10.07.2015 Views

Njohuri themelore fetare – 7.pdf - El-Hikmeh

Njohuri themelore fetare – 7.pdf - El-Hikmeh

Njohuri themelore fetare – 7.pdf - El-Hikmeh

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Për t’i zbatuar këto këshilla të Profetit tonë të dashur, para së gjithash duhet taduam njëri-tjetrin.Mësimet që duhen nxjerrë nga këshillat e tij, janë këto:a. Dashuria që ushqejmë për të tjerët, s’duhet të mbetet vetëm me fjalë, ajoduhet të shfaqet edhe në sjelljet dhe veprimet tona. Bie fjala, s’mjafton vetëm t’ithemi shokut “të dua!”, por edhe të shkojmë mirë me të, të mos e dëshpërojmë, tëruhemi nga fjalët dhe qëndrimet fyese ndaj tij.b. S’duhet të zemërohemi me asnjeri, duhet t’i pajtojmë të zemëruarit.c. Njerëzit me të cilët takohemi, t’i përshëndesim me fjalë e shprehje si “selamualejkum!”, me fjalë që shprehin ndaj tjetrit urim për shëndet, etj. Përshëndetja fuqizonlidhjen dhe ndihmon për formimin e marrëdhënieve të mira. Për këtë arsye, Profetiynë ka porositur: “Përhapeni përshëndetjen mes jush!” (Müslim, İman, 9)ç. Për krijimin e marrëdhënieve të mira ka shumë rëndësi edhe vizita eherëpasherëshme te shokët dhe miqtë. Profeti ynë u bënte vazhdimisht vizitanjerëzve të mjedisit të tij dhe këtë ua këshillonte edhe muslimanëve.d. Nuk duhet të harrojmë edhe se, për të patur marrëdhënie të mira me të tjerët,duhet të jemi fytyrëqeshur dhe fjalëmbël.e. Gjithashtu ka rëndësi edhe ndarja me të tjerët e gëzimeve dhe hidhërimeve.Ne i duam ata që na ndodhen pranë në gëzime duke gëzuar bashkë me ne, si dhenë hidhërime duke na ngushëlluar e qetësuar.f. Edhe dhënia dhe marrja e dhuratave ka shumë rëndësi. Profeti ynë katheksuar se kjo e shton dashurinë mes njerëzve.Ndihma shoqërore, gjithashtu, ka rëndësi të madhe për jetën në shoqëri.Individët që munden të krijojnë marrëdhënie të mira mes tyre, munden edhe tëzbatojnë një ndihmë shoqërore të përgjithshme.Në themel të ndihmës shoqërore është dashuria mes njerëzve dhe mirëkuptimimes tyre. Por kjo ndihmë dhe mbështetje shoqërore nuk mund të arrihet në qoftë senuk duam edhe për tjetrin atë që duam për vete, bashkimi dhe uniteti nuk mund tëkrijohen. Profeti ynë na ka porositur: “Ju këshilloj të jeni të bashkuar! Ai që ka dëshirëtë ndodhet në mes të xhennetit, të përpiqet për ta arritur këtë së bashku me të tjerët!”(Tirmidhi, Fiten, 7) Kurse në një hadith tjetër ka thënë: “Mos u ndani nga bashkësia!Dijeni se atë që ndahet nga tufa, e ha ujku!” (E. Davut, Salat, 46)Ndarja e gëzimeve dhe hidhërimeve ka një rëndësi shumë të madhe në arritjene bashkimit dhe ndihmës shoqërore. Profeti ynë i dashur na ka porositur: “Besimtarëtjanë si një trup i vetëm në dashurinë ndaj njëri-tjetrit, në dhembshurinë për njëritjetrin,në mbrojtjen e njëri-tjetrit. Në se një organ sëmuret, edhe organet e tjera tëtrupit shqetësohen e mbeten pa gjumë!” (Buhari, Edeb, 19)78

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!