10.07.2015 Views

Njohuri themelore fetare – 7.pdf - El-Hikmeh

Njohuri themelore fetare – 7.pdf - El-Hikmeh

Njohuri themelore fetare – 7.pdf - El-Hikmeh

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Hz. Isai jetonte në Palestinë, në fshatin Nazaret. Në moshën tridhjetë vjeçare ierdhi profetësia. Edhe ai nisi t’i ftonte njerëzit të besonin te një Zot i vetëm.Ai u pajis me disa aftësi të jashtëzakonshme (mrekulli) si shërimi i verbërisë dhei disa sëmundjeve të tjera dhe ringjallja e të vdekurve.Profetit Isa i besuan gjithsej 12 vetë që u quajtën apostuj (shokë, pasues,ndihmës).Atij i është dhënë Ungjilli.ç. Hz. Muhammedi (a.s.)Hz. Muhammedi është i katërti ndër profetët që u është dhënë libër nga Zoti. Aiështë i fundit i profetëve. Ai është udhërrëfyes për gjithë njerëzimin. ProfetitMuhammed i është dhënë libri i quajtur Kur’an. Në Kur’an, Allahu i Lartë urdhëron:“Të dërguarit (profetët) kumtojnë urdhrat e Allahut, frikësohen prej Allahutdhe prej askujt tjetër veç Tij!” (Kur’ani, Ahzab: 39)“(O Muhammed!) Edhe shumë të dërguarve para teje u thanë“gënjeshtarë”, por ata i përballuan përgënjeshtrimet dhe mundimet gjersa uerdhi ndihma jonë!” (Kur’ani, En’am: 34)5. PROFETI YNE, HZ. MUHAMMEDI (a.s.)Para se Profetit tonë t’i vinte detyra profetike, njerëzit ishin larguar nga rruga esë vërtetës. Disa adhuronin, u faleshin idhujve, disa të tjerë, zjarrit dhe yjeve! Edhelibrat e shenjtë dërguar profetëve të mëparshëm, nuk qenë ruajtur dot siç qenë.Morali i përgjithshëm ishte prishur. Dhuna dhe padrejtësia kishin marrë formë tëpërhapur. i forti e shtypte të dobëtin. Ishte shtuar shumë dëshira për pijet dhebixhozin. Vjedhja dhe grabitja ishin bërë ves. Ja, pra, në një kohë të tillë iu dërguanjerëzve si profet Muhammedi (a.s.)!Hz. Muhammedi (a.s.) lindi në Mekë në vitin 571. Nënën ia quanin Amine, tëatin, Abdullah. I ati i pati vdekur para se të lindte. Pak pas lindjes iu dha njëmëndeshe me emrin Halime. Kjo ishte një grua shumë e varfër. Pranë sajMuhammedi kaloi ditë shumë të lumtura dhe, pas katër vjetëve, u kthye te e ëma. Mëvonë, bashkë me nënën, shkuan në Medine për të vizituar të afërmit dhe varrin e tëatit. Në kthim, në rrugë, nëna iu sëmur dhe vdiq. Muhammedi ishte gjashtë vjeç. Aitashmë kishte mbetur edhe pa nënë!Pas vdekjes së nënës, Muhammedin e mori pranë i gjyshi, Abdylmuttalibi.Dhe, pas dy vjetësh, pas vdekjes së tij, për të nisi të kujdesej i ungji, Ebu Talibi. EbuTalibi dhe e shoqja e donin shumë Muhammedin dhe nuk e ndanin prej fëmijëve tëtyre!Fëmijëria e Profetit tonë kaloi pranë të ungjit. Ai e ndihmonte të ungjin dheshpesh bënte edhe punën e çobanit. Ai ndryshonte shumë prej fëmijëve të tjerë. Nuk46

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!