10.07.2015 Views

Njohuri themelore fetare – 7.pdf - El-Hikmeh

Njohuri themelore fetare – 7.pdf - El-Hikmeh

Njohuri themelore fetare – 7.pdf - El-Hikmeh

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Disa prej librave janë të vegjël, vetëm disa fletë. Këtyre u thonë “fletë”. 5Ndërkaq, katër profetëve të veçantë u ka dërguar katër libra të mëdhenj. Tani le tëshohim se cilët janë këto libra dhe kujt i janë dërguar.1. Teurati. 6 I është dhënë Hz. Musait (a.s.). Eshtë libri i shenjtë i hebrenjve.2. Zeburi. 7 I është dhënë Hz. Daudit (a.s.). Rrëfehet se Hz. Daudi e ka kënduarZeburin me zë të bukur dhe dëgjuesit, të prekur nga kjo, e kanë besuar. Zeburi qebashkuar si shtojcë në fund të Teuratit.3. Ungjilli. 8 I është dhënë Hz. Isait (a.s.). Ashtu si Teurati dhe Zeburi, edheUngjilli është ndryshuar nga ana e njerëzve. Eshtë libri i shenjtë i krishterëve. Ungjillinuk qe hedhur në shkrim në të gjallë të Hz. Isait. Atë e shkruan, më vonë, apostujt etij.4. Kur’ani. 9 Eshtë i fundit i librave të shenjtë. I është dërguar profetit tonë tëdashur, Hz. Muhammedit (s.a.v.).Muslimanët i pranojnë të gjithë librat e shenjtë. Ata e dinë se ata janë dërguarnga ana e Allahut. Ndërkaq, besojnë se prej tyre, vetëm Kur’ani ka ardhur gjer nëditët tona pa pësuar asnjë ndryshim.Me këtë besim, muslimanët përpiqen të zbatojnë urdhrat e Allahut qëpërmbahen në Kur’an.4. LIBRI YNE, KUR’ANIKur’ani i Lartë është libri ynë i shenjtë i zbritur pjesë-pjesë gjatë 23 vjetëveProfetit tonë me ndërmjetësinë e engjëllit Xhebrail. Të gjitha ajetet që përmbahen nëKur’an, i përkasin Allahut, janë fjalë e Tij. Në Kur’an nuk përmbahen fjalë të Profetitapo të dikujt tjetër.Në Kur’an ka shumë sure (krerë) dhe ajete.Sure (kre): Eshtë emërtimi i secilës pjesë të Kur’anit. Për nga tematika dhekuptimi, sureja përbëhet prej ajetesh që janë vazhdim i njëri-tjetrit. Në Kur’an kagjithsej 114 sure të shkurtra apo të gjata.Ajet: Çdo fjali e sures quhet ajet. Disa ajete janë të gjatë e, disa, të shkurtër.Profeti ynë, ajetet e Kur’anit që ia sillte Xhebraili (a.s.), edhe i mësonte vetëpërmendësh, edhe ua bënte të ditura, pa humbur kohë, muslimanëve, shumica e të5 Në terminologjinë përkatëse është emri arabisht shumës “suhuf”. (Shën. i përkthyesit)6 Tora, Testamenti i Vjetër, Dhjata e Vjetër. (Shën. i përkthyesit)7 Libri i Psalmeve, Psalmet e Davidit. (Shën. i përkthyesit)8 Testamenti i Ri, Dhjata e re. (Shën. i përkthyesit)9 Duhet të kihet kujdes në shkrimin dhe leximin e kësaj fjale arabishte që është e së njëjtës familje mefjalën “ikra”, “lexo”. Heqja e apostrofit dhe leximi i kësaj fjale pa apostrof, e përngjason me emrinpersisht “kuran” që është një fjalë krejt tjetër dhe ka kuptim krejt tjetër. (Shën. i përkthyesit)30

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!