10.07.2015 Views

Lexoni ne formatin PDF - AlbEmigrant

Lexoni ne formatin PDF - AlbEmigrant

Lexoni ne formatin PDF - AlbEmigrant

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

NA SHPËTUAN PËRGJEGJEGJËSITSHQIPTARË NGA KOSOVAZejnullah Bici ish-udbashi shqiptar, një hero i gjallë kombëtarDy-tri ditë para se të pushonte ndaj nesh masa “qëndrim nëvend të caktuar”, më patën ftuar në hetuesi dhe më patën thënëtë shkruaja një deklaratë lidhur me atë se çfarë kishte ndodhurnatën e parë si dhe të nesërmen e vendosjes tonë në Leskovc.Donin ta zbardhnin rastin!Gjatë tërë qëndrimit tonë “në vend të caktuar”, nuk na u dharasti të kuptojmë se cili ishte shkaku që i detyroi aso koheorganet federative, republikane (të Serbisë) dhe ato krahinore tëPunëve të Brendshme të formojnë të ashtuquajturin Komision tëpërzier (të përbërë, sipas gjuhës së tyre, nga një “federativc”,një “republikanc” dhe një “krahinor”) për të na vizituar tri ditëpasi na kishin vendosur në Burgun Komunal të Leskovcit.Supozonim se problematizimi i “rastit të Leskovcit”, që kishte detyruar organet“kompetente” të formonin një komision të përzier për zbardhjen e përdorimit të shfrenuartë të dhunës mbi ne nga personeli i Burgut Komunal të Leskovcit, por edhe nga qytetarëtë tjerë të dehur të këtij qyteti, ishte pasojë e vdekjes nga torturat e ndonjërit ngaizolantët. Ndoshta edhe raportimi që do të kenë mundur të bënin përcjellësit tanë ngaKosova në Sekretariatin e atëhershëm Krahinor të Punëve të Brendshme të Kosovës? Ataishin të vetmit dëshmitarë okularë të terrorit që ishte ushtruar mbi ne. Dhe, doli që ishtekjo e fundit.Në të vërtetë, mu njëri nga zyrtarët e Sekretariatit të atëhershëm Krahinor të Punëvetë Brendshme të Kosovës, Zejnullah Bici, 1 me t’u kthyer në Prishtinë, së pari me gojë epastaj edhe me shkrim, e kishte njoftuar së pari sekretarin e atëhershëm të SekretariatitKrahinor të punëve të Brendshme të Kosovës, Jusuf Karakushi, e pastaj, po të njëjtënditë, edhe zëvendësin e tij, Rajko Çaloviç, për krejt atë që kishte parë e që kishte dëgjuarnatën e 28 marsit 1989, me rastin e dorëzim-pranimit tonë zyrtar në lokalet e BurgutKomunal të Leskovcit. “Përse nuk më ke treguar mua së pari dhe, ke kujdes se, nëse nukështë e vërtetë kjo që thua, jo vetë që do të të pushoj nga puna, por do të shkosh edhe tiatje ku janë ata!”, i ishte kërcënuar Çaloviçi.1Një ditë gushti të vitit 1989, derisa prisja “Te Ura” (në trekëndëshin: Prishtinë-Klinë-Pejë) autobusin përtë shkuar në Pejë, para meje u ndal një veturë. Drejtuesi i saj hapi derën dhe, sikur të ishte ndonjë mik imi ivjetër, më tha: “Kolë, eja nëse je për në Pejë!”. Thirrja në emër nuk më la vend të dyshoj se mund tl jetëndonjë e papritur, që do të mund të më vinte nga ndonjë njeri qëllimkeq. Në rrugë për në Pejë, ngase vërejtise nuk e njihja, më sqaroi se quhej Zejnullah Bici, nga fshati Koliq i Prishtinës, se më 28 mars të vitit 1989,si punëtor operativ në SKPB të Kosovës (Sektori IV i SKPB-së në Prishtinë), kishte qenë në përcjelljentonë (të izolanteve nga Kosova) për në Burgun Komunal të Leskovcit dhe kishte pasur rastin ta shihte njëpjesë të atij procesi të “përpunimit” tonë gjatë pranimit në atë burg dhe se, për atë që kishte parë e kishtedëgjuar, menjëherë të nesërmen, pas kthimit në Prishtinë, i kishte informuar me gojë e me shkrim eprorët etij në SKPB. Më siguroi se edhe sot e kësaj dite e ruan deklaratën personale si dhe informatën zyrtare, tëhartuara bashkë me kolegun e tij Kajkush Hajvat. Më premtoi se, në rastin e parë që do të takoheshim, do tëm’i sillte këto dy dokumente si dhe ca të dhëna të tjera. Dhe Zejnullah Bici, vërtet e përmbushi premtimin edhënë. E kam për borxh të them edhe këtë se, edhe pse ishte dhe ishte i detyruar të merrte rolin e taksistit“në bazë”, ai ai assesi nuk m’i mori të hollat për biletë.

