10.07.2015 Views

Teknologjia - Erik Botime

Teknologjia - Erik Botime

Teknologjia - Erik Botime

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Vlera të veçanta në procesin e bërjes së skicës ka mënyra e vrojtimit të detalit. Kjovaret shumë nga mësuesi, nga fakti se si ai e demonstron modelin. Në qoftë semodeli i demonstruar është i vogël nga përmasat, shihet keq nga larg, rrjedhimisht,elementet e veçanta të tij nuk shihen fare; kjo do të thotë se mësuesi, për një pjesëtë nxënësve, po e harxhon kohën kot.Shumë nxënës të demoralizuar, sapo marrin në dorë modelin ose detalit që do tëskicojnë, nxitojnë të bëjnë skicën, duke harruar kështu sugjerimet e vazhdueshmeme karakter ndihmues të mësuesit dhe rrjedhimisht nuk e bëjnë dot atë. Ata, dukemanipuluar me sendin (modelin ose detalin), fillojnë vizatimin pa bërë më parëanalizën e formës së tij etj., gjë që frenon zhvillimin e përfytyrimeve hapësinore dheçon në gabime të shumta dhe serioze. Praktika ka treguar që rezultate më të mirakanë mësuesit që i orientojnë nxënësit në vrojtimin e sendit në pozicion të fiksuar.Sigurisht, në fillim nxënësit duhet ta shohin sendin nga të gjitha anët, që të krijojnëpërfytyrime të sakta për formën e sendit, më vonë, gjatë procesit të skicimit, atamund të lejohet ta marrin sendin në dorë për të saktësuar përfytyrimet që lidhen meformën e pjesëve të veçanta. Këshillohet që nxënësit me përparim jo të mirë dhe atame zhvillim të pamjaftueshëm të përfytyrimeve hapësinore ta shohin shpesh sendinqë skicojnë nga të gjitha anët e tij.Matja e detaleve. procesi i matjes së detalit është faza përfundimtare e skicimit. Matjaduhet të behët vetëm mbasi të jetë përfunduar paraqitja e detalit, të jenë bërë vijat epërmasave dhe të jetë kontrolluar skica. Duke pasur parasysh njohuritë e marra përveglat matëse dhe mënyrat e matjes të dhënat në libër, në fillim maten përmasate pjesëve të drejta e pastaj diametrat, largësitë midis qendrave dhe në fund, sipasradhës, rrezet e sipërfaqeve të lakuara.51

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!