10.07.2015 Views

Njohuri themelore fetare – 7.pdf - El-Hikmeh

Njohuri themelore fetare – 7.pdf - El-Hikmeh

Njohuri themelore fetare – 7.pdf - El-Hikmeh

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

a. Në mendimet tona3. NDIKIMI I BESIMIT NE RINGJALLJENMBI JETEN TONE TE PERDITSHMEBesimi mbi ringjalljen dhe jetën e pasme i përfton njeriut një mendim të qartë.Edhe zemra i kthjellohet pastaj. Mendja dhe zemra i mbushen me mendime dheprirje të mira e të bukura. E kështu, njeriu me zemër të pastër në saje të besimit përjetën e pasosur, kudo bën të mira dhe kurdoherë ruhet prej të keqes.Allahu i Lartë urdhëron:“Pa dyshim, Allahu di për çdo të mirë që bëni!..” (Kur’ani, Bakara: 215)“Kush të ketë bërë një të mirë sa grimca, do ta marrë përgjegjësen e saj!Edhe kush të ketë bërë një të keqe sa grimca, do ta marrë përgjegjësen e saj!”(Kur’ani, Zilzal: 7-8)Me ç’kuptojmë prej ajeteve dhe haditheve dhe të ngjashmeve me to, ne do tëmbajmë përgjegjësi për të gjitha thëniet dhe veprimet tona. Pas ringjalljes do të japimllogari! Një musliman duhet ta besojë këtë pa tjetër. Gjërat e mira ose të këqia imendojmë një herë, pastaj i bëjmë. Ata që e dinë se në jetën tjetër do të japin llogari,jo që s’bëjnë të këqia, por as që duan të mendojnë për to! Përkundrazi, ata embushin mendjen me mendime të bukura dhe zemrën me ndjenja të bukura meqëllimin për të bërë vetëm gjëra të mira e të bukura! Sepse e dinë se nga mendimetdhe ndjenjat e bukura, atyre vetë si dhe njerëzve të tjerë mund t’u vinë vetëm të mirae dobi!b. Në sjellje dhe veprimeSipas besimit tonë, çdo njeri do të japë llogari për bëmat e tij në këtë botë. Njerëzit nuk janë qenietë lëshuara në këtë botë pa përgjegjësi. Allahu i Lartë i ka dhënë secilit një detyrë dhe i kangarkuar përgjegjësi. Ajo që na bie ne, është ta çojmë në vend detyrën tonë! Duke menduar sejemi përgjegjës para Zotit, t’i mbajmë nën kontroll sjelljet dhe veprimet tona.Disa njerëz, kur janë pranë të tjerëve, thonë gjëra të mira dhe sillen drejt, por,kur mbeten vetëm, nuk druhen të bëjnë gjëra të gabuara. Ata pandehin se s’i shehkush. Mirëpo është Allahu që i sheh, ndërkaq që engjëjt shkrues mbajnë shënimçdo veprim të hapur a të fshehtë!Atëherë, njerëzit që u besojnë Allahut dhe ditës së ringjalljes dhe llogarisë, kurflasin, ose të thonë fjalë të mira, ose të heshtin! Edhe në punë dhe sjellje tëparapëlqejnë ato të drejtat e të dobishmet!Ç’është e vërteta, shumica e njerëzve qysh në këtë botë e marrin shpërblimin efjalëve dhe veprimeve të mira si dhe ndëshkimin e fjalëve dhe veprimeve të këqia.Por, po të mos ndodhë këtu, kjo gjë do t’u ndodhë pa tjetër në jetën tjetër!Ne, si njerëz që u besojmë Allahut dhe ditës së ringjalljes dhe llogarisë, duhett’u kushtojmë shumë kujdes fjalëve e shprehjeve tona. Duhet të sillemi kurdoherëdrejt e me ndershmëri. Veprat duhet t’i kemi si fjalët!63

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!