Bashkia Shkodër - ëëë.qarkushkoder.org
Bashkia Shkodër - ëëë.qarkushkoder.org Bashkia Shkodër - ëëë.qarkushkoder.org
Bashkia Shkodër . Kryetari i Bashkisë Lorenc Luka Sipërfaqja e Bashkisë është 16,46 km 2 . Bashkia ka në administrimin e saj 24 lagje
- Page 2 and 3: Ajo kufizohet si më poshtë : •
- Page 4 and 5: Spitale 5 Shërbimet juridike: Note
- Page 6 and 7: • Krijimi i identiteteve të reja
- Page 8 and 9: shërbimit me standarde të larta,
- Page 10 and 11: të gjitha vendet, që paraqesin in
- Page 12: qytetin e Shkodrës, projekti për
Bashkia Shkodër

Kryetari i Bashkisë Lorenc Luka

Sipërfaqja e Bashkisë është 16,46 km 2 .

Bashkia ka në administrimin e saj 24 lagje
Ajo kufizohet si më poshtë :

• Në Veri me komunën Rrethina.

• Në Jug me komunën Berdicë dhe komunën Guri i Zi.

• Në Lindje me komunën Rrethina dhe komunën Guri i Zi.

• Në Perëndim me liqenin e Shkodrës.

Numri i poullsisë: 113350 banorë.

Numri i familjeve 35883

Në infrastrukturën urbane :

• Rrugë

Lloji i rrugëve Njësia Gjithsej Asfalt Kalldrëm Pashtruar

Rruge te brendshme km 65 31.6 0 33.4

• Ujësjellës

Gjithsej Jashtë funksionit

Ekzistues 1 0

Në fushën e telekomunikacionit :

• Num ri i shërbimeve postare : 4.

• Numri i shërbimeve telefonike : 4

Në sektorin e turizmit:

• Ka zonë turistike ( Zogaj-Shirokë ) me këto karakteristika:

• Sipërfaqja e kësaj zone është 146 ha.

Ajo kufizohet :

• Në Veri me liqenin e Shkodrës.

• Në Jug me komunën Ana Malit dhe Rrethina

• Në Lindje me qytetin e Shkodrës.

• Në Perëndim me Malin e Zi.
Për këtë zonë nuk ka projekte.

Biznesi privat :

• Njësi tregtare 1337

Biznesi i madh 241

Biznesi i vogël 1096

• Njësi prodhuese 184

Biznesi i madh 99

Biznesi i vogël 85

• Njësi ndërtimi 118

Biznesi i madh 107

Biznesi i vogël 11

Për punësimin :

• Të punësuar gjithsej vetë.

• Sektori privat 9444 persona.

• Sektori shtetëror 8590 persona .

• Familje me ndihmë ekonomike 4907.

• Asistencë 469 persona.

Sektori arsimor :

Gjithsej Publike Private

Kopshte 28 24 4

Shkolla 9-vjeçare 27 19 12

Shkolla të mesme 17 12 5

Universitet 1 1 0

Sektori shëndetësor:

Gjithsej

Qendra shëndetësore të organizuara 5

Ambulanca për të rritur 28

Ambulanca për fëmijë 16

Konsultore të nënës 4

Konsultore për fëmijë 8
Spitale 5

Shërbimet juridike:

Noteri 15

Avokati 29

Projektet Cross Border me Malin e Zi.

• Bashkëpunim me projektin e Bankës Botërore “ Menaxhimi i

integruar i ekosistemit të liqenit të Shkodrës” me objektiv të

përgjithshëm asistimin e qeverive shqiptare dhe të Malit të Zi për

një përdorim dhe menaxhim më të mirë të resurseve të liqenit të

Shkodrës dhe basenit të tij ujëmbledhës dhe me komponentin

shumë të rëndësishëm mjedisor, reduktimin e ndotjeve dhe ruajtjen

e biodiversitetit të tij.

• Bashkëpunim me GTZ në hartimin e konceptit mbi zhvillimin

ndërkufitar të liqenit të Shkodrës dhe studimit hapësinor të bregut

perëndimor të tij. Është në përfundim, procesi i hartimit të planit

urbanistik të zonës Shirokë - Zogaj.