-Ndërsa Muharrem Dana më ka ftuar dhe mëe ka thënë: “A je i sigurt dhe a e di mirëse ç’po i bën vetes?!”,- thotë sot njëri nga dëshmitarët e dramës së Leskovcit, ZejnullahBici.Në deklaratën e tij personale, por edhe në informatën zyrtare të nënshkruar po ashtunga ai dhe nga kolegu i tij, Kajkush Hajvat, ndër të tjera, Bici sqaron se, më 28.03.1989,ka marrë urdhër nga shefi i Sektorit IV të Shërbimit të Sigurimit Shtetëror që të shkojënë garazhin e SKPB-së për t’i pranuar personat, të cilët janë sjellë aty për izolim; seardhja e personave ( të arrestuar dhe të vënë nën masën “qëndrim në vend të caktuar”-plotësimi im, K.B.) ka filluar diku rreth orës 9; se të parën në oborrin e garazhit të SKPBsëkanë arritur ata të Qendrës së SHSSH të Gjilanit dhe, ashtu me radhë, siç kanë ardhurme autobusë, janë pranuar edhe ata të qendrave të tjera të SHSSH nga mbarë Kosova; serreth orës 13 e 30 minuta, këta persona janë vendosur n[ dy autobusë, në një minibus dhe,pasi që nuk ka qenë e mundur të përfshiheshin të gjithë, katër nga ata janë vendosur nëpër(disa- sqarimi im, K.B) pizgauerë, bashkë me disa policë nga përcjellja; se,rreth iorës 14,një polic e ka atë që këta persona kërkojnë bukë, duke theksuar se nuk kanë ngrënë asgjëqë nga darka e kaluar; se, për këtë, ai ka thirrë kryeshefin e Sektorit IV të SKPB-së,Muharrem Haxha, i cili pas pak kohe e ka njoftuar se ka bukë, por se duhet t’i drejtohetshefit të kuzhinës e, pasi shefi i kuzhinës nuk kishte qenë qty, i ishte drejtuar kuzhinieritSadik, që të arrestuarëve t’ua japë nga një racion të thatë dhe ky i fundit pastaj kabiseduar me telefon me kryeshefin Muharrem Haxha dhe bashkë me komandanti “përsiguri”, Ndue Berisha, e me tre policë, ua kanë dhënë të arrestuarve nga një racion tëthatë; se gjatë ngrënies, të arrestuarit kanë qenë të liruar nga kllapat, por policia kishteqenë prezent; se, këta persona, derisa kanë qenë në oborrin e garazhit, kanë kërkuar takryejnë nevojën dhe të pinë ujë dhe kjo u është lejuar në përcjellje të policisë; se pasikanë qenë të gatshëm për nisje, kolona është nisur (e përbërë nga vetura për përcjellje,nga vetura e SHSSH në të cilën ka qenë ai, Kajkush Hajvati dhe vozitësi, pastajpizgaueri, autobusi, pizgaueri, autobusi, minibusi, pizgaueri dhe veturat të cilat e“mbyllnin” kolonën me komandantin për siguri; se, nga Prishtina (oborri i SKPB-së,kolona është nisur rreth orës 16, sipas orarit të caktuar më parë, për në Leskovc dhe se tëarrestuarit kanë kaluar nëpër Keçekollë, Mutivodë, Lebanë, ndërsa në Leskovc kanëarritur rreth orës 20; se, gjatë marshutës, nuk ka pasur kurrfarë problemesh; se, parahyrjes në Leskovc, në rrugë kanë takuar një veturë të policisë, e cila e ka përcjellë deri nëLebanë, ndërsa prej aty e deri në burgun e Leskovcit kolonën e ka përcjellë patrulla epolicisë së Lebanës; se, në oborrin e Burgut Komunal të Leskovcit, i ka pritur drejtori iburgut, mbikëqyrësi dhe një numër punëtorësh të burgut; se drejtori i burgut i ka ftuar nëzyrën e tij atë, Kajkush Hajvatin, Milutin Vukotiqin (udhëheqës i marshutës) dhe NdueBerishën; se drejtori i burgut të Leskovcit i ka pritur mirë dhe se, pas një njoftimi tëshkurtër se si kanë kaluar rrugës dhe se a janë të dyzet personat për vendosje në burgun eLeskovcit, siç ka qenë i njoftuar më parë, Kajkush Hajvati i ka sqaruar se janë gjithsejdyzet veta për pranim në atë burg.Pastaj, Zejnullah Bici, në deklaratën e tij, shton se, pas kësaj, i kanë hyrë punës sëklasifikimit të aktvendimeve për secilin person veç e veç, kurse Kajkush Hajvati i kandarë nga dy ekzemplarë të aktvendimeve dhe i janë dhënë drejtorit të burgut; se drejtorii burgut ka qenë i njoftuar që është fjala për persona të cilët janë të izoluar dhe të cilëve uështë caktuar qëndrimi “në vend të caktuar”, por edhe se në mesin e tyre gjenden personaqë më parë kanë qenë të burgosur politikë, pastaj mjekë, doktoë shkencash dhe persona të

