11.07.2015 Views

KLLAPIA E TESAVVUFIT - El-Hikmeh

KLLAPIA E TESAVVUFIT - El-Hikmeh

KLLAPIA E TESAVVUFIT - El-Hikmeh

SHOW MORE
SHOW LESS
  • No tags were found...

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

82 Kllapia e Tesavufitpër të cilat ishin të themeluara dhe përderisa në medresetë filloitë mbretërojë imitimi i verbër i të parëve, në teqetë posti ishejhut filloi të kalojë nga babai në birin, ose ka kaluar në duarte njerëzve të cilët as për së afërmi nuk i kanë plotësuar kushtetpër të qenë në atë pozitë. Një dukuri e këtillë ka kontribuar qëteqetë ta humbin funksionin e tyre të vërtetë dhe një numër ikonsiderueshëm i tyre, sidomos në vendet periferike, të largohenedhe nga parimet themelore islame si namazi, agjërimi etj. 248Si përfundim shkaqet e prishjes dhe heterodoksisë së teqeve nëperiudhat e fundit të Shtetit Osman mund të radhiten siç vijon:1) Me paraqitjen e ngecjes në shtetin dhe institucionetshoqërore osmane dhe pamundësinë e ndjekjes sëzhvillimeve intelektuale në botë, ngecja është paraqitur edhenë teqetë si pjesë përbërëse e shoqërisë osmane.2) Paraqitja e konflikteve midis medreseve dhe teqeve,posaçërisht pas shekullit XVIII.3) Mosmarrëveshjet midis tarikateve të ndryshme.4) Përdorimi i shejhëve dhe tarikateve të ndryshme nga ana eudhëheqësve shtetërorë, gjë që ka rezultuar me vendosjen e248Nëse krahasohet me institucionet tjera si ushtrinë, medresenë, vakëfinetj., teqeja është larguar më tepër prej binarëve të vet. Shkaku kryesor iparaqitjes së heterodoksisë, posaçërisht në teqetë është mbizotërimi ipërmasës metafizike në kuptimin dhe prezentimin e gjërave. Teqetë dheshejhët janë dobësuar ndërsa parimet që u kanë konvenuar shejhëve tëcaktuar kanë mbetur të njëjta. Sa për ilustrim do të përmend vetëm një:Parim i Tesavvufit është që muridi të qëndrojë para shejhut si kufomapara larësit (gassal). Është e vërtetë se sistemi edukativ i Tesavvufit ekërkon një gjë të tillë, por në të njëjtën kohë kërkon që edhe shejhu tëjetë murshid-i kamil, të jetë udhërrëfyes i përsosur, t’i ketë të gjithacilësitë pozitive që përmenden në Kur’an dhe Hadith. Nëse njëra anë nuki plotëson këto kushte, dtth., dervishi ose shejhu, atëherë automatikishtbie poshtë sistemi i edukimit dhe paraqiten shejhë e dervishë që as për sëafërmi nuk kanë gjë të përbashkët me Tesavvufin e vërtetë. Në këtëkontekst dëshiroj që të tërheq vërejtjen edhe në atë se vlerësimet tonarreth Tesavvufit dhe tarikateve nuk duhet të bëhen në bazë të rasteveheterodokse të kohës së fundit, të cilat ndoshta i kemi edhe në bollëk, porduhet të kihet parasysh Tesavvufi si ide e lartë e cila ka kontribuar nëngritjen intelektuale të një numri të madh të dijetarëve muslimanë gjatëhistorisë islame.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!