10.07.2015 Views

Njohuri themelore fetare – 7.pdf - El-Hikmeh

Njohuri themelore fetare – 7.pdf - El-Hikmeh

Njohuri themelore fetare – 7.pdf - El-Hikmeh

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

3. TE JEMI TE MATUR KUDO E KURDO!a. Në sjelljeProfeti ynë i dashur na ka këshilluar të duam për të tjerët atë që duam edhe përvete dhe të mos u bëjmë të tjerëve atë që s’duam të tjerët të na bëjnë neve. Fjalëtdhe sjelljet e tij duhet të jenë shembull për ne! Duhet të na kujtojnë se është enevojshme që gjithmonë t’u kushtojmë kujdes sjelljeve tona. Sepse Allahu i Lartë e dise ç’bëjmë ne, e dëgjon ç’themi ne. Engjëjt që ka ngarkuar me detyrë, mbajnëshënim çdo punë të mirë apo të keqe që bëjmë. Me këtë mendim duhet t’u kushtojmëkujdes fjalëve e sjelljeve tona. Nuk duhet të harrojmë se Allahu na sheh e navëzhgon. Duhet ta dimë se Ai mbetet i kënaqur nga sjelljet tona të bukura. Prandaj,lidhur me këtë çështje, duhet t’u kushtojmë vëmendje këtyre gjërave:Në shtëpi duhet të sillemi me respekt ndaj nënës, babait dhe të mëdhenjve tëtjerë. Me motrat dhe vëllezërit duhet të shkojmë mirë. Në marrëdhëniet dhe shakatëme ta duhet të jemi të matur.Në shkollë duhet të ruhemi nga sjelljet ngacmuese e shqetësuese për mësuesit.Marrëdhëniet me shokët duhet t’i ndërtojmë shumë mirë. Po qe se sjellja e një shokuna shqetëson, nuk duhet t’i përgjigjemi me të njëjtën sjellje e nuk duhet të sillemiedhe vetë po në të njëjtën mënyrë ndaj të tjerëve. Shokun që na shqetëson mesjelljen e tij jo të mirë, duhet ta paralajmërojmë në mënyrë të hijshme. Në se nandodh që të sillemi gabim, duhet të kërkojmë falje menjëherë.Gjithashtu duhet t’u kushtojmë kujdes të gjitha sjelljeve tona në marrëdhënietme mjedisin tonë: me njerëzit, farefisin, fqinjët.b. Në fjalëProfeti ynë i dashur ka thënë: “Ai që u beson Allahut dhe Ditës së Ringjalljes,ose të thotë fjalë të mira e të dobishme, ose të heshtë!” (Buhari) Ja, pra, e tillë ështëpërcaktuar nga Profeti ynë njësia e masës, kriteri që duhet të përdorim në fjalë e nëbiseda. Atëherë, pra, kur flasim, duhet të jemi gjithmonë të matur në fjalë. Në bisedatme pjesëtarët e familjes, me mësuesit dhe me shokët, duhet të kemi kujdes në këtogjëra:1. Gjithmonë duhet të themi fjalë të mira, të drejta e të bukura.2. Duhet të ruhemi nga biseda për gjëra të pavërteta.3. Duhet të jemi me brishtësi dhe hijeshi. Nuk duhet të përdorim fjalë të ashprae ngacmuese për bashkëbiseduesit.4. Që të mos themi gjëra të gabuara, duhet të mos flasim pa u menduar mirë.5. Neve s’na vjen mirë të na përgojojnë pas shpine. Atëherë as ne s’duhet t’ipërgojojmë të tjerët.25

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!