11.07.2015 Views

KLLAPIA E TESAVVUFIT - El-Hikmeh

KLLAPIA E TESAVVUFIT - El-Hikmeh

KLLAPIA E TESAVVUFIT - El-Hikmeh

SHOW MORE
SHOW LESS
  • No tags were found...

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

42 Kllapia e Tesavufitgabime. P.sh., Kur’ani disa persona i karakterizon si njerëz qënuk mendojnë 94 , jo pse nuk kanë mend, por për shkak semendjen nuk e përdorin në mënyrë racionale. Si pasojë e kësajqëndrimet e tyre kanë karakter iracional. 95Ebu Talib el-Mekkiu thotë se arsyeja është aftësi e përkapjes sëdallimit, krahasimit dhe vlerësimit midis të bukurës dhe tëshëmtuarës. Nëse nuk ka arsye nuk ka as përgjegjësi. Por arsyejaështë e kufizuar dhe nuk ka mundësi t’i vlerësojë gjërat evrojtimit shpirtëror dhe metafizik. 96 Relacionin ndërmjetbesimit, dijes dhe arsyes Mekkiu e sqaron me metaforën ellambës: “Në të gjitha zemrat tubohen tre kuptime: besimi, dijadhe arsyeja. Këto janë vende të bindjes (jakin). Në momentinkur tubohen në zemër i mënjanojnë zërat e pandërprerë tëskepsës. Fuqia dhe ndritja e pastër e zemrës i ngjasojnë zjarritbrenda llambës. Në të llamba është arsyeja, vajguri është dija,ndërsa fitili është besimi. Sa do të jetë i fortë fitili, aq dritë do tëbëjë llamba”. 97Gazaliu arsyen e karakterizon si rrënjë, vend dhe burim të dijes.Ai thotë se dija arrihet me arsye. 98 Dija për arsyen është si frutipër pemën, rrezja për Diellin dhe të parit për syrin. Nëpërmjetsaj arrihet lumturia në këtë dhe në botën tjetër. 99Mevlana Xhelaluddin Rumiu thotë se arsyet e njerëzve dallohennjëra prej tjetrës: “Flatrat e melekëve janë të ngjashme me arsyete njerëzve. Ndërmjet arsyeve njerëzore ka shumë dallim”. 100 Aigjithashtu thotë edhe atë se arsyeja e njeriut është e kufizuar dhese nuk ka mundësi të përfshijë çdo gjë. Posaçërisht ajo është e949596979899100Kur’an, 2:12, 44; 3:69; 26:28; 59:14.Sipas Ibn Meserres njohja e Allahut është rezultat i arsyes së pastër.Besimi në Allahun është pasojë e njohjes së vërtetë të Tij. Nëse arsyejaështë e drejtë, vërtetohet besimi dhe zemra i futë nën kontroll të gjithaorganet dhe i shërben Allahut xh.sh. Njeriu i përsosur bën që arsyeja t’izotërojë pasionet, ndërsa ai që lejon që pasionet ta drejtojnë arsyen nukështë i përsosur. Ibn Meserre, po aty, 209.Ebu Talib Mekki, Kutu’l-Kulub, Kajro, 1306 h., I,114.Po aty, I, 116.Gazali, Ihjau Ulumi’d-Din, Kajro 1957, III, 4.Po aty, I, 82.Mevlana, Mesnevi, Stamboll 1990, I, 1537.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!