tjerë për të cilët konsiderohet se me veprimtarinë e tyre janë nxitës të mundshëm, por qëkurrë nuk kanë qenë në burg; se, pastaj, ia kanë dhënë drejtorit të burgut aktvendimet etyre që duhej të vendoseshin në burgun e Leskovcit (ata nga SHSSH i Prishtinës dhe iPejës, që ishin në dy autobusë); se nga shënimet në notesin e tij ka filluar t’i thërrasë merradhë të arrestuarit një nga një, t’ua heqin atyre lidhëset e plastikës nga duart dhe kështut’ua dorëzojnë një nga personave të burgut; se derisa ka qenë brenda në autobus, ai nukkishte dëgjuar e as kishte vërejtur gjë, por kur ka dalë nga autobusi i parë për të shkuar tei dyti, në prani të drejtorit të burgut dhe të kolegëve të tij të tjerë, të përgjegjësit për siguridhe të diku rreth dhjetë apo më shumë punëtorëve të burgut, ai i ka dëgjuar goditjet,britmat dhe klithjet mbytëse të të arrestuarve, por nuk ka mundur të dijë se ç’po ndodhtebrenda lokaleve të burgut, ngase ato lokale ishin të ndara me perde të trasha; se kur kanëpërfunduar edhe me autobusin e dytë, ka vërejtur që ato goditje, britma, vaje e klithmambytëse vazhdonin ende; se kur ka intervenuar ai te përgjegjësi për siguri dhe e ka pyetse çfarë po ndodh me këta njerëz, mbikëqyrësi i ka thënë se po kryhet “rroja në të thatë”;se ku me Kajkush Hajvatin sërish kanë intervenuar, drejtori dhe mbikëqyrësi iu kanëthënë se “ky është regjimi i burgut”, etj.Sipas shënimeve nga notesi i Zejnullah Bicit del se në Burgun Komunal të Leskovcitjanë vendosur:1. Rexhep Ibërdemaj,2. Musli Mavraj,3. Azem Sadikaj,4. Shaban Muriqi,5. Enver Sadikaj,6. Bashkim Ahma,7. Ekrem Belegu,8. Sadri Tafilaj,9. Nasim Haradinaj,10. Feim Blakaj,11. Fetah Belegu,12. Anton Kolaj,13. Shefqet Manaj,14. Ramadan Krasniqi,15. Kolë Berisha,16. Zymer Zymeri,17. Ahmet Zeka dhe18. Mic Muçaj(Të gjithë këta nga “kompetenca territoriale) e Qndrës së SHSSH në Pejë)si dhe:1. Xhemajl Pllana,2. Naip Zeka,3. Ilaz Pireva,4. Adem Salihaj,5. Isak Zekaj,6. Bedri Novosella,7. Njazi Korça,8. Muhamet Shatri,

