10.07.2015 Views

Njohuri themelore fetare – 7.pdf - El-Hikmeh

Njohuri themelore fetare – 7.pdf - El-Hikmeh

Njohuri themelore fetare – 7.pdf - El-Hikmeh

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

1. NEVOJA PER TE BESUAR DHE BESIMI TE ALLAHUNjeriu është një qenie e përbërë prej shpirtit dhe trupit. Ashtu siç ka nevojë trupi për ushqime si atoqë hahen e pihen, edhe shpirti ka nevojë për disa ushqime të përshtatshme për të. Ushqimi më irëndësishëm për shpirtin tonë është besimi i shëndoshë.Njeriu gjithmonë ndien nevojë për t’i besuar një qenieje të lartë më të fuqishme se veten. Kjoshfaqet sheshit më shumë në çastet kur njeriu ndodhet në gjendje të pashpresë. Atëherë ai ndiennevojën për t’u mbështetur te ajo qenie e lartë dhe pret ndihmë prej saj. Qenia e lartë që njeriu ndiennevojë për ta besuar, që e adhuron dhe prej të cilës pret ndihmë, është Allahu.Njeriu është krijuar në atë mënyrë që të mundet ta kuptojë se Allahu ekziston dhe është një. Nësaje të arsyes së dhënë në krijim, njeriu e ka pranuar ekzistencën e Allahut dhe e ka besuar atë.a. Allahu ekzistonNjeriu, duke vështruar gjithësinë dhe të gjitha qeniet e gjalla e jo të gjalla që ndodhen nëgjithësi, e kupton se Allahu ekziston dhe se është një.Njeriu mund ta kuptojë ekzistencën e Allahut edhe duke bërë një sërë shqyrtimesh edhe nëbotën e tij të brendshme, edhe në botën jashtë tij. Për shembull, duke vështruar rregullsinë në organete veta, përsosmërinë e funksionimit të tyre, njeriu e kupton se kjo përsosmëri nuk mund të arrihet mefuqinë e qenieve të krijuara. Veçanërisht, duke vështruar rregullsinë në natyrë, njeriu e kupton semalet dhe detet, stinët, ditët dhe netët, dielli dhe hëna nuk mund të lëvizin në mënyrë të harmonishmevetvetiu. Njeriu i arsyeshëm e kupton se prania e ujit në përbërjen e gjallesave, se vënia në lëvizje ereve nga era dhe se e gjithë kjo rregullsi si, bie fjala, ringjallja e tokës së vdekur pas rënies së shiutnuk mund të ekzistojnë, të kryhen vetvetiu dhe, si përfundim i kësaj, arrin në pranimin e ekzistencësdhe njësisë së Allahut!Në Kur’an, Allahu, ekzistencën dhe njësinë e vetes ua parashtron kështu atyre që kanë arsye:“Thuaj: “Allahu është një. Ai nuk ua ka nevojën të tjerëve, por të tjerët ia kanë nevojënAtij. As ka lindur e as është lindur. Dhe asgjë s’është e njëjtë me të!” 1 (Kur’ani, Ihlas: 1-4)Me që Zoti e di se robtë, krijesat e Tij do të mendojnë se mund të ketë më shumë se një krijues, nae tërheq vëmendjen në këtë çështje dhe na sqaron kështu:“Po qe se në tokë e në qiell do të kishte zota të tjerë veç Allahut, toka e qielli do tëshkatërroheshin...” (Kur’ani, Enbija: 22)Edhe ne e besojmë ekzistencën e Allahut ashtu siç është bërë e ditur në Kur’an, i zbatojmë urdhrate Tij dhe ruhemi prej gjërave të ndaluara prej Tij!b. Atributet e AllahutPër ta njohur edhe më mirë Atë, Zoti ynë i madh bën fjalë në Kur’an për atributet e veta. Për t’ibesuar Allahut ashtu siç duhet, duhet t’i njohim edhe atributet e Tij.Me që nuk mundemi ta njohim dhe ta mendojmë individualitetin dhe cilësinë e Allahut, e njohimatë me anë të emrave dhe atributeve dhe ashtu e besojmë. Lidhur me këtë çështje, në Kur’anurdhërohet:1 Interpretimet e fragmenteve të cituara nga Kur’ani janë të komisionit hartues. (Shën. i përkthyesit)7

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!