11.07.2015 Views

KLLAPIA E TESAVVUFIT - El-Hikmeh

KLLAPIA E TESAVVUFIT - El-Hikmeh

KLLAPIA E TESAVVUFIT - El-Hikmeh

SHOW MORE
SHOW LESS
  • No tags were found...

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Zhvillimi historik i Tesavvufit 39posaçme në vendosjen e relacionit ndërmjet Zotit, njeriut dhegjithësisë. Disa prej sufijve në qendër të sistemit të tyre kanëvendosur zemrën, disa të tjerë unin, ndërsa të tretët kanëvendosur shpirtin dhe në bazë të kësaj kanë zhvilluarmetodologjinë e procesit edukativ-arsimor të tyre.Njeriu është qenie e vetëdijshme, por edhe krijesë e cila e dallondhe e vlerëson këtë vetëdije. Pikërisht për këtë edhe ai kamundësi ta kontrollojë veten. Sikur të mos kishte një aftësi tëtillë, atëherë në veprat e tij nuk do të mund të kërkoheshinkarakteristika etike. Fuqia e ndërgjegjes njerëzore është nëkorelacion me gradën e vetëdijësimit të tij. Për aq sa njeriu do tëjetë i vetëdijshëm për qenësinë e tij, për aq do të ketë mundësit’i dallojë shkaqet e vërteta dhe ato të rrejshme të sjelljeve të tij.Personat që ideal kryesor e kanë arritjen e etikës superiore dhe tëpërsosur, gjithmonë bëjnë llogarinë e veprave dhe sjelljeve tëveta. 81 Kur’ani a.sh., në lidhje me këtë thotë: “Ne do t’u bëjmëatyre të mundshme që të shohin argumentet Tona në horizontedhe në veten e tyre deri që t’u bëhet e qartë se ai është ivërtetë...”. 82Qëllimi i procesit edukativ sufik është që njeriut t’i mundësojëpërdorimin e drejtë të arsyes, të zbusë zemrën e ngurtësuar, qëshpirtit i cili e ka harruar Zotin t’ia përkujtojë Atë, ta pastrojëunin dhe ta motivojë trupin për zbatimin e rregullave dheparimeve fetare. 83a) Akl (Arsyeja)Fjala akl rrjedh nga paskajorja arabe u-k-l dhe ka këto kuptimegjuhësore: kapje, mbajtje, pengim, përkapje, mënjanim,818283Gungor, Eroll, Ahlak Psikolojisi ve Sosyal Ahlak, Stamboll 1995, f. 63-64.Kur’an, 41:53.Ky realitet është përfaqësuar edhe në ajetin kur’anor ku thuhet: “Ashtusiç dërguam nga gjiu i juaj të dërguar t’u lexojë ajetet tona, t’ju pastrojë,e t’ju mësojë librin dhe traditën, e edhe t’ju mësojë atë që nuk e dinit”.Kur’an, 2:151..

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!