9. Nazmi Peci,10. Nexhat Ballanca,11. Ramadan Bunjaku,12. Xhemajl Fazliu,13. Shefqet Shala,14. Sadri Berisha,15. Agim Vllasi,16. Bunak Ulaj,17. Skënder Kastrati,18. Shemsi Reçica,19. Rexhep Ismajli,20. Xheladin Rekaliu,21. Meriman Braha,22. Haki Sheholli, dhe23. Zeqir Shala(Zë gjithë këta nga (kompetenca territoriale) e Qendrës së SHSSH të Prishtinës).Në deklaratën e tij, Bici vazhdon të tregojë në mënyrë besnike se, pasi që ështëdashur që një numër i të arrestuarëve të përcillej për në Vranjë, me kolegët e tij dheme personelin e burgut të Leskovcit kanë vendosur që personat, të cilët duhej tëpërcilleshin për në burgun e Prokuples, të mbeteshin, ashtu siç ishin, në autobus menjë pjesë të policisë së Sigurimit, në oborrin e burgut të Leskovcit, drejtori i burgut uka thënë: “Atyre personave do t’u sigurohet vizitë mjekësore!”; se dorëzim-pranimiështë bërë rreth orës 22 dhe menjëherë janë nisur për në Vranjë, ku kanë arritur rrethorës 23 e 30 minuta, me ç’rast gjithashtu i ka pritur drejtori i burgut të Vranjës,përgjegjësi për siguri dhe një numër i madh njerëzish nga personeli i burgut; se, edhenë Vranjë, njësoj si edhe në Leskovc, dorëzim-pranimi i të arrestuarve është bërëpërafërsisht në të njëjtën mënyrë dhe procedurë, etj.Në Vranjë, sipas shënimeve të Bicit, janë vendosur personat nga “kompetencaterritoriale” e Qendrës së SHSSH të Gilanit, të Ferizajt dhe të Mitrovicës. 2 Këta ishin:1. Abdyl Bajrami,2. Begzad Osmani,3. Fahri Ymeri,4. Basri Musmurati,5. Gursel Sylejmani,6. Jakup Berisha,7. Fazli Abdullahu,8. Tahir Malaj,9. Ismet Ramadani,10. Shaban Klaiqi,11. Fadil Mehmeti,12. Muharrem Kusumi,13. Selim Vllasi,14. Përparim Azemi,2Radhitjen e kandidatëve sipas komunave, respektivisht sipas qendrave të shërbimit të atëhershëm tëSigurimit Shtetëror të Sekretariatit Krahinor të Punëve të Brendshme në Prishtinë, e prezantuam sipasshënimeve të punëtorëve të atëhershëm operativ tl Sektorit IV të këtij shërbimi, Zejnullah Bici. Kjo nuk dotë thotë se radhitja është reale.

15. Shaip Ismajli,16. Nexhmedin Arifi,17. Shemsi Syla,18. Sami Hoxha,19. Jakup Jahiri,20. Rrahim Azemi,21. Fejzullah Fejzullahu,22. Rizah Latifi,23. Sabri Bunjaku,24. Fekri Morina,25. Fahri Osmani,26. Bali Dërvishi,27. Faik Ferizi,28. Jakup Rexhepi,29. Ferat Shala,30. Sejdi Koca.31. Abaz Avdiu,32. Etem Asani,33. Rexhep Sadiku,34. Milaim Jashari.Bici, në deklaratën e tij gjithashtu thotë se, pasi ua kanë dorëzuar aktvendimetdrejtorisë së burgut në Vranjë, ua kanë bërë me dije atyre se për çfarë personash ështëfjala. U kanë thënë se ata nuk janë nga rruga dhe se janë vetëm të izoluar. Por, kanëmarrë vesh se, në po atë burg, paskësh qenë me emrin Gursel, i cili paska qenë njëpiktor i mirë dhe se pikturat e tij drejtori i burgut ua kishte treguar edhe këtyre.Zejnullah Bici konfirmon se edhe në Vranjë janë dëgjuar klithje, bërtita e goditje,por aty e gjithë kjo paska zgjatur më shkurt. Pastaj, në deklaratën e tij thuhet se ngaVranja për në Leskovc janë nisur rreth orës 01 kurse, rreth orës 02 e 15 minuta, ngaLeskovci janë nisur për në Prokuple dhe dorëzim-pranimin e të arrestuarve nëProkuple e kanë bërë sipas të njëjtës procedurë, por se aty nuk janë dëgjuar kurrfarëgoditjesh, britmash as klithjesh.Në këtë mënyrë përfundon deklaratën Zejnullah Bici.Sipas shënimeve të tij del se në burgun e prokuples, në natën e 28 marsit 1989,janë vendosur:1. Avdyl Sopaj,2. Afrim Dushi,3. Ismet Bugari,4. Nefail Kurteshi,5. Skënder Berisha,6. Ismet Begaj,7. Agim Demiri,8. Bilall Spahia,9. Naim Viçitërna,10. Njazi Syla,11. Kadri Ukëimeri,12. Ragip Gajraku,

