10.07.2015 Views

Njohuri themelore fetare – 7.pdf - El-Hikmeh

Njohuri themelore fetare – 7.pdf - El-Hikmeh

Njohuri themelore fetare – 7.pdf - El-Hikmeh

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Njëri prej shokëve e pyeti Profetin: “Cila është gjëja që bëhet më tepër shkak qënjerëzit të hyjnë në xhennet, o i Dërguari i Allahut?” Dhe ai i dha këtë përgjigje: “Frikanga Allahu dhe morali i bukur!” (Riyazü’s-Salihin)“Të kesh moral të bukur, do të thotë të jesh fytyrëqeshur, të jesh dorëlirë nëpunë të dobishme si dhe të mos mundosh kënd!” (Riyazü’s-Salihin)“Në Ditën e Llogarisë, në peshoren e besimtarit asgjë s’rëndon më shumë semorali i bukur. Allahu i Lartë nuk do askënd që është fjalëkeq!” (Riyazü’s-Salihin)3. TE RUHEMI PREJ LUKSITDHE SHPENZIMIT TE TEPERTNjë prej sjelljeve të ndaluara prej fesë sonë është edhe shpenzimi i tepërt.Shpenzim i tepërt quhet ai i bërë në mënyrë të skajshme, jashtë kufijve normalë tëpersonit.Edhe luksi që është marrja me tepricë e gjërave për të cilat ndiejmë nevojë osee gjërave shumë të shtrenjta të panevojshme, është një lloj shpenzimi i tepërt.Kur flitet për shpenzim të tepërt, gjithmonë na shkojnë në mendje shpenzimet epanevojshme të të tjerëve, kurse ne vetë kush e di se sa shpenzime të tilla bëjmë!Për shembull, le të mendojmë se çdo ditë këpusim ose zhgarravisim një fletëfletoreje. Dhe po të mendojmë se këtë mund ta bëjnë të gjithë nxënësit, na delparasysh një shpenzim tepër i madh!Le të shohim edhe shpenzimin në të ngrënë. Nga shtypi dhe televizioni marrimvesh se çdo ditë hidhen në plehra me mijra ton bukë dhe ushqime të mbetura.Por me shpenzimin e tepërt nuk duhet të na shkojnë në mend vetëm gjëramateriale. Për shembull, le të mendojmë një punëtor. Në qoftë se ai, kohën e duhurpër të fituar me djersë ushqim për fëmijët e tij, e kalon në lojë e në dëfrim, ky ështënjë shpenzim i kotë i kohës. Eshtë e njëjta gjë me shpenzimin e kotë të kohës nganjë nxënës i cili, në orarin e studimit e të përgatitjes së mësimeve, sheh televizor!Më e drejta është që çdo gjë të bëhet në kohën e vet. Për të patur sukses,duhet shfrytëzuar mirë koha. Kështu, Profeti ynë urdhëron:“Dijeni vlerën e pesë gjërave para pesë gjërave të tjera (para se t’u ketë kaluarkoha): vlerën e jetës para vdekjes, të shëndetit para sëmurjes, të kohës së lirë paramungesës së kohës, të rinisë para pleqërisë, të pasurisë para varfërisë!” (Feyzü’l-Kadir)80

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!