14.04.2015 Views

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

dhe derrat. Të zotët e këtyre rrethimeve u përpoqën të nxjerrin fitime maksimale nga pronat e

reja. Fushat nuk u lamë në djerrë një herë në tre vjet, por në vitin e tretë ato u mbollën me bimë

foragjere, që shërbenin për ushqimin e kafshëve, por edhe për të pasuruar tokën. Teknika e re