13. Selajdin Braha,14. Fejzullah Berisha,15. Ramadan Gecaj,16. Bujar Zajmi,17. Abdullah Krasniqi,18. Gëzim Pireva,19. Kadrush Radogoshi,20. Habib Duraku.Nga ato që shkruanin gazetat jashtë Serbisë dhe nga të dhënat që ofron notesi iautorit Zejnullah Bici del se, vetëm gjatë shkurtit, marsit dhe fillimit të prillit të vitit1989, ishin arrestuar dhe ishin vënë nën masën e izolimit – “qëndrim në vendin ecaktuar” – 238 “terroristë” shqiptarë moshash , shtresash dhe kategorish të ndryshmesociale, duke filluar nga i mituri e deri te plaku shtatëdhjetëvjeçar, nga nxënësi estudenti, e dujke përfshirë mësuesin, profesorin e universitetit, doktorin e shkencave ederi te akademiku, 87 prej të cilëve (mbase (më të rrezikshmit”) ishin depërtuar ngakazamatet serbe: në Leskovc, në Vranjë dhe në Prokuple, për t’i zhvendosur pastajdisa prej tyre edhe në CZ-në e famshme të Beogradit, në Shabac e në Zajçar.Pjesa tjetër, 151 veta, të marrë të marrë peng deri më 7 prill të po atij viti, vuaninmasën “qëndrim në vend të caktuar” nëpër burgjet e Kosovës: në Pejë, në Prishtinë,në Prizren, në Gjilan, në Mitrovicë, në Smrekovnicë, në Istog, në Dubravë etj.Në fakt, këta 238 veta ishin vënë në masën “qëndrim në vend të caktuar- izolim”,ndërkaq pjesa tjetër prej dy milionë shqiptarësh, të gjithë “nacionalistë”,“irredentistë”, “separatistë”, “secesionistë”, “terroristë”, “kanibalë” me dekada (ngaviti 1912), e sidomos nga viti 1981, vazhdimisht vuanin dënimin e përjetshëm në tëashtuquajturin “burg i tipit të hapur”, vazhdonin ta vuanin dënimin kolektiv, atëbotënë burgun më të madh në botë, në burgun e quajtur- Kosovë!...Pra, ishin përcjellësit tanë shqiptarë, respektivisht një pjesë e tyre, ata që e vranëheshtjen, e mbytën frikën dhe e varrosën drojën, duke e ngritur zërin kundër atij aktimakabër të kriminelëve serbo-malazez. Ishin përcjellësit tanë shqiptarë (prapë, njëpjesë e tyre) ata që, duke raportuar para organeve të tyre, e njoftuan jo vetëmopinionin kosovar e të Jugosllavisë së atëhershme, por edhe opinionin e gjerë në botë,me “drejtësinë” serbe dhe me “sistemin juridik” të saj. Ishin pikërisht përcjellësit tanëshqiptarë (dhe sërish, një pjesë e tyre) ata që e shqyen terrin e “natës së thikave tëgjata” të 28 marsit 1989, e zhveshën lakuriq “shtetin juridik” dhe “politikën ebashkim-vëllazërimit dhe të bashkëjetesës së të gjitha kombeve dhe kombësive”, enjoftuan opinionin kosovar e më gjerë se si Serbia “unike” i zbaton në jetë“dispozitat në fuqi” lidhur me “ruajtjen e integritetit” dhe të “dinjitetit” të qytetarit, evunë në shtyllën e turpit të botës Serbinë e quajtur Jugosllavi. Ishin pikërishtpërcjellësit tanë shqiptarë ata që, pasi ishin të fuqishëm të ndërmerrnin diç aty për atypër të penguar apo për të ndërprerë atë terror që kishte filluar të ushtrohej në natën e28 marsit 1989 dhe kishte vazhduar edhe të nesërmen, dujke rrezikuar jo vetëmvendin e tyre të punës, por edhe lirinë personale me kërcënimet e Çaloviqit se “do tëshkoni edhe ju atje ku janë ata!”, ia imponuan Serbisë së quajtur Jugosllavi formimine atij farë komisionit të përzier për zbardhjen e rastit. Ata, përcjellësit tanë shqiptarëpra, e shpëtuan nga torturat e mëtejme atë pjesë të inteligjencies shqiptare, e cilandodhej hiq më pak e hiq më shumë se mes jetës dhe vdekjes...

