10.07.2015 Views

Njohuri themelore fetare – 7.pdf - El-Hikmeh

Njohuri themelore fetare – 7.pdf - El-Hikmeh

Njohuri themelore fetare – 7.pdf - El-Hikmeh

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

3. DHEMBSHURIA DHE MESHIRADhembshuria dhe mëshira janë ndjenja me burim hyjnor. Allahu i Lartë ështëRahman dhe Rahim, mëshirues e bamirës. Mëshira e Tij rrethon gjithçka.Profeti ynë i dashur ka thënë: “Zoti e ndau mëshirën e Tij në njëqind pjesë.Nëntëdhjetë pjesë i mbajti pranë, një pjesë e zbriti në tokë. Ja, pra, në saje të kësajpjese, krijesat tregojnë mëshirë ndaj njëra-tjetrës. Madje kafsha-nënë as këmbën s’elëviz se mos e dëmtojë të voglin e saj!” (Buhari-Myslim) Me këtë, Profeti ka dashur tëthotë se ndjenja e mëshirës nuk u është dhënë vetëm njerëzve, por edhe kafshëve!Mëshira është një ndjenjë e lartë pikërisht sepse është pjesë e mëshirës hyjnore!Allahu është më i mëshirshmi i të mëshirshmëve! (Kur’ani, Araf: 51) Allahuështë më i dobishmi i të mëshirshmëve! (Kur’ani, Mu’minun: 118)Edhe njerëzit duhet të kenë mëshirë për njëri-tjetrin, duhet të tregojnëdhembshuri për njëri-tjetrin! Kjo është një detyrë morale e dhënë njerëzve. Allahunuk i mëshiron ata që nuk e çojnë në vend këtë detyrë, që nuk kanë ndjenjën edhimbjes për të tjerët. Ndaj njerëzve të tillë zemërgurë as njerëzit vetë nuk tregojnëdhembshuri.Profeti ynë ushqente mëshirë dhe dhembshuri të thellë për fëmijët, pleqtë, tësëmurët, bonjakët, të varfërit dhe të vetmuarit, madje edhe për kafshët.Një ditë, te Profeti shkoi një njeri. Me vete kishte edhe një fëmijë. Sapo njeriunisi ta puthte fëmijën, Profeti e pyeti: “A të vjen keq për të?” Njeriu iu përgjegj: “Po!”Atëherë, Profeti tha: “Me dhembshurinë për fëmijën edhe ti je i denjë për mëshirën eAllahut! Sepse Allahu është më i mëshirshmi i të mëshirshmëve!”Një ditë tjetër, kur Profeti puthi nipin e vet, Hasanin, një njeri që i ndodhej pranë,i tha: “Unë kam dhjetë fëmijë, por gjer më sot nuk kam puthur asnjërin prej tyre!”Atëherë, Profeti tha: “Ata që s’tregojnë mëshirë për njerëzit, as Allahu s’i mëshiron!”(Myslim)Ngjarjet e rrëfyera më lart na tregojnë ne se Profeti i donte shumë fëmijët dhe ikëshillonte muslimanët që edhe ata të tregoheshin të dhembshur e të mëshirshëmndaj fëmijëve.Duhet të sillemi të mëshirshëm jo vetëm ndaj njerëzve, por edhe ndaj kafshëve.Nuk duhet të harrojmë se edhe ata kanë shpirt. Në të kaluarën muslimanët kanëpasë ndërtuar spitale për mjekimin dhe strehimin e shpendve dhe zogjve shtegtarë tësëmurë a të plagosur. Kanë pasë formuar fonde për ushqimin e kafshëve pa zot,veçanërisht qenve e maceve. Të gjitha këto tregojnë se sa e zhvilluar ka qenë te atandjenja e mëshirës dhe dhembshurisë!94

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!