11.07.2015 Views

KLLAPIA E TESAVVUFIT - El-Hikmeh

KLLAPIA E TESAVVUFIT - El-Hikmeh

KLLAPIA E TESAVVUFIT - El-Hikmeh

SHOW MORE
SHOW LESS
  • No tags were found...

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Tesavvufi në Ballkan 115i Bushatlinjve në Veri të Shqipërisë në Shkodër dhe i Ali PashëTepelenës në Jug në Janinë. 341Trazirat e filluara në shekullin XVIII do të vazhdojnë meintensitet të shtuar në shekullin XIX. Gjatë këtij shekullishumica e shteteve të Ballkanit do të mëvetësohen nga ShtetiOsman dhe do të mundohen të çrrënjosin çdo shenjë të kulturësdhe qytetërimit osman e me të edhe islam, në viset të cilat do t’imarrin nën administrim të vetin.Që prej fillimit të depërtimit në viset ballkanike, Shteti Osmanështë përpjekur që të ndërtojë një botëkuptim islam të lirë i cililehtë është përvetësuar nga ana e popullatës vendase. Përkundërpolitikës së deriatëhershme bizantine, ata kanë mundësuarinkuadrimin e të gjitha shtresave popullore në rrjedhat e ShtetitOsman, realitet ky që në veçanti ka qenë i dukshëm tekshqiptarët dhe boshnjakët. Pikërisht për këtë një pjesë e madhe eshqiptarëve, boshnjakëve dhe popujve tjerë e kanë përqafuarIslamin dhe nëpërmjet tarikateve të ndryshme e kanë ruajturedhe kulturën autentike të veten. Popullata e cila nuk e kapranuar Islamin, në Shtetin Osman i ka gëzuar të gjitha të drejtate veta në vlerësim të kohës kur ka jetuar. Kjo mënyrë e sjelljesishte e porositur nga ana e parimeve fetare islame të prezentuaranë Kur’anin Famëlart. Mirëpo me tërheqjen e Shtetit Osman,kroatët, serbët, bullgarët dhe të tjerët nuk kanë patur aspakkonsideratë për të drejtat elementare të popullatës muslimane ecila ka mbetur në këto vise.Gjendja e këtillë e paraqitur sidomos në shekullin XIX, me tëmadhe ka ndikuar edhe në jetën sufike, tarikatet dhe teqetë.Teqetë të cilat deri në fillim të shekullit XIX kanë qenë qendratë letërsisë, muzikës, kaligrafisë, udhërrëfyese për popullatën,qendra të kulturës dhe qytetërimit, pas kësaj nuk kanë mundur taruajnë identitetin e tyre. Për pasojë, një numër i madh itarikateve, në veçanti bektashijtë, kanë humbur shumë ngaorigjinaliteti i Tesavvufit islam.341Danismend, Ismail Hami, Izahli Osmanli Tarihi Kronolojisi, IV,103;Plomer Wiliam, The Diamond of Janina Ali pasha, 1741-1823, Londër1970, f. 60..

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!