10.07.2015 Views

Njohuri themelore fetare – 7.pdf - El-Hikmeh

Njohuri themelore fetare – 7.pdf - El-Hikmeh

Njohuri themelore fetare – 7.pdf - El-Hikmeh

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

“Sytë nuk mund ta shohin Atë, por Ai i sheh sytë. Ai i njeh mirë sendet dhe ka dijeni përgjithçka!” (Kur’ani, En’am: 103)Edhe Profeti ynë ka folur për këtë. Ai ka thënë: “Mendoni për krijesat e Allahut, por mosmendoni për personin e Allahut. Pa dyshim, ju s’keni aspak fuqi për këtë!” (Buhariu)Atributet e Allahut mund t’i shqyrtojmë në dy grupe:I. Atributet individuale (dhatí)II. Atributet qenësore (thubutí)I. Atributet individualeKëto janë atribute të posaçme vetëm për individualitetin e Zotit dhe nuk ndodhen te asnjë qenie ekrijuar. Atributet individuale të Zotit janë gjashtë:a. Ekzistencë (vuxhud). Zoti ekziston, është i gjallë. Lidhur me këtë, në Kur’an thuhet: “... Aiështë i gjallë ... “ 2b. Paraqenie (kidem). Zoti është i paraqenë, ekzistenca e Tij nuk ka fillim. Për ekzistencën eZotit nuk mund të mendohet një fillim. Sado të kthehemi pas në kohë, nuk mund të mendohet një pikëkohore kur Zoti të mos ketë ekzistuar. Në Kur’an kjo e vërtetë përcaktohet kështu: “Ai është i parë(ekziston para çdo gjëje tjetër)...”c. Pasqenie (beká). Zoti është, gjithashtu, i pasqenë, i përhershëm. Ekzistenca e Tij nuk kafund. Ashtu si ekzistenca e Tij nuk ka fillim, nuk ka as fund.Në Kur’an thuhet: “Çdo gjë që ndodhet mbi tokë, është e përkohshme, kalimtare, easgjësueshme. Vetëm ekzistenca e Zotit tënd të lartë e bujar është e përhershme!” (Kur’ani,Rahman: 26 -27)ç. Njësi (vahdanijet). Zoti është një i vetëm. Nuk ka krijues tjetër veç Zotit. Po të kishte, kjorregullsi madhështore që shohim në gjithësi, nuk do të ishte. Do të shfaqej papërputhshmëria egjërave dhe parregullsia. Të vërtetën se Zoti është një i vetëm e mësojmë nga libri ynë, Kur’ani, dhe ekuptojmë nga rregullsia në gjithësi. Kështu, në Kur’an urdhërohet: “Thuaj: “Allahu është një. Ai nukka nevojë për asgjë. As ka lindur, as është lindur. Asgjë nuk është e njëvlershme me Të!”(Kur’ani, Ihlas: 1-4)d. Kundërqenie ndaj krijesave (muhalefetun li’l-havadith). Qenia e Zotit, në tërësinë e vet,është krejt e kundërta e qenieve të paskrijuara, domethënë të krijuara në një pikë kohore të caktuar eqë kanë për t’u asgjësuar në një pikë kohore të caktuar. Zoti është i ndryshëm prej qenieve të krijuara.Në Kur’an thuhet: “Nuk ka gjë që t’i përngjasë Atij. Ai dëgjon dhe sheh!” (Kur’ani, Shúrá: 11)e. Qenie në vetvete (kijam binefsihi). Qenia, ekzistenca e Zotit është nga vetvetja dhe nëvetvete. Prandaj është i përplotësuar, kështu që nuk ia ka nevojën asnjë qenieje.Në Kur’an thuhet: “Allahu është i tillë që nuk ka krijues tjetër veç Tij, është i gjallë,mbikqyrës i përhershëm mbi krijesat e Tij dhe që nuk ka nevojë për asgjë!” (Kur’ani, Al-i Imran: 2)II. Atributet qenësoreKëto atribute që ndryshe quhen edhe pozitive, ndodhen në mënyrë të kufizuar edhe te krijesat. Atondodhen edhe te njeriu. Megjithatë, ato nuk mund të përqasen me të njëjtat atribute të Zotit, sepse2 Në Kur’an është fjala “hajj”, “i gjallë”, “me jetë”.8

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!