11.07.2015 Views

KLLAPIA E TESAVVUFIT - El-Hikmeh

KLLAPIA E TESAVVUFIT - El-Hikmeh

KLLAPIA E TESAVVUFIT - El-Hikmeh

SHOW MORE
SHOW LESS
  • No tags were found...

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Zhvillimi historik i Tesavvufit 35– Kutu’l-Kulub, e shkruar nga Ebu Talib Muhammed b. Ali b.Atijje el-Mekki (389/996). 74– Et-Taarruf li Medhhebi Ehli’t-Tasavvuf, e shkruar nga EbuBekr Muhammed b. Is’hak Kelabadi 398/1008. 757475edukatën e sufijve, mirësjellja e këmbimit të letrave dhe poezive tësufijve, çështjen e dhikrit (përkujtimit) dhe semasë (oratoriumi mistik),vexhdin (ekstazën), thelbin dhe dallimet ndërmjet muxhizes dhe qerametitetj. <strong>El</strong>-Luma është vepra themelore dhe literatura bazë për studiuesit eTesavvufit dhe për ata që kanë dëshirë të njihen me sistematikën dhebrendinë thelbësore të kësaj disipline. Shih: Es-Serraxh, el-Luma’, IslamTasavvufu, përkth. në turq. H. Kamil Yilmaz, Stamboll 1996, IX-XVI.Vepra e Ebu Talib el-Mekkiut është vepër e cila me të madhe ka ndikuarnë botëkuptimet e sufijve të lartë siç janë Imam Gazaliu e Abdu’l-KadirGejlaniu. Të gjitha çështjet sufike që përmenden në këtë libër janë tëprovuara me hadithe të transmetuara nga Pejgamberi a.s., dhe në shikimtë parë vepra duket si përmbledhje e haditheve të Pejgamberit a.s. VepraKutu’l-Kulub përbëhet prej dyzetë e tetë kapitujve. Në këta kapituj janëtë përpunuara temat themelore të Tesavvufit, përkujtimi dhe përmendja eAllahut xh.sh. (dhikr-i evrad) dhe provat e tyre, edukata e leximit tëKur’anit dhe mirësitë e kësaj vepre, vetëkontrolli (muhasebetu’n-nefs),makamet, halet, durimi, shpresa, frikërespekti, pëlqimi, namazi, agjërimidhe tema të tjera që përkojnë me praktikën dhe sjelljen islame. Shih: EbuTalib el-Mekki, Kutu’l-Kulub fi Muameleti’l-Mahbub, red. S. NesibMekarim, Bejrut 1995; Ebu Talib el-Mekki, Kutu’l-Kulub (KalplerinAzigi), përkth. në turqishte Yakup Çiçek, Stamboll 1998.Kelabadiu veprën e tij e fillon me lëvdata për sufijtë e vërtetë dheqortime për ata sufij që janë larguar prej rrugës së Sheriatit. Taarrufiështë vepra e parë e cila në mënyrë sistematike informon për tematkryesore të Tesavvufit dhe në mënyrë mjaft të argumentuar i mbron tëvërtetat e akaidit sunnit. Taarrufi përbëhet prej shtatëdhjetë e pesëkapitujve. Në kapitujt e parë flitet për mangësitë e disa sufijve,përkufizimet e Tesavvufit dhe emrat e disa sufijve. Prej kapitullit të pestëe deri në kapitullin e tridhjetë bëhet fjalë për bazat e akaidit islam, përcilësitë e Allahut, të pamurit e Allahut në ahiret, kadanë dhe kaderin,shpirtin, melekët, pejgamberët, muxhizen, qerametin etj. Pas kapitullit tëtridhjetë flitet për halet, pendimin, zuhdin, durimin, varfërinë kuptimore(fakr), modestinë, devotshmërinë, sinqeritetin, falënderimin. Paskapitullit të pesëdhjetë flitet për termat filozofikë dhe psikologjikë tëTesavvufit si vexhd (ekstazë), fena-beka (shkrirje dhe qëndrimkuptimor), shuhud-gajbeh (prania dhe mosprania kuptimore) etj. Nëshumë raste thëniet e Kelabadiut aspak nuk dallohen nga ato të EbuHanifes në Fikhu’l-Ekber ose të Maturidiut në Kitabu’t-Tevhid, saqë nëkrahasimin e tyre është punuar edhe një temë e magjistraturës. Shih:.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!