10.07.2015 Views

Njohuri themelore fetare – 7.pdf - El-Hikmeh

Njohuri themelore fetare – 7.pdf - El-Hikmeh

Njohuri themelore fetare – 7.pdf - El-Hikmeh

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Lexim letrarEngjëjt e mëshirës dhe engjëjt e ndëshkimitNjë ndodhi e treguar nga Profeti ynë, pandeh se do t’ju pëlqejë më shumë sendodhia që kam për t’ju treguar unë! Temën e sotme le ta fillojmë me një ndodhi tëdalë prej gojës së Profetit, që e ka fjalën më të ëmbël se mjalti!Një herë e një kohë, një njeri kishte vrarë nëntëdhjetë e nëntë vetë. Pastaj kishardhur koha dhe njeriu ishte penduar. Kishte dashur ta linte rrugën e keqe e të bëhejnjeri i mirë. Dhe kishte nisur të mendonte: “A ka, vallë, për mua ndonjë rrugëshpëtimi?” Pastaj kishte nisur të pyeste këdo që takonte:- A mos e dini se kush është dijetari më i madh i botës?Pyeste kështu duke menduar se dijetari më i madh i botës me siguri do t’i gjentenjë zgjidhje e do ta shpëtonte nga ajo rrugë e keqe!Disa njerëz e kishin këshilluar të takohej me një murg:- Ai murgu është dijetari më i madh i botës. Ai ka për të të shpëtuar!Dhe ishte ngritur njeriu mëkatar e kishte shkuar te murgu.- Imzot, kam vrarë nëntëdhjetë e nëntë vetë! - Kish nisur t’ia qante hallinmurgut. - Tani jam penduar për ç’kam bërë. Dëshiroj që Zoti të më falë. A ka për tëmë falur mua Zoti, vallë, a ka për të ma pranuar pendimin?Murgu kishte kqyrur me kujdes pamjen e njeriut, por s’kishte dalluar dot ndonjëshenjë se kishte shans për shpëtim. Kish tundur kokën me keqardhje e i kishtethënë:- Mëkate shumë të mëdha ke bërë, o njeri! Zoti nuk mund të të falë. Ai s’tapranon pendimin. Mos u lodh më kot!Njeriu mëkatar ishte nxehur menjëherë. Kur kishte parë se s’i kishte mbeturshpresë shpëtimi, e kishte humbur mendjen.- Nuk po më tregon ndonjë rrugëdalje, ë? - I ishte sulur murgut. - Megjithësejam penduar, Zoti nuk ka për të më falur, ë? Mirë, pra, po të vras edhe ty që të bëhenplot njëqind!Dhe e kishte vrarë edhe murgun!Vrasësi i njëqind vetëve mendonte, megjithatë, se duhej të kishte patjetër njërrugë shpëtimi! Dhe ishte vënë sërish në udhë për të kërkuar dijetarin më të madh tëbotës!Këtë radhë e kishin këshilluar të shkonte te një i ditur tjetër.21

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!