11.07.2015 Views

KLLAPIA E TESAVVUFIT - El-Hikmeh

KLLAPIA E TESAVVUFIT - El-Hikmeh

KLLAPIA E TESAVVUFIT - El-Hikmeh

SHOW MORE
SHOW LESS
  • No tags were found...

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

68 Kllapia e Tesavufit2. Qenësi në aspekt të të qënit real dhe konkret, relativ (vuxhudbi ma’na mevxhudi, Vuxhudu’l-idafi). 227Si pasojë në historinë e mendimit islam, mënyra e të qënit ështëdiskutuar në tri kategori:a) Qenësia e domosdoshme (Vaxhibu’l-vuxhud): Qenësia qëekziston nga vetja, në të qënit nuk ka nevojë për dikë tjetër,eterne, e domosdoshme, larg prej ndryshimit, copëzimit dhemangësimit, e amshueshme dhe një. Qenësi të këtillë kavetëm Allahu xh.sh.b) Qenësia e mundshme (Mumkinu’l-vuxhud): Qenësia e cila tëqënit e vet ia ka borxh dikujt tjetër, në thelb joekzistuese, ekrijuar ose e vërshuar prej Fuqisë Krijuese më vonë, engjarë, me mundësi për të ndryshuar, copëzuar dhemangësuar, e përkohshme dhe më tepër se një. Në këtëkategori bëjnë pjesë të gjitha gjërat tjera përveç Allahutxh.sh.c) Paqenësi, hiçi (Mumteniu’l-vuxhud, adem): E kundërta e tëqënit. Koncept i cili kurrë nuk është ditur, nuk ka lëvizur dhenuk është përkapur në fizikë dhe metafizikë. Ashtu siçndahej qenësia në dy kategori bazë, ashtu edhe paqenësiandahet në dy kategori themelore: 1. Paqenësia absolute(adem-i mutlak), çështje e cila nuk mund të parafytyrohetose përkapet, dhe 2. Paqenësia relative (adem-i idafi), tëqënit potencial (bi’l-kuvve) dhe joaktual (bi’l-fi’l). P.sh.,ekzistimi potencial i fruteve në kokrrën e farës.Gjithashtu edhe trajta e daljes ose krijimit të qenësisë sëmundshme prej asaj absolute ka qenë shkas për paraqitjen emendimeve të ndryshme mes dijetarëve islamë. Përderisa njëgrup i mendimtarëve kanë qenë të mendimit se Fuqia Krijuesekrijon prej asgjëje, creation ex nihilo (kelamistët); grupi tjetërkanë qenë ithtarë të emanacionit filozofik të trashëguar ngasistemi filozofik antik (filozofët peripatetikë muslimanë), ku nukka krijim prej asgjëje, pasi ajo nuk mund të konceptohet, por kadalje, vërshim prej Inteligjencës primare (Aklu’l-evvel); ndërsatë tretët (sufijtë) janë të mendimit se qenësia reale është Një dhe227Afifi, Ebu’l-Ala, Muhyiddin Ibn Arabi’de Tasavvuf Felsefesi, përkth. nëturq. Mehmed Dag, Stamboll 1999, f. 27.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!