• Bashkëpunim me REC ( Qendra Rajonale e Mjedisit për Evropën

Qendrore dhe Juglindore) në kuadër të Programit “ Përmirësimi i

Marrëdhënieve dhe Bashkëpunimit ndërmjet vendeve të Evropës

Juglindore, përmes menaxhimit të përbashkët të resurseve natyrore.

Projekte të Bashkisë Shkodër për zhvillimin e turizmit

• Përgatitja e broshurës informative për shërbimin e transportit.

• Hartimi i programit për marketimin e turizmit të qytetit.

• Krijimi i rrjetit të hoteleve dhe restoranteve të qytetit për të

mundësuar përmirësimin e standardeve dhe diversifikimin e

shërbimit te tyre.

• Ngritja e Qendrës Tregtare të Artizanatit.

• Linja e transportit ujor Shkodër-Virpazar.

• Botimi i revistës periodike “ Turizmi në Shkodër ”.

• Organizimi periodik i trajnimeve për ngritje kapacitetesh të

agjencive turistike dhe bizneseve.

• Nxitja e turizmit familjar dhe agroturizmi në Shirokë – Zogaj.

• Nxitja e sistemit për identifikimin, vlerësimin dhe blerjen e

objekteve muzeale.
• Rehabilitimi i Arkivit të sektorit të historisë së Muzeumit dhe

ekspozimi i përkohshëm i fondit të tij.

• Hapja e ekspozitës numizmatike “ Qarkullimi monetar në rajonin e

Shkodrës”.

• Zgjerimi i eksponateve të Muzeut Arkeologjik.

• Restaurimi i infrastrukturës së teatrit “ Migjeni”.

• Restaurimi i Qendrës Kulturore.

• Ngritja e “Komisionit për Artin dhe Kulturën”.

• Krijimi i Filarmonisë së qytetit.

• Përgatitja dhe botimi i materialeve promovuese të trashëgimisë

kulturore të qytetit.

• Hartimi i strategjisë së zhvillimit të turizmit në qytetin e Shkodrës.

Organizata jofitimprurëse në qytetin e Shkodrës.

Në qytetin e Shkodrës veprojnë rreth 100 organizata jofitimprurëse të

huaja dhe vendase, më aktive të huaja janë:

REC

OXFAM

LVIA

IRO

CARITAS

COPY

COSPE

NORVEGEAN AID

MPDL

SOROS

B.BOTERORE

ndërkombëtare

angleze

italiane

Islamik Relief

Mëshira Kristiane

italiane

italiane

norvegjeze

spanjolle

ndërkombëtare

nderkombetare

Në qytetin e Shkodrës ka selinë edhe OSBE, Organizata për Sigurimin

dhe Bashkëpunimin evropian.

Të dhënat janë të muajit shkurt 2008

Prioritete të bashkisë Shkodër për vitin 2009

1. Zhvillimi Urban :

• Lokalizimi i zonave urbane për ndërhyrje e zhvillim urban e

mjedisor.
• Krijimi i identiteteve të reja urbane nëpërmjet ndërhyrjeve të

forta rikualifikuese.

• Rikuperimi i ndërtesave publike , si ndërhyrja në fasadën e

shkollës “ 28 Nëntori “

• Bashkëpunimi ndërkomunal në kuadër të decentralizimit dhe

autoinisiativave për përmirësimin rrënjësor te

infrastrukturave në lidhje me Komunën Rrethina, Komunën

Ana Malit, Komunën Bërdicë, Komunën Guri i Zi, etj

• Detajimi si nga ana e projektit si dhe nga ana e menaxhimit e

projekt- idesë të “ ndërtimeve sociale rezidenciale “,

mbështetur dhe nga Qeveria Austriake.

• Infrastruktura urbane dhe sheshet ose nyjet urbane do të

pësojnë disa ndryshime konceptuale përsa i përket

rishpërndarjes së flukseve, riekuilibrimit të polazizimit të

mundshëm të trafikut të këmbësorëve dhe automjeteve.

• Objektivi i final për vitin 2009 është që nëpërmjet

ndërhyrjeve urbane të “ Vitalizohet “ plotësisht qyteti. Në

vijimësi të këtij objektivi do të jenë dhe të gjitha projektet

studimore që do tu paraprijnë investimeve.

2. Infrastruktura

Infrastruktura rrugore

• Rikonstruksioni i rrugëve parësore dhe dytësore. Këto rrugë do të

jenë të shoqëruara me infrastrukture nëntokësore,sinjalistike dhe

ndriçim rrugor.

• Rikonstruksion i trotuareve në të cilët do të rikonstruktohet

infrastruktura nëntokësore dhe do te plotësohen me gjelbërim

rrugor.

• Rikonstruksion dhe lyerje fasada ku do të plotësohen akset e

rrugëve kryesore të qytetit .

• Investime në ndricimin publik tërrugëve që kanë mbetur pa u

ndriçuar, pasi 85 % e tyre janë ndriçuar sipas standardeve

bashkëkohore. Ndriçimi i rrugëve tradicionale qytetare me anë të

ndriçuesve dekorativ, në përshtatje me karakteristikat arkitektonike

të tyre.

Furnizimi me ujë dhe kanalizimet .

Shërbimi i furnizimit me ujë të pijshëm dhe kanalizimeve të ujërave të

bardha dhe të zeza, për rëndësinë që kanë do të vazhdojnë të mbeten

prioritetet kryesore të Bashkisë.
Furnizimi me ujë

Gjendja e furnizimit me ujë të pijshëm të Qytetit të Shkodrës, si rezultat i

investimeve të kryera në këtë sektor dhe menaxhimit të mire është nga më

cilësorët në vend. Për periudhën 2009 – 2011 do të realizohet faza e

zbatimit të projektit të tre donatoreve :

• Qeveria Zvicerane nëpërmjet SECO 6.0 milion Euro

• Qeveria Austriake nëpërmjet ADA 1.9 milion Euro

• Qeveria Shqiptare 0.5 milion Euro

Me këto financime do të realizohen investimet e mëposhtme :

• Ndërtim rezervuari grumbullues 2000 m3 në stacionin e pompave

Dobraç

• Linja të reja dërgimi nga stacioni i pompimit në qytet.

• Rikonstruksion i rrjetit të brendshëm në qytet, me gjatësi 30 km

• Vendosja e 15.500 matësave konsumatorëve të ndryshëm.

• Fuqizimi institucional për rritjen e aftësisë menaxhuese të

ndërmarrjes.

Kanalizimet e ujërave të zeza

Gjatë vitit 2009 – 2011 me fonde grant të Qeverise Gjermane do të

investohet në sistemin e kanalizimeve të ujërave të zeza. Ndërhyrjet do të

jenë:

• Rikonstruksion i stacionit të pompave dhe linjës së shkarkimit të

KUZ në lumin Drin.

• Ndarja e rrjetit KUZ me rrjetin e KUB në qytet.

• Ndërtim pusetash KUZ dhe zgjerim rrjeti.

• Lidhja e konsumatorëve familjar me rrjetin KUZ.

• Përfundimi i rrjetit Shirokë – Zogaj, lidhja me konsumatorët

familjarë dhe ndërtimi i impjantit të pastrimit, në funksion të

mbrojtjes së ambjentit në Liqenin e Shkodrës.

Kanalizimet e ujërave të bardha

Gjatë vitit 2009 do të synohet në mirëmbajtjen e rrjetit ekzistues dhe

rikonstruksionin e kolektorëve kryesorë dhe dytësorë, si pjese e

investimeve në rrugë dhe trotuare, ku do të ndërhyhet.

3. Mjedisi dhe pastrimi i qytetit

Mbështetur në sistemin e ri të menaxhimit të mbetjeve urbane (pastrimit

të qytetit), për vitin 2009 e në vazhdim do të synohet në përmirësimin e

mëtejshëm të shërbimit, të pastrimit, largimit dhe depozitimit të

mbeturinave. Përveç ndjekjes rigoroze e sistematike të kryerjes së
shërbimit me standarde të larta, do të synohet në fillimin e ndarjes së

mbeturinave, në materiale të riciklueshme si letë, plastikë e qelq, duke

vendosur në zonat me densitet më të lartë popullsie nga tre kazanë 3000

litër. Kjo ndarje do ti shërbejë perspektivës për riciklimin e tyre.

Vend depozitimi

Investimi për vend depozitimin e ri rajonal të mbetjeve urbane në

Komunën e Bushatit me vlere 4.3 miljon euro ka filluar. Me financim të

Qeverisë Shqiptare është zbatuar faza e parë prej 1.3 milion euro. Kjo

fazë i hap rrugë depozitimi të mbeturinave dhe zgjidh përfundimisht këtë

problem për qytetin e Shkodrës.

Gjelbërimi i qytetit.

Edhe këtë vit prioritet do të jetë rikonstruksioni dhe shtimi i sipërfaqeve

të gjelbra. Këto sipërfaqe do të zgjerohen në hapësirat ndërmjet blloqeve

të pallateve të banimit, e te tjera hapësira publike e private,

rikonstruksioni i lulishteve ekzistuese, sistemimi i nyjeve të qarkullimit

me rrethrrotullime me sipërfaqe të gjelbra si dhe shtimi i gjelbërimit

rrugor në rrugë dhe trotuare, që do të rikonstruktohen .Gjithashtu do të

përfundojë zbatimi i projektit për ndërtimin e shatërvanit të ri në sheshin

e madh tek turizmi, para teatrit Migjeni.

4. Rivitalizimi i Zonës Industriale

Zona Industriale e Qytetit te Shkodrës mbetet një nga potencialet më të

mëdha për zhvillimin e biznesit prodhues për të gjithë rajonin e Shkodrës.

Duke u mbështetur në dokumentet e planifikimeve strategjike, si dhe në

bashkëpunimin me komunitetin e biznesit, Qeverinë Shqiptare dhe

partneret ndërkombëtare, zona Industriale përbën korpusin kryesor të

zhvillimit ekonomik të qytetit. Kjo pasqyrohet qartë në Strategjinë e

Zhvillimit Ekonomik 2005-2015 të qytetit, si dhe në Strategjinë e

Zhvillimit Rajonal Shkodër-Lezhë 2005-2020.

Rivitalizimi i zonës industriale vetëm me përmirësimin e shërbimeve

bazë është një proces jo i plotë. Për të qenë të suksesshëm, ai kërkon

zbatimin e koncepteve menaxhuese bashkëkohore. Hapat e parë tashmë

kanë filluar të hidhen. Një vit me parë në mes Bashkisë Shkodër dhe

Ministrisë së Ekonomisë, Transportit dhe Energjetikës, mbështetur nga

GTZ, është nënshkruar marrëveshja e bashkëpunimit për rivitalizimin e

zonës industriale. Produkt i këtij bashkëpunimi është edhe VKM-ja për

shpalljen “Zonë Ekonomike” e zonës industriale për zhvillimin e

veprimtarive prodhuese, industriale, shërbimi për një periudhë

funksionimi prej 35 vjet. Është në proces shpallja e zhvilluesit të zonës,

ku po diskutohet edhe me asistencën e USAID-it dhe GTZ-se me
Ministrinë e Ekonomisë, mbi rolin e bashkisë si një zhvillues i zonës apo

si autoritet kontraktor. Nga ana e Bashkisë Shkodër në bashkëpunim me

Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme është ndërtuar database i

pronësisë së të gjithë zonës.Gjithashtu, është hartuar dokumenti paraprak

i konceptit të zhvillimit të saj. Është parashikuar që zhvillimi i pronës

publike të bëhet në mënyre harmonike dhe të integruar me zhvillimin e

pronës private. Përfshirja në proces e pronarëve privatë është shumë e

rëndësishme, me qëllim që të eliminohet fragmentarizmi i skajshëm i

pronave. Synimi është krijimi i tregut të tokës dhe ndërtesave të zonës

industriale. Prioritetet e Bashkisë do të jenë dizenjimi, marketingu dhe

zhvillimi e kësaj zone industriale, sipas standarteve bashkëkohore.

Bashkia Shkodër do të jetë një partner dhe mbështetës i fuqishëm për çdo

biznes vendas apo të huaj, për realizimin e iniciativave dhe projekteve të

tyre.

5. Menaxhimi i te ardhurave

Shpenzimet dhe taksat lokale duke ndikuar drejtpërdrejte në

performancën ekonomike lokale përbejnë faktorët me ndikim kryesor në

zhvillimin lokal. Politika fiskale e bashkisë e lidhur me veprimet për

përmirësimin e kompozimit të të hyrave dhe shpenzimeve publike synon

realizimin e prioriteteve të zhvillimit ekonomik, social dhe kulturor.

Në fushën fiskale, Bashkia Shkodër, do të jetë ndihmëse dhe plotësuese e

shërbimeve ndaj komunitetit, nëpërmjet shpërndarjes sa më të drejtë të

barrës fiskale, nëpërmjet llogaritjes së kapacitetit dhe nivelit të tarifave

dhe taksave sipas grupeve ekonomike dhe sociale

6. K u l t u r a dhe sporti

Kultura dhe Sporti janë dy elementë të rëndësishëm për jetën e një qyteti.

Miradministrimi i institucioneve të varësisë, evidentimi i vlerave dhe

trashëgimisë kulturore, si dhe organizimi i aktiviteteve të ndryshme si ato

që mbështeten financiarisht nga Bashkia, ashtu dhe ato me

bashkëfinancime, ndikojnë dukshëm në përmirësimin e jetës shpirtërore

të qytetarëve.

• Objektivi kryesor gjatë këtij viti mbetet përmirësimi i

infrastrukturës së një pjesë të institucioneve të kulturës e sportit

• Objektiv tjetër i rëndësishëm është bashkërendimi mes Bashkisë

dhe instucioneve tjera si Fototeka, Drejtoria Rajonale

Monumenteve, Parku arkeologjik, me synimin e zhvillimit të

turizmit kulturor, një ndër përparësitë që duhet të ketë qyteti i

Shkodrës në zhvillimin e tij. Kjo do arrihet përmes promocionit,

dhe ndërtimit të një skeme të turizimit kulturor me harta-guida për
të gjitha vendet, që paraqesin interes për vizitorët përfshi këtu edhe

shtëpi karakteristike apo objekte të veçanta, si dhe një kombinim i

aktiviteteve e spektakleve që zhvillon Bashkia në data të

rëndësishme për qytetin.

7. A r s i mi

• Objetivi kryesor edhe gjatë këtij viti do të jenë investimet në

institucionet e arsimit parauniversitar, në veçanti ndërtimi i

këndeve sportive, mini fushave të futbollit, e lojërave me dorë, dhe

sistemimin e ambienteve të jashtme.

• Një tjetër objektiv i rëndësishëm është dhe krijimi i kushteve

normale për nxënësit që frekuentojnë konviktet e qytetit si dhe për

fëmijët e kopshteve.

8. Shërbimet sociale

Një ndër shërbimet e shumta që Bashkia ofron janë edhe Shërbimet

Shoqërore që konsistojnë në formë të ndihmës ekonomike për shtresat ne

nevojë, të shërbimeve të përkujdesit social rezidencial dhe komunitar.

Në kuadër të decentralizimit të shërbimeve shoqërore, bashkisë i rriten

detyrimet dhe është tërësisht përgjegjëse për funksionimin dhe

shpërndarjen e shërbimeve shoqërore, për të gjitha kategoritë në nevojë.

Për t’iu përgjigjur këtij stadi aktual, shërbimi Social në Bashki duhet që

t’ju japë përgjigje nevojave të territorit, të shpërndaje burimet ekonomike

që ka në dispozicion si edhe të vendosen në rrjet burimet sociale dhe

institucionale për të plotësuar nevojat e target grupeve të ndryshëm,

përfshire minoritetet. Kjo strategji dhe politike sociale e Bashkisë është

një hap përpara, është krijimi i një vizioni dhe një perspektive të re, duke

koordinuar dhe bashkëpunuar për çdo nisme që lehtëson situatën sociale

të qytetarëve.

.Ky qëllim do të arrihet nëpërmjet objektivave :

• Bashkërendimi i punës mes qendrave publike dhe private që

operojnë në qytetin e Shkodrës në fushën sociale.

• Mbështetje dhe inicim të nismave që shërbejnë për të lehtësuar

situatën sociale të njerëzve në nevojë.

9. Marrëdhëniet ndërkombëtare

• Bashkia Shkodër, krahas krijimit të lidhjeve të reja apo forcimit të

atyre ekzistuese me bashki dhe komuna në nivel lokal apo

kombëtar, ka bërë përpjekje dhe ka arritur të krijojë marrëdhënie të

konsiderueshme dhe me struktura në nivel ndërkombëtar.
• Të tilla marrëdhënie, krahas Promovimit të Bashkisë dhe Qytetit të

Shkodrës, burimeve natyrore dhe kapaciteteve njerëzore që

disponon, kanë krijuar mundësinë e bashkëpunimit dhe mbështetjes

në rrugën tonë të zhvillimit dhe të integrimit në Bashkimin

Europian. Gjatë vitit 2008, këto marrëdhënie kanë qenë mjaft

intensive dhe kanë konsistuar në :

• -Intensifikimin e marrëdhënieve me fqinjët, e me konkretisht,

marrëdhëniet rajonale apo ndërkufitare, duke qenë shpesh herë dhe

inicues të takimeve të ndryshme me qëllim forcimin e

bashkëpunimit rajonal dhe marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë.

• - Futjen e qytetit të Shkodrës në rrjetet lokale, kombëtare,

ndërkombëtare, duke kërkuar anëtarësi me të drejta dhe mundësi të

barabarta për të gjitha mundësitë e ofruara.

• - Hapja e zyrës së LDA në Shkodër, krijoi një degë me shumë në

listën e Agjencive lokale LDA, në Ballkan dhe Europe. ALDA

është shoqate joqeveritare, e krijuar në 1999 me iniciativën e

Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të

Evropës, duke datuar që në 1993 si rrjet LDA-s.Qellimi i saj është

të mbështesë dhe zhvillojë demokracinë në të gjitha nivelet e

qeverisjes lokale. Partneret e këtij rrjeti janë : Qyteti i Brindisit

(Itali), Qyteti Fraize (France), Qyteti Yverdon les Bains (CH),

Rajoni Pulias ( Itali), Insituti Formez (Itali), Shoqata e Bashkive të

Shqipërisë, Qyteti i Barcelonës, Qyteti i Romes, Qyteti i Fierze

(Shqipëri).

• - Eurodistrikti i Adriatikut të jugut, është një tjetër iniciative, ku

Shkodra është anëtare. Eurodistrikti si një formë e konsiderueshme

e integrimit të dy anëve të Adriatikut, ka filluar aktivitetin e saj

2006. Në ketë organizëm rajonal janë të përfshirë 17 Bashki të

vendeve të ndryshme - 11 vende të Molise- Itali, 5 nga Mali i

Zi,dhe 1 nga Shqipëria.

• Ka marrëdhënie me Italinë,

Me qytetin e Torinos, bashkinë e Pescarës, me Qytetin e Firences

me rajonin e Toskanës, me Pizën, me qytetin e Ankonës, me

komunën e Modenas etj.

• Me Gjermaninë, raportet janë kryesisht me qytetin e Dortmundit,

me krahinën Aplerbek, me të cilën ka binjakëzim dhe

bashkëpunohet në mjaft fusha dhe sidomos në promovimin e Zonës

Industriale.

• Me Austrinë. Në saj të bashkëpunimit dhe të mbështetjes së

fuqishme nga ana e qeverise austriake është në vazhdim projekti i

“Rehabilitimit të sistemit të furnizimit me ujë të pijshëm për
qytetin e Shkodrës, projekti për mbështetjen e shërbimit parësor,

projekti për ndërtesat sociale etj.

• Me Kroacinë është nënshkruar Marrëveshje me qytetin e Knin-it,

Me Malin e Zi janë ruajtur dhe forcuar raportet me qytetet

Malazeze, me të cilat ka marrëveshje të tilla, si me Ulqinin,

Tivarin, Cetinjën, apo Kotorrin.