11.07.2015 Views

KLLAPIA E TESAVVUFIT - El-Hikmeh

KLLAPIA E TESAVVUFIT - El-Hikmeh

KLLAPIA E TESAVVUFIT - El-Hikmeh

SHOW MORE
SHOW LESS
  • No tags were found...

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Tesavvufi në Ballkan 179Themeluesi i një tarikati të madh, ithtarët e të cilit kanë pasurmbështetjen e plotë të Shtetit Osman deri në shekullin XIX,assesi nuk mund të paramendohet se ka qenë larg themeleve tëfesë islame.Veprat kryesore të Haxhi Bektash Veliut në mënyrë mjaft tëqartë këshillojnë se rruga e tarikatit doemos kalon nëpër fushat eSheriatit. Jo vetëm në Tarikatin Bektashi por edhe në të gjithatarikatet tjera, në poezinë sufike, Sheriati dhe Tarikati janëprezentuar krahas njëri-tjetrit dhe asnjëherë nuk janë ndarë.Personi i cili dëshiron të lidhet për një tarikat - pa marrëparasysh cilin, - pikësëpari duhet të ketë njohuri për ibadetet,gjegjësisht për praktikën fetare, t’i praktikojë ato tërësisht nëjetën e tij, kështu që të plotësohet pozita e parë e tij, Sheriati, epastaj të kalojë në pozitën e dytë, Tarikatin, që është një pozitëtë cilës nuk i bëhet propagandë, por hyhet me praninë endjenjave shpirtërore të larta, frymëzimin, ëndërrën etj. Pozita etretë është marifeti, gjegjësisht njohja e disa vlerave të lartametafizike, në të cilat nuk mund të arrijë çdo njeri. Kjo pozitëarrihet vetëm me shtimin e ibadeteve dhe përmendjen epandërprerë të Allahut xh.sh. Hakikati është pozita e fundit kunjeriu ndjen një kënaqësi të jashtëzakonshme dhe në horizontnuk sheh asfarë ekzistence tjetër përveç Allahut xh.sh. Kalimiprej një pozite në tjetrën nuk e çliron njeriun nga obligimet epozitës së mëparshme, prandaj edhe ai i cili është në pozitën mëtë lartë është i obliguar të falë namazin, të agjërojë ramazanin, tëjapë zeqatin e kështu me radhë.Ja pra, këto janë katër momentet të cilat Haxhi Bektash Veliu në“Makalatin” e tij i prezenton si katër dyer: sheriati-tarikatihakikati-marifeti.E njëjta filozofi është prezente edhe në rregullat dhe konditatbektashiane të mëvonshme. P. sh. personi i cili përgatitet për tëhyrë në Tarikatin Bektashi (talib) gjatë ceremonialit të pranimit(ikrar ajini) merret nga qendra e dhomës (dar) dhe në çdo katërhapa drejt murshidit me radhë i thotë këto fjalë:- Esselamu alejkum o të ndritur të sheriatit- Esselamu alejkum o udhëheqës të tarikatit- Esselamu alejkum o të përsosur të marifetit.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!