Jam gëzuar atëherë e gëzohem edhe sot që, këtë vepër, këtë akt sa madhor aq edhetë guximshëm, e kishte bërë një pjesë e atyre që, deri dje, pothuajse njësoj si kolegët etyre serbë e malazez (në mos edhe më zi se ata), na ndiqnin e na përndiqnin, napërcillnin në çdo hap dhe na arrestonin e na maltretonin, na gjykonin e na dënonin meshumë vite burg.Zejnullah Bici më ka thënë se kishte apeluar edhe te kolegët e tij të tjerë që tëjepnin deklarata të tilla, por nuk kishte hasur në mirëkuptim. Ç’ti bësh?! Për atë aktbarbar nuk kishte raportuar, nuk kishte informuar dhe nuk kishte dëshiruar as personipërgjegjës i tërë marshutës, Milutin Vukotiq.Deklarata e Zejnullah Bicit, ndonëse e hartuar me një serbishte të dobët dheprofesionalisht jo edhe në një nivel aq të kënaqshëm, nxori edhe zyrtarisht sekretin ekrimit institucional jashtë atyre mureve të përgjakura të burgut famëkeq të Leskovcit.E tillë, mbase me krejt pak ndryshime, është edhe informata zyrtare lidhur po mekëtë rast, e përgatitur dhe e dorëzuar nga Zejnullah Bici dhe Kajkush Hajvati, drejtuarsekretarit të SKPB të Kosovës, Jusuf Karakushi, dhe zëvendësit të tij, Rajko Çoloviq.VRASJA E DYFISHTË E IZOLANTËVEFormimi i komisionit të përzier dhe ardhja e tij në Burgun Komunal të Leskovcit,gjoja për ta zbardhur rastin lidhur me incidentin, siç e quanin ata, që kishte ndodhurnë atë burg (nga shënimet e Zejnullah Bicit del se ngjashëm kishte ndodhur edhe nëVranjë), duket se e arsyetoi rolin dhe qëllimin e tij. Nga ajo ditë, kur nga deklaratattona ky komision konfirmoi se më 28 dhe 29 mars 1989, në Leskovc (dhe në Vranjë)kishte ndodhur krimi, iu dha fund terrorit fizik që ushtrohej institucionalisht mbineve, izolantët shqiptarë.Por,, se “drejtësia” serbe dhe “shteti juridik” funksionojnë “njësoj” për të gjithëqytetarët, u dëshmua pikërisht në rastin tonë.Kështu, në pjesën e dytë të qershorit të po atij viti, kur procesi i hetimeve qëzhvilloheshin kundër nesh në Burgun e Qarkut në Pejë, kishin arritur kulmin dhepritej vetëm edhe vendimi formal i Prokurorisë Publike e Qarkut në Pejë për hapjen eprocedurës së paraburgimit, e cila, përmes një procesi të montuar politik, do tëpërfundonte me nxjerrjen tonë para “drejtësisë” serbe (dhe, gjithsesi- dënimin tonëme shumë vite burg, hetuesit, që aso kohe kishin ardhur nga republikat e tjera tëatëhershme jugosllave dhe nga Krahina Autonome e Vojvodinës për t’u ofruar“ndihmë” juridike profesionale kolegëve nga Kosova), më thanë të shkruaja njëdeklaratë lidhur me “incidentin” që kishte ndodhur në Leskovc. As që më shkontemendja se do të dilte diçka nga kjo punë. “Qeni qenin nuk e ha!”, thotë një fjalë e urtëpopullore. Kush dhe kë do ta padisë, kush dhe kë do ta gjykojë, kush dhe kë do tadënojë?A duhet dënuar qytetarët e Leskovcit, të cilët kishin ardhur të dehur në lokalet eburgut për t’i maltretuar izolantët shqiptarë? Jo! Qytetarët e Leskovcit sigurisht senuk kishin ardhur aty krye me vete. Ata kishin ardhur aty me ftesën ose me pëlqimine gardianëve dhee me lejën e drejtorit të burgut. A duhej dënuar gardianët e burgut tëLeskovcit për krimin që kishin kryer mbi viktimat e pafajshme, për torturat që uakishin bërë, për plagët që ua kishin shkaktuar shqiptarëve nga Kosova, të arrestuar etë dërguar për “qëndrim në vend të caktuar” mu në burgun e tyre/ Jo, assesi! Ata

vetëm sa e kishin respektuar regjimin e burgut, të cilin e kishte nënshkruar drejtori iburgut. A duhej dënuar drejtorin që, në institucionin të cilin drejtonte, shkileshinrëndë “dispozitat kushtetuese” dhe ato të Kartës së Kombeve të Bashkuara si dhe tëakteve të tjera ndërkombëtare mbi liritë dhe të drejtat themelore të njeriut? Jo,kurrsesi!Para tyre do të duhej të dënohej sekretari i atëhershëm Republikan i Punëve tëBrendshme të Serbisë. Por, për ta dënuar atë, duhej dënuar më parë sekreti Federativ iPunëve të Brendshme. Duhej dënuar kryetari i Shtetit të atëhershëm, duhej dënuarKryesia e atëhershme e Republikës dhe ajo e Federatës, kryetari dhe kryesia e partisënë të gjitha nivelet e organizimit të saj. Duhej dënuar qeveria e atëhershme federativedhe ajo republikane, duhej dënuar Akademia Serbe e Shkencave dhe e Arteve,Shoqata e Shkrimtarëve të Serbisë në “Francuska 7” dhe ajo e Jugosllavisë sëatëhershme, si dhe Kisha Ortodokse Serbe e të gjitha kohërave, që nga mesjeta ekëtej, ngase pikërisht këto tri asociacione, në përbërjen e të cilave ishte tubuar e tërë“yndyra” e kombit dhe e shtetit serb, e kishin skicuar dhe e kishin përpunuar deri nëdetaje një politikë të tillë, të cilën e zbatonte qeveria dhe institucionet e tjerashtetërore dhe partiake serbe; duhej dënuar të gjithë “baballarët” e kombit serb, me tëgjitha elaboratet e tyre për shfarosjen e shqiptarëve; të gjitha mitet e popullit serb,mbi bazat e të cilave ende projektohet dhe ndërtohet ardhmëria e tij; duhej dënuar etërë literatura, e tërë shkenca serbe, e themeluar në rrena e në mashtrime...Me një fjalë, për ta dënuar kriminelin e sotëm, duhet dënuar krimineli i djeshëm,sepse ky i sotmi është pjellë e atij të djeshmit...Por, Serbia, nuk do t’i dënojë kriminelët e Leskovcit. As ata të Vranjës. As ata tëProkuples, të Krushevcit, të Kralevës, të Kragujevcit, të Nishit, të Pozarevcit tëPallankës, të Novo-Sadit, të Beogradit, etj. Ajo, duke organizuar gjykime tëimprovizuara, krejtësisht qesharake dhe fare të tejdukshme, gjoja për dënimin egardianëve të Burgut Komunal të Leskovcit të cilët, më 28 dhe 29 mars 1989,terrorizuan dyzet e një shqiptarë nga Kosova, përpiqej ta shpëtonte para botës fytyrëne vet. Por, cilën fytyrë se?!Me gjykime të tilla, Serbia bënte teatër. Inskenontegjykime si ai i Leskovcit.Meqë aktgjykimi i Gjykatës Komunale të Leskovcit lidhur me “incidentin” e 28dhe 29 marsit 1989 është në gjuhën serbe,si dhe për shkak të gjatësisë së tepruar tëtekstit të tij, teknikisht është e pamundur të botohet këtu në tërësi, qoftë në formëfaksimile e qoftë si shkrim i përkthyer. Një version më të shkurtër të këtij aktgjykimi,me gjërat më esenciale, do të dukej kështu:“...Gjykata Komunale në Leskovc, në Kolegjin penal të shkallës së parë, nëpërbërje të Kolegjit gjyqësor, gjykatësit Jovan Stojanoviq, dhe të... (evidentohenemrat e porozëve, to procesmbajtësit, të prokurorit dhe të mbrojtjes- K.B), në lëndëne fajësisë së të pandehurve Pejçiq Petar (drejtor i burgut- K.B) dhe Gjorgjeviq Slavko(përgjegjës për siguri po në atë burg- K.B.) ... për vepër penale për punë tëpapërgjegjshme zyrtare nga neni 245, al. 2 lidhur me al. 1 të ligjit Penaë tëRepublikës Socialiste të Serbisë, si dhe të të pandehurve tjerë... (evidentohen emrat enëntë rojtarëve- gardianëve të burgut- K.B.), për shkak të veprës penale keqpërdorimi detyrës zyrtare nga neni 66 i Ligjit Penal të RS të Serbisë, sipas propozimpadisë sëProkurorisë Publike Komunale në Leskovc, Kt. Nr. 696/89 të datës 09.10.1989, tëprecizuar më 05.03.1990, sipas shqyrtimit kryesor publik, me gojë, të mbajtur më

07.05.1990, e pas konsultimit e votimit më datën 10.05.1990, pasi konstaton se tëpandehurit (rojtarët-gardianët- K.B.), për shkak se më datën 28.03.1989, në lokalet eBurgut Komunal të Leskovcit, me rastin e pranimit në lokalet e burgut dhe, më29.03.1989, me rastin e dorëzimit të aktvendimeve mbi masën e shqiptuar- qëndrimnë vend vend të caktuar, pa kurrfarë arsyje, i kanë rrahur me shkopinj gome, meboksa e me shqelma, dujke i goditur në çdo pjesë të trupit, personat e arrestuar –izolantët nga Kosova, me ç’rast u kanë shkaktuar atyre lëndime të lehta trupore,kurse Pejçiq Petar, në cilësinë e drejtorit të burgut, dhe Gjorgjeviq Slavko, nëcilësinë e përgjegjësit për siguri në burg, për shkak se, edhe pse gjatë kohës sëpranimit të izolanteve kanë qenë prezent, kanë parë dhe kanë dëgjuar se çfarë pondodh me të izoluarit në lokalet e burgut, madje edhe pse iu është tërhequr vërejtjaedhe nga ana e inspektorëve të Sigurimit Shtetëror të Sekretariatit të Punëve tëBrendshme të Kosovës, dëshmitarët Kajkush Hajvat dhe Zejnullah Bici se personat esjellur nga Kosova po rrahen nëe lokalet e burgut nga personeli i burgut, këta dy(drejtori dhe përgjegjësi për siguri)- K.B.) nuk kanë urdhëruar ndërprerjen epërdorimit të mjeteve të dhunës, janë fajtorë për kryerjen e veprës penale andaj,dujke aplikuar dispozitat ligjore të lartpërmendura dhe nenet 5, 33, 38, 41 52 dhe 53të LP të RSFJ-së, ua shqipton masat:DËNIME ME KUSHT, burgim me kohëzgjatje nga katër muaj, ashtu që masat eshqiptuara të dënimit nuk do të ekzekutohen nëse të pandehurit, në afatin prej një vitinga plotfuqia e këtij aktgjykimi, nuk kryejnë ndonjë vepër të re penale...”.“Drejtësia” serbe, pastaj, sipas këtij aktgjykimi, obligon të pandehurit që, në emërtë shpenzimeve të procedurës penale, t’ia paguajnë gjykatës penale nga 226 dinarë sidhe në emër të paushallit nga 200 dinarë, me kërcënim të ekzekutimit brenda 15ditësh nga plotfuqishmëria e aktgjykimit.“... Të gjithë të dënuarit, me qëllim të realizimit të të drejtës në kërkesë përkompensim, udhëzohen në procedurë kontestimore konform nenit 108 al. 2 tëLPP...”- përfundon aktgjykimi.Çfarë ironie?! Kur në Kosovë shqiptarët paguanin me kokë ngritjen e dygishtërinjve në formë të shkronjës V, në Serbi, në “shtetin juridik”, ekzekutuesit emetodave të inkuizicionit ndaj shqiptarëve, dënohen me nga katër muaj burg MEKUISHT!Por, tragjikomedia e këtij teatri të absurdit, nuk përfundon vetëm me kaq. Ajokishte edhe akte të tjera.Loja vazhdon...Të dënuarit, si palë “të dëmtuara” nga masa e shqiptuar – “dënimet me kush nëkohëzgjatje prej katër muajsh” – e kishin shfrytëzuar të drejtën e ankesës, të cilën uagarantonin “dispozitat në fuqi” dhe, kështu, e kishin vënë në lëvizje Gjykatën eQarkut në Leskovc e cila, në kolegjin e saj penal të shkallës së dytë, duke vendosë nëankesë të mbrojtësve të të pandehurve, në seancën e mbajtur më 04.03.1991, meaktgjykimin Kzh. nr. 543/90, abrogoi aktgjykimin Kt. nr. 1189/89 të datës07.05.1990, të Gjykatës Komunale në Leskovc dhe lëndën e ktheu në rigjykim, kurseankesën e Agim Vllasit, njërit nga izolantët, e hodhi poshtë si të pabazë!...Pas vrasjes së parë, më 28 dhe 29 mars 1989, kjo ishte vrasja e dytë që u bëhejizolanteve shqiptarë të Kosovës nga “drejtësi” serbe.Pro, loja prapë vazhdon...

Gjykata Komunale në Leskovc, sipas procedurës së paraparë me ligj, nëshqyrtimin kryesor publik me gojë, të datës 26.06.1992, e pas seancës për konsultimdhe votim të datës 29.06.1992, me aktgjykimin K. nr. 427/91, gjashtë të pandehurvenga gjithsej njëmbëdhjetë sa ishin, ua shqiptoi të njëjtat dënime, kurse psesë të tjerët,përfshirë këtu edhe drejtorin e burgut dhe përgjegjësin për siguri, I LIROI plotësishtnga përgjegjësia!...Dhe, për ta çuar lojën deri në fund, aktivizohet sërishmi Gjykata e Qarkut nëLeskovc dhe me aktgjykimin e saj Kzh. nr. 430/92, të datës 30.12.1992, tëProkurorisë së Qarkut në Leskovc si dhe ankesat e të “dënarëve”!Lavdi marrëzisë!(Marrë nga libri i Kolë Berishës DITARI I NJË IZOLANTI,Prishtinë, 2002, f.273-288; nëntitulli është yni- Kadri Mani)Tribuna Shqiptare

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!