10.07.2015 Views

Teknologjia - Erik Botime

Teknologjia - Erik Botime

Teknologjia - Erik Botime

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Vula e vizatimit. Në dërrasën e klasës ose në pllakat mësuesi u tregon nxënësvese si plotësohet vula e vizatimit. Nxënësit duhet ta kuptojë që ajo bëhet në anën edjathtë, poshtë fletës së vizatimit, siç tregohet në Figurat 1-38 dhe 1-39 në libër.Përmasat kufizuese të vulës shkollore janë 150 x 30.Është mirë që nxënësve t'u tregohet një vulë e përfunduar.Njohuri për shkallëtShkallët e vizatimit teknik përcaktohen nga standardi shtetëror. Të gjitha vizatimetteknike bëhen duke përdorur shkallët për paraqitjen e sendeve në vizatim. Gjatëshpjegimit duhet theksuar që, pavarësisht nga shkalla e përdorur për paraqitjen esendit, përmasat vendosen sa përmasat natyrore.Mësuesi u sqaron nxënësve se jo të gjitha sendet paraqiten në madhësinë natyrore.Prandaj, para se të fillohet vizatimi, së pari, përcaktohet se cila shkallë është epërshtatshme të përdoret, duke marrë parasysh përmasat e sendit dhe përmasate fletës. Është e domosdoshme të llogaritet edhe kompozimi i paraqitjeve. Duhettërhequr vëmendja e nxënësve, se sendi është mirë të paraqitet në vizatim nëmadhësinë e vërtetë (të shkallës 1:1), sepse kjo lejon të gjykohet për formën dhemadhësinë natyrore të tij. Kjo është arsyeja që disa detale të rëndësishme, megjithëseme përmasa të mëdha, vizatohen vetëm në madhësinë natyrore.Vizatimi i të njëjtit send mund të bëhet në shkallë të ndryshme. Mësuesi shpjegon se,pavarësisht nga shkalla, në vizatim vendosen përmasat natyrore, d. m. th. përmasatqë duhet të ketë sendi në natyrë. Nxënësit, duke punuar me librin, vënë re se figurate tij u përgjigjen shkallëve standarde, prandaj duhet sqaruar se këto shkallë nukshtrihen në fotografitë apo klishetë. Sigurisht, shkalla e zvogëlimit përdoret për tëvizatuar objekte të përmasave të mëdha.Njohuri për shkrimin teknikShpesh na takon të shohim vizatime shkollore të kryera mirë, por me vula të shkruarapa kujdes. Mësuesit këtë e justifikojnë me kohën e pamjaftueshme për studimin e temësqë lidhet me shkrimin teknik dhe ngaqë programi nuk kërkon thellime në studimin eshkrimit teknik. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se në plotësimin e vulës duhen lejuarngatërrime të shkronjave të mëdha me të voglat, trashësi jo të njëjta, mosruajtje tëkëndit të shkrimit të shkronjave dhe të shifrave, ndryshime të formës së tyre etj.29

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!