ai me gjërat që do të ndeshë rrugës? (ndoshta do t’ishtypë ose do t’i marrë përpara.)Tema 8.4b ValëtArritja e objektivave1. Nxënësit të shpjegojnë si veprojnë dallgët si agjent erozioni dhe depozitimesh.2. Të përshkruajnë tiparet e bregut si pasojë e erozionit.3. Të përshkruajnë depozitimet e dallgëve.4. Të shpjegojnë se si ndikon ndryshimi i nivelit të detit në formën e bregut.Terma shkencoreshkrep detar – tarracë - gjuhë detare - shpellë detare - rrymë detare - brez rëre9.4b Punë PraktikeZhvillimi i aftësiveStrategjia mësimdhënëse për punën praktikeÇdo grup nxënësish mund të pajiset me ndonjë lloj unaze mbajtëse apo morsetë ku do të fiksohet hyrja e tubit të ujit qëdo të krijojë rrëkenë.Përfundime1. Kur pjerrësia e shpatit rritet, rruga e rrjedhës bëhet më e drejtë. Kur shpejtësia rritet, rryma çan një shtrat më të thellë.2. Një vëllim më i madh uji mbart më tepër sedimente. Sedimentet transportohen drejt “liqenit” në fund të rrjedhës kumund të krijohet edhe një deltë.3. Ulja e shpejtësisë në lumenjtë e vjetër bën që të depozitohen më tepër sedimente në brendësi të kthesave të tij, dukebërë që të krijohen bërryla që quhen meandra.Linja 5.Mjedisi dhe shoqëria (5 orë + 1 orë veprimtari praktike)Tema 1.5 Burimet natyrore të TokësStrategjia mësimdhënëseMotivimiRishikoni procesin e tjetërsimit dhe të formimit të dheut. Dheu është një përbërje e ndërlikuar materialesh inorganike,lëndësh organike të kalbëzuar, ujë, ajër dhe organizmash të gjalla. Shpjegoni se gjysma e një milion apo më shumë llojevetë dherave që gjenden në botë janë pasojë e ndërveprimit të materialit amë, klimës, organizmave, topografisë dhe kohës.Nxënësit tuaj tashmë duhet të dinë se burimet e dheut dhe të tokës janë të ripërtërishme.Shfrytëzoni një glob apo një hartë botërore dhe vini në dukje se dheu përbën vetëm një të tretën e sipërfaqes së tokës.Pyetini:· Përse e gjithë toka nuk mund të përdoret për të mbajtur njerëzit? (Një pjesë e saj është jashtëzakonisht e thatë, tejetshkëmbore apo jashtë mase e rrëpirët.) Nxitini nxënësit të rishikojnë Figurën 2 dhe të dalin në përfundimin se toka epunueshme është mjaft e kufizuar dhe për pasojë tejet e vlefshme.Tema 2.5 Uji si burim i ripërtëritshëmMprihni aftësitë tuaja1 Karavidhet, molusqet, gocat e detit, peshqit ton, karkalecat e detit, algat, leshterik deti, etj. (Lidhni faktet me njëratjetrën)2 Po, por vetëm nëse pastrohet. (Zbatoni konceptet)3 Pranoni të gjitha përgjigjet logjike. (Nxirrni përfundimet)4 Shumica e mineraleve mund të përdoren vetëm njëherë, dhe atyre u nevojitet një kohë e gjatë për t’u formuar nëbrendësi të tokës. (Lidhni konceptet me njëra-tjetrën)1 Aftësitë mendore: identifikimi i proceseve2 Aftësitë mendore: vënia në zbatim e teknologjisë14

Tema 3.5 Burimet minerare dhe lëndët djegëseVështrim paraprak i temësBurimet natyrore janë pasuritë e tokës. Ato mund të ndahen në dy grupe kryesore. Burimet natyrore tëripërtërishme janë ato burime që i zëvendëson vetë natyra. Ato përfshijnë: ujin, drurin dhe dheun. Ndërsa burimetnatyrore të paripërtërishme janë ato burime që nuk mund të zëvendësohen me lehtësi kur shterojnë. Ato përmbajnë:lënde djegëse me prejardhje fosile dhe minerale. Ruajtja e të dy llojeve të burimeve është me rëndësi tëjashtëzakonshme, sidomos ruajtja e burimeve të paripërtërishme.Ruajtja nuk është tjetër vetëm se shfrytëzimi me mençuri i burimeve natyrore në mënyrë që ato të mos shfrytëzohenshumë shpejt apo të shfrytëzohen në një mënyrë që mund të dëmtojë mjedisin.Arritja e objektivave1. Përkufizoni burimet natyrore.2. Krahasoni burimet e ripërtërishme dhe të paripërtërishme të tokës.3. Përkufizoni se çfarë është ruajtja.Termat shkencoreBurim natyror - Burim i pa ripërtëritshëm - RuajtjaTema 4.5 Zëvendësimi i karburanteve fosileArritja e objektivave1. Shpjegoni se përse shkencëtarët janë në kërkim të burimeve të reja të energjisë për të zëvendësuar lëndë djegëse mebazë fosile.2. Përshkruani burimet alternative të energjisë të tilla si: energjia diellore, energjia elektrike që prodhohet nga era dhe uji,energjia gjeotermale dhe energjia bërthamore.Termat shkencoreEnergjia diellore - Pila diellore - Energjia gjeotermale - Zbërthimi bërthamorTema 5.5 Ndotja e atmosferës dhe nga trafikuMotivimiBëni që nxënësit të shënojnë leximin kilometër / milje në rrugëmatësin e makinës së familjes së tyre. Nxitini që tërilexojnë metrat ditën tjetër. Ndihmojini nxënësit të njehsojnë numrin e kilometrave të bëra gjatë provës së zhvilluarditën dhe bëni parashikime se sa do të jetë numri i tyre pas një jave. Llogaritni numrin e plotë të kilometrave tëpërshkuara dhe numrin mesatar të kilometrave që përshkohen nga familjet e tyre. (Konvertimi i miljeve në kilometraështë pjesë e projektit në fjalë!) Shtjelloni kostot në dollarë duke përdorur koston e tanishme të benzinës. Pyetni:· Cilat ishin disa prej kostove të tjera? (konsumimi dhe ngarja me shpejtësi të madhe; ndotja e ajrit, ndotja akustike)Shtjelloni mënyrat se si disa prej këtyre kostove mund të ishin pakësuar.Tema 6.5 Punë praktikeVërejtje1. Nxënësit duhet ta vrojtojnë vendin e groposjes model çdo javë për të paktën një muaj me radhë.Nxitini ata të përshkruajnë ndryshimet apo mungesën e tyre te mbeturinat mbas çdo vëzhgimi dhe të gjitha vëzhgimet t’ishënojnë te një tabelë të dhënash.2. Përgjigjet do të jenë të ndryshme nga njëra-tjetra, në varësi të vëzhgimit të mbeturinave të veçanta. Sendet qëpërbëhen nga plastmasa dhe disa lloje substancash të tjera të tilla si xhami dhe metalet nuk shfaqin kurrfarë shenjashdekompozimi. Artikujt ushqimorë dekompozohen tepër shpejt.15

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!