10.07.2015 Views

Njohuri themelore fetare – 7.pdf - El-Hikmeh

Njohuri themelore fetare – 7.pdf - El-Hikmeh

Njohuri themelore fetare – 7.pdf - El-Hikmeh

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

- Me siguri që ai ka për të të gjetur shpëtim! - I kishin thënë.Njeriu kish shkuar me një të madhe shpresë te dijetari dhe ia kishte qarë hallin:- Gjer tani kam vrarë njëqind vetë! Kam dëshirë që Zoti të më falë. A mundetimzot të më shohë në sy e të më falë?Ky dijetari na kishte qëlluar vërtet njeri i madh! Dhe i kishte thënë vrasësit:- Sigurisht që Zoti ka për të të falur! Mjafton që të pendohesh për ç’ke bërë!Mjafton të thuash: “O Zot! Të jap fjalën se kurrë s’kam për të bërë më një gjë të tillë!”Dhe kishte vazhduar ta këshillonte:- Një kusht tjetër për t’u bërë njeri i mirë, është të jetosh mes njerëzve të mirë.Atje ku jeton ti, është vend shumë i keq. Kurrsesi mos u kthe më atje! Dhe tani ngreudhe shko në aksh fshat. Atje ka shumë njerëz të mirë që adhurojnë Zotin. Edhe tiadhuroje Zotin bashkë me ta!Këto fjalë kishin ndikuar shumë mirë mbi njeriun mëkatar. Ai kishte dalë nëudhë për të shkuar në fshatin që e kishte këshilluar dijetari. Kur kishte arritur nëgjysmë të rrugës, i ishte mbaruar jeta dhe kishte vdekur. Shpirtin e çdo njeriu tëvdekur e marrin engjëjt. Shpirtin e njerëzve të mirë e marrin engjëjt e mëshirës,kurse shpritin e njerëzve të këqinj e marrin engjëjt e ndëshkimit.Sapo kish vdekur njeriu, kishin ardhur edhe engjëjt e mëshirës, edhe engjëjt endëshkimit. Engjëjt e mëshirës kishin thënë:“Ky njeri u pendua me tërë qënien e tij. Prandaj shpirti i tij na takon ne, jo ju!”Engjëjt e ndëshkimit i kishin kundërshtuar:“Ky njeri nuk bëri asnjë të mirë në jetën e vet. Për më tepër, vrau njëqind vetë!Vrasësit janë njerëzit më të këqinj. Shpirtin e tij do ta marrim ne!”Për të zgjidhur mosmarrëveshjen mes engjëjve që përpiqeshin ta kryenindetyrën pa asnjë të metë, Zoti kishte ngarkuar një engjëll tjetër. Ky kishte marrëpamje njeriu dhe kishte ecur drejt engjëjve, të cilët, kur e kishin vënë re, i kishinthënë njëri-tjetrit:“Pa shihni, dikush po vjen! Le ta bëjmë atë gjykatës mes nesh! Si të vendosë ai,të veprojmë!”Engjëlli <strong>–</strong> gjykatës, pasi i kishte dëgjuar të dy palët, u kishte thënë:“Matni largësinë e vendit nga erdhi ky njeri, dhe largësinë e vendit ku ka për tëshkuar. Po qe se ndodhet më afër me vendin nga erdhi, ta marrin engjëjt endëshkimit. Po qe se ndodhet më afër me vendin ku ka për të shkuar, ta marrinengjëjt e mëshirës!”22

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!