11.07.2015 Views

KLLAPIA E TESAVVUFIT - El-Hikmeh

KLLAPIA E TESAVVUFIT - El-Hikmeh

KLLAPIA E TESAVVUFIT - El-Hikmeh

SHOW MORE
SHOW LESS
  • No tags were found...

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Zhvillimi historik i Tesavvufit 41gjegjësisht arsyeja, njeriut i mundëson të jetë i vetëdijshëmpërballë parimeve dhe rregullave fetare.Sufijtë e periudhës së parë nuk kanë diskutuar shumë në lidhjeme arsyen, por ata më tepër janë ndalur rreth nevojës për të nëzbatimin e parimeve fetare dhe etike. Nga spektri i vlerësimitetik ata arsyen e kanë konsideruar si begati e dytë menjëherë pasbesimit. Sipas tyre fusha e arsyes është bota fizike, ndërsavendbanimi i saj është zemra. 90Haris el-Muhasibiu, njëri prej sufijve të parë, pranon të vërtetate arsyes së bashku me të vërtetat e shpalljes dhe në lidhje mearsyen thotë: “Arsyeja është një aftësi, një dritë e largpamësisëtë cilën Allahu xh.sh. e ka vendosur në zemrat e njerëzve për t’isprovuar ata. Me të sillet argumenti, me të dallohen e mira dhe ekeqja. Allahu i ka krijuar arsyet dhe ato ua ka ndarë njerëzve.Kur ata kërkojnë diçka e kërkojnë me arsye dhe me të lergohenprej gjërave të liga. Me të vetmohen (zuhd), me të inkuadrohennë rrugën e drejtë dhe me të ngrihen në grada të larta”. 91 Aiarsyen e konsideron si kusht për pranimin e ibadeteve dhe pohonse namazi, agjërimi, haxhxhi dhe çdo mirësi e cila bëhet pameditim dhe përkushtim mendor nuk është e pranuar. Ai që kaarsye, thotë Muhasibiu, e respekton Allahun, ndërsa personi qënuk e respekton më të Madhin, nuk ka mend. 92Sufiu andaluzian Ibn Meserre njëlloj si edhe Muhasibiu arsyen esheh si një aftësi, karakter, të cilin njeriu e sjell me lindjen.Arsimimi i njeriut mundëson që kjo aftësi potenciale të marrëformën aktuale. Arsyeja, thotë Ibn Meserre, është dhunti e Zotitpër njeriun, për t’ia shndritur errësirat e kësaj bote dhe për tadrejtuar në rrugën e drejtë. Arsyeja vendos, dallon, e ndanë tëmirën nga e keqja, hulumton, pengon hamendjen dhe pasionetepshore dhe është ndër aftësitë kryesore në arritjen e njohjes sëFuqisë krijuese. 93 Ai gjithashtu pohon se në qoftë se emocionetdhe pasionet dalin para arsyes atëherë njeriu pandërprerë bën90919293Uludag, Suleyman, “Akil”, në EIDT, II, 246-247.Haris el-Muhasibi, <strong>El</strong>-Vesaja, Bejrut 1986, f. 251-252.Po aty, f. 129-130.Muhammed ibn Meserre, <strong>El</strong>-Munteka min Kelami Ehli’t-Tuka, përkth. nëturqishte M. Necmettin Bardakçi, Stamboll 1999, f. 208..

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!