11.07.2015 Views

KLLAPIA E TESAVVUFIT - El-Hikmeh

KLLAPIA E TESAVVUFIT - El-Hikmeh

KLLAPIA E TESAVVUFIT - El-Hikmeh

SHOW MORE
SHOW LESS
  • No tags were found...

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

178 Kllapia e Tesavufitrrugën dhe karakteristikat e saja të trasuara nga ana ethemeluesit të këtij tarikati. 529Një numër i konsiderueshëm i hulumtuesve të vonshëm tëTarikatit Bektashi, sidomos orientalistët perëndimorë, janëmunduar që Haxhi Bektash Veliun ta prezentojnë si një sufi i cilika qenë i lidhur ngushtë me disa fraksione heterodokse tëTesavvufit shiit, siç janë, babaijtë, kalenderijtë, batinijtë etj.Njëkohësisht duke u bazuar në literaturën e vonshmebektashiane ose për shkak të keqkuptimit të simboleve tëpoezisë klasike apo është bërë me ndonjë prapavijë, ështëplasuar teza se në Tarikatin Bektashi namazi, agjërimi, zeqatirefuzohen, kurse bazë janë dashuria dhe mirësia.Një vlerësim i tillë është i pamundshëm kur të merren parasyshveprat kryesore të Haxhi Bektash Veliut. Veprat dhe mendimet etij tregojnë qartë se ai është një sufi me karakteristika tëshekullit XIII në Anadoli, i cili ka qenë i frymëzuar nga i njëjtiburim si edhe Nexhmuddin Daje, Mevlana Xhelaluddin Rumiu,Evhaduddin Kirmaniu, Sadreddin Koneviu etj. Për dallim nga tësipërpërmendurit, Haxhi Bektash Veliu si edhe Junus Emrejakanë shkruar dhe folur në gjuhën e popullit dhe gjithnjë kanëpatur parasysh rrethanat shoqërore-politike të banorëve të viseverurale. Por është e vërtetë se ky person i lartë, për jetën e të cilitka shumë pak të dhëna të sakta, është keqpërdorur edhe ngafuqitë destablizuese të kohës së vet, por edhe nga rrymatarmiqësisht të disponuara ndaj Islamit nga fillimi i shekullit XIXe këndej.Propaganduesit batini të shekullit XIV, për të shpëtuar prejndjekjeve të Shtetit Osman, janë inkuadruar në teqetëbektashiane dhe vende-vende që prej atëherë kanë arritur që tëdevijojnë në çështjet me rëndësi prej mësimeve të pastra tëHaxhi Bektash Veliut.Ndërsa Haxhi Bektash Veliu dhe ithtarët e vërtetë të tij kanëqenë njerëz me besim të sinqertë, të cilët për udhërrëfyes e kanëpranuar Muhammedin a.s., kurse jetën e tyre e kanë formuar nëbazë të kallëpeve të devotshmërisë së Hazreti Aliut r.a.529Për veprat e Haxhi Bektash Veliut shih: po aty, f. 51-53.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!