10.07.2015 Views

numri 206 final.CDR

numri 206 final.CDR

numri 206 final.CDR

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Hëna e renjerëz-qenie të Zotit dhe fundamentalistëve“pseudoreligjiozë” nga radhëte tyre etj.E dini çka? E dini se përse i përmendtë gjitha këto? Thjesht për tëvënë në spikamë faktin në formëpyetjeje retorike, veçmë të diturbotërisht: Vallë kanë “gjuhë” kulturatdhe qytetërimet botërore? Vallëkanë “gjuhë” arti, poezia, filozofia,shkenca dhe religjioni? Vallë kanë“gjuhë” shpirti dhe Zoti?Aktualisht është punë imediate,emergjente, akute e të gjithë prijësvefetarë të të gjitha religjioneve, e tëgjithë mësuesve e pedagogëve,thjesht e të gjithë njerëzve vullnetmirëqë të ngremë lartë zërin eprotestës kundër të gjitha aktevemakabrale çnjerëzore që bëjnë fundamentalistëte cilitdo konfesion asekt religjioz. Në veçanti prijësit emirëfilltë religjiozë duhet të predikojnëqartë, në mënyrë autentike dhepastër MESAZHET jashtëzakonishthumane e kulturo-qytetëruese tëZOTIT të Madhërishëm dhe, njëkohësishtduhet të punojnë shumë dhenë mënyrë permanente në drejtim tëhumanizimit të botës. Thënëndryshe: secili veç e veç e ka përdetyrë prioritare të ndezë nga njëqiri, nga gurra dhe DRITA e ZOTIT,për të bërë një grimë dritë në këtëbotë të sotmen skajshëm materialistedhe përplot terr e mjegullnajë;në këtë botë të sotmen në të cilën“një grup i vogël i njerëzve të ndyrëkanë planifikuar, organizuar dhelansuar këtë katartë të horroritnjerëzor”, sikundër pohonte me tëdrejtë Stephen Schwartz-një analist ilartë ky politik në “Foundation forthe Defense of Democracies”; nëkëtë botë kur sot siç me të drejtëmeditonte Marcel Boisot në vitin1984, kanë marrë hov perversitete tënumërta nga shkaku se një kohë tëgjatë nuk ka harmoni të plotë midisracionalitetit, lirisë dhe dashurisë,dhe, për rrjedhojë, racionaliteti paliri shpie në Gulagun e Arqipelagut,kurse racionaliteti pa dashuri shpiepashmangshëm në Auschwitz; liriapa dashuri shpie në eksplloatimin etë tjerëve, kurse liria pa racionalitetshpie në vetëshkatërrim (Shih:Marcel Boisot: Eine moralischeWaffe “ Das westliche Wertesystem,në Journal 3/84 të Institutit evropianpër siguri, Luxemburg). E unë dotë shtoja: Besimi i shtrembër nëZot (në religjion) shpie pashmangshëmnë pseudoreligjion,në mendësinë anti-Zot, përkatësisht në fundamentalizëm.Siç shumë bukur e ka përshkruarkëtë proçes logjik AlfredMüller Armack në veprën e tij“Religjioni dhe ekonomija”(Religion und Wirtschaft, 1959),edhe atë në vetëm disa fjalë: “Ngashkaku se njeriu ka paguar për guximine tij të mohimit të Zotit medetyrimin për të mbushur botën e tijme idole dhe demonë, historia ereligjionit është jokomplete pa historinëe reduktimit të religjionit. Zoti32si vlerë më e lartë është zëvendësuarme idole dhe demonë që çojnë drejtzhdukjes progresive të substancës.Kjo histori e shtrembërimit të fesë(ky pseudo-religjion), është histori eforcave destruktive që çojnë nëkataklizëm” (fq. 15; për më gjerësishtshih në vep. e cit. të dr. MuradHofmannit, fq. 26, 27)korrik, 2008TOLERANCA SHQIPTAREShpirtin tim tolerant, universal ekosmopolit nuk e kam trashëguarvetëm nga mësimet e fesë islame,por këtë virtyt, parasëgjithash, ekam të mpleksur, të ngjizur nëshpirtin tim, përkatësisht në etnopsikologjinëtime prej shqiptari tëmirëfilltë. Thjesht toleranca,koegzistenca, kosmopolitizmi etj.janë veçori dalluese e imanente tëetnosit tim. Etnosi im, thjesht asnjëemër i etnosit tim nuk bëri krimembi racat e etnoset e tjera, nukgllabëroi pjesë tokash të gjeografivetë etnoseve të tjera. Asgjëkundi nëanalet, leksikonet a enciklopeditë eetnosit tim nuk figurojnë termetpezhorativë: inkuizicion, shënBartollome, antisemitizëm,holokaust (Auschvitz), terrorizëm,ekspansionizëm, fundamentalizëmetj. Kjo thjesht për faktin, e dëshmuarkatërcipërisht, se këto aktekrimi e gjenocidi u ushtruanpamëshirshëm mbi hartën e tokësdhe mbi qenien e etnosit tim iliroshqiptar,duke e katandisur kështutokën time në një Shqipëri-ILIRIxhuxhe me pjesëzat e tjera të saj tëshpërndara në gjeografitë sllavoortodokse,kryq e tërthorë kufinjveqë ia kishin vërë asaj padrejtësishthasmit (armiqt).Etnosi im, madje, ka kredonmorale dhe krenarinë kombëtare,përmasash planetare, që diti, sot edymijë vjet më parë, t’i dhurojë botëstë tillë kolosë që dhanë një kontributtë çmueshëm në humanizimin ejetës, njeriut dhe botës nëpërgjithësi.Vallë si dhuruan botës modernefrymën e sotme të kosmopolitizmit,koegzistencës e të tolerancës njerëzore,qysh nga antikiteti burrat efismë, bujarë e zemërgjerë iliroshqiptarë,kur këtu e njëmijë epesëqind vjetë më parë (aty nga fillimii shekullit të V-të), mu në brenditë Gadishullit ILIRIK, ju ofruankonak të ngrohtë, bukë, kripë dhezemër, si dhe e ndanë më dysh atëtrohëzë tokë që kishin për t’u bërënjë grimë vend, pa kurrfarë qiraje adëmshpërblimi, sllavëve ardhacakë,të ikur nga matanë Karpateve papasur ama hiqgjësendi me vete: pabukë e ujë, të mërdhirë e të raskapiturnga gjithë ajo rrugë e gjatë dhee stërmundimshme? Dhe jo vetëmkjo! Të parët e etnosit tim, fill pasikaluan masivisht në Fenë Islame(brenda shekujve XV, XVI dheXVII), ia dhuruan falas kishat dhemanastiret e tyre kristiane sllavëveortodoksë. Dhe këtë zemërgjerësi tëtyren ata (sllavët, pra) “e shpërblyen”keqas: Mbi themelet ekishave e manastireve tona të lashtaata ngritën kishat e tyre politike“svetisaviane”, dhe, njëkohësisht, shiabsurditetin, mbi themelet e tyrendërtuan mitin, përkatësisht atëmendësinë fantazmagorike sllavoortodokseapo, thënë më shkoqur,atë megalo-idenë e tyre për KosovënILIRO-DARDANO-SHQIPTARE(djep të shqiptarizmit) si “djep tëserbizmit”, si “tokë të shenjtë serbe”apo “Jerusalem serb”.Etnosi im ndër shekuj pranoi qëtë gjitha mesazhet Hy jnore:mesazhet psalmisto-biblike tëDavidit (Zeburin e Davudit), atotevrato-talmudiane (të Torës,Dhjatës së Vjetër-Tevratit) tëMojsiut (Musait), ato ungjillore-biblike(të Dhjatës së Re-Ingjilit) tëJezuit (Isait), si dhe më në fund atoKur’anore të Muhammedit.Toleranca fetare, ndërkaq, ështëkomponent inherent, do të thosha,është veçori unikale, botërisht epaprecedent e etnosit tim. Ndonëse ipërkasim dy feve të mëdha: Islamitdhe Kristianizmit dyritësh, katolik eortodoks, kurrë përgjatë historisësonë nuk ka pasur fërkime, përplasjea konflikt ndër-religjioz midismyslimanëve dhe kristianëve.Përkundrazi! Si në të kaluar ashtuedhe sot, vazhdojmë të jetojmëbashkërisht në një harmoni të thellëndër-religjioze e njerëzore, harmonikjo të cilën na e kanë lakmi të gjithakombet e qytetëruara në botë.P.S.Përfundimisht jam një myslimanmodest dhe jashtëzakonisht tolerante i hapur në takimet e mia interreligjioze,interetnike dhe interkulturoreme të tjerët, e kurrsesi fundamentalist“taleban” a “binladenian”,njëlloj si unë janë edhe shumica dërrmuesee pjesëtarëve të fesë islame.Dhe kjo nuk përbën vetëm njëdeklaratë shterpe timen, e thënëashtu kuturu, e as mbase demagogji.Këtë ndjenjë, këtë mendësi unë, nëkooperim me myslimanë të tjerë tëshëndoshë, tolerantë e inteligjentë,e vë për çdo ditë në jetë, kuptohetnë saje të mundësive të mia “e ndeznjë qiri të vogël për të bërë njëgrimë dritë; “e ndez flakadanin ekëndelljes, rimëkëmbjes dhe regjenerimittonë gjithënjerëzor drejtnjë të ardhme më të mirë, drejtDRITËS së ZOTIT” ...Kur shoh besimtarin e devotshëmtek i lutet Perëndisë, kur shohkristianin e mirëfilltë tek bënliturgjinë e tij shpirtërore, kur shohbudistin e dailamistin tek bëjnë ritualine tyre meditativ të “yogës”,unë përunjësisht e me devocion tëthellë religjioz, kërrusem poshtë nëtokë dhe duke vënë kokën në “sexhden”e lutjes (namazit) i drejtohemZotit me lutje nga thellësitë e shpirtit:- O Zot! Ti je Një dhe i pashoq.Krijues i botëve. Lavdia dhe adhurimitë takojnë vetëm Ty! Nuk kahyjni, zot, faraon, despot, a hegjemontjetër veç plotfuqishmërisë,lartmadhërisëdheHYJNISHMËRISË Tënde! Të lutemi,na ndihmo në përpjekjet dheluftën tonë të përbashkët kundërforcave të errëta të satanait (djallit)që synojnë të sundojnë me botën,duke mbjellë tmerr e lemeri ndërnjerëz!- O Zot na e dërgo barkën eNuhit (Noes) fisnik që të shpëtojmënga “ky vërshim”, nga “ky uragan”,nga kjo kataklizmë që ka pllakosurfurishëm botën!- O Zot yni, përfundimisht na ejep emrin dhe nderin NJERI, siçpikërisht na e dhe në zanafillë tëkrijimit të entitetit tonë!Ndërkaq jo rrallë herë orëve tëvona të natës, në lutjet e mia meditativegjithnjë mëtoj të rivë (tërivendosë) atë “paqen Hyjnore”,përkatësisht atë “besëlidhjensublime Hyjnore” që shpirti imsi edhe të gjithë shpirtërat tjerënjerëzorë, e pat lidhur (fjala“religjion” rrjedh nga rrënja foljoree latinishtes “relegare” që d.t.th. “tëlidhesh”, “lidhje e ngushtë, imediatemidis njeriut dhe Zotit”) qyshnë paraekzistencë (qysh në “Eden”apo “Ezel”) me Zotin Krijues. Zatën,herë-herë përgjatë kryerjes së lutjevetë mija, aty diku nga fijëzat enënvetëdijes (intelektit) së trurit(shpirtit) tim, më rishfaqet ajo bisedae parë unikale kur iMadhërishmi me të përsorur (me tëformësuar) të qenies sonë, na pyeti:“Jam Unë Zoti juaj?” Ndërkaqne i tham njëzëri, si në korr: “S’kadilemë, Ti je Zoti ynë, Krijues iGjithëfuqishëm!”Shkas për meditim janë fjalët eZotit të Madhërishëm:“Nuk është mirësi të kthenifytyrat tuaja kah Lindja apoPerëndimi, por mirësi evërtetë është të besoni Zotin,Ditën e Gjykimit, Engjëjt,Librin dhe profetët. Mirësi evërtetë, madje, është edhe tëndani nga pasuria juaj për tëafërmit, për jetimët (bonjakët),varfanjakët e mjerë,për udhëtarët (mysafirët), përlypësit dhe për lirimin erobërve; pastaj të zbatoni lutjetfetare dhe të jepni zeqatin;t’i përmbushni zotimet dhepremtimet tuaja; të tregohenitë durueshëm në rastet kur jugodet ndonjë skamje, fatkeqësi(sëmundje) a flaka eluftës. Vetëm të këtillët janënjerëz të sinqertë dhe të devotshëm.”(Kur’an: El-Bekare, 177)“Pasha kohën! Nuk kadyshim se njeriu është në njëhumbje të sigurt. Me përjashtimtë atyre që besuan, qëbënë vepra të mira, qëporositën njëri-tjetrin t’ipërmbahen të vërtetës dhe qëkëshilluan njëri-tjetrin të jenëtë durueshëm”. (Kur’an: El-Asr)

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!