10.07.2015 Views

Njohuri themelore fetare – 7.pdf - El-Hikmeh

Njohuri themelore fetare – 7.pdf - El-Hikmeh

Njohuri themelore fetare – 7.pdf - El-Hikmeh

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

1. E MIRA. TE JEMI BAMIRES“E mirë” quhet çdo punë dhe sjellje e bukur që do të bëhej shkak për të fituarpëlqimin e Allahut. Çdo musliman duhet të jetë i mirë, të bëjë mirë dhe të dojë tëmirën e të tjerëve.Ka shumë rrugë për të bërë mirë. Njeriu, po të dojë, mund të bëjë të mirë dhe tëjapë ndihmë me dorë, me fjalë dhe me pasuri.Nuk duhet parë në se e mira apo ndihma janë të mëdha apo të vogla. Allahu iLartë urdhëron: “Një njeri, edhe në se bën një të mirë sa grimca, do ta marrëpërgjegjësen e saj!” (Kur’ani, Zilzal: 7)Profeti ynë e ka shprehur kështu idenë se edhe e mira e vogël i sjell njeriutfitime të mëdha:“Një herë e një kohë, ishte një grua mëkatare. Duke shkuar rrugës, hasi në njëpus. Përreth pusit vërtitej vazhdimisht një qen. Ai ishte etur shumë. Po vdiste ngaetja! Sapo e kuptoi këtë, gruaja nxori menjëherë këpucën, mori ujë nga pusi dhe idha qenit të pinte. Atëherë, edhe Allahu e fali gruan se i bëri qenit një të mirë!” (R.Salihin)Kur edhe mirësia e bërë për kafshët bëhet shkak për falje, mendoni se ç’gjëramund të fitojmë nga mirësia e bërë njerëzve!Llojet e ndihmësKa rrugë të ndryshme për të ndihmuar e për të bërë mirë. Profeti ynë kaporositur:“Asnjë lloj mirësie mos e nënvleftëso edhe sikur të bëhet fjalë vetëm për tapritur vëllanë me fytyrë të qeshur!” (R. Salihin)Pra, gjithmonë kemi rast për të ndihmuar, për të bërë mirë! Këto mund t’iradhisim kështu:1. Të tregohemi fytyrëqeshur dhe fjalëmirë me të tjerët.2. Ta ngushëllojmë dhe qetësojmë njeriun e dëshpëruar.3. T’u bëjmë vizitë të moshuarve dhe të sëmurëve. T’u ndihmojmë në se kanëndonjë punë për të bërë.4. Të shkëmbejmë përshëndetje me njerëzit e mjedisit tonë.5. Ato që dimë, t’ua mësojmë të tjerëve. T’i këshillojmë për mirë, të përpiqemipër t’i larguar prej të këqiave.6. Në automjetet urbane, t’u lëshojmë vendin të moshuarve dhe të sëmurëve.75

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!