10.07.2015 Views

Njohuri themelore fetare – 7.pdf - El-Hikmeh

Njohuri themelore fetare – 7.pdf - El-Hikmeh

Njohuri themelore fetare – 7.pdf - El-Hikmeh

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

- S’ka më të lehtë se kjo! - Iu përgjegj i biri. - Unë kujtova se diç do të mëkërkoje! Kurrë s’kam për të gënjyer! Këtej e tutje vetëm fjalë të drejta do të dalin prejgojës sime!Me të vërtetë, njeriu nisi të fliste drejt. Dhe, ç’të shohësh? Menjëherë gjithçkandryshoi tek ai! Nuk po grabiste më, nuk po luante më kumar! Fjala e drejtë e largoiatë nga të këqiat dhe, më në fund, u bë njeri i mirë! U pendua për gjithë ç’kishte bërëdhe e falenderoi Zotin për një baba të tillë. Dhe e kuptoi më mirë fjalën e Profetit:“Duke folur e duke folur drejt, njeriu lartësohet te Allahu si njeri i drejtë!” (Buhari)c. Në sjellje, në tregti, në matje e peshimNdershmëria dhe drejtësia në mendim marrin kuptim në se reflektohen nësjellje. Për shembull, personi që mendon dhe beson në domosdoshmërinë emëshirës, edhe duhet ta shfaqë këtë ndaj të tjerëve. Në se dikush që thotë me fjalëse puna është e mirë, kurse vetë shtrihet si dembel e s’punon, fjalët e tij s’kanë asnjëvlerë!Te njeriu, nuk duhet të ketë ndryshim mes fjalëve e veprave. Ai që sillet merespekt ndaj të tjerëve ndër sy, kurse pas shpine i përgojon ata, nuk është indershëm. I tillë është, bie fjala, edhe babai i cili, kur bie zilja e derës, e porosit tëbirin të dalë e të thotë se i ati nuk ndodhet në shtëpi.Njeriu duhet ta ketë zemrën si pamjen, fjalët, si zemrën! Ndershmëria dhedrejtësia këtë kërkojnë. Poeti i shquar Xhelaleddin Rumi e ka shprehur këtë tëvërtetë kështu:“O duku siç je në të vërtetë, o bëhu siç kërkon të dukesh!”Edhe në tregti, edhe në matje e peshim duhet sjellë me ndershmëri e drejtësi.Një ditë, Profeti po shëtiste nëpër tregun e Medines. Atje u ndal te një shitës.Para shitësit qëndronte një thes me tërshërë që dukej e thatë dhe e mirë. Profeti futidorën dhe nxori një dorë tërshërë nga thellësia e thesit. Tërshëra ishte e lagur.- Pse është e lagur brenda kjo? - E pyeti Profeti.- Ra shi e ma lagu, - gënjeu burri.Atëherë, Profeti i tha burrit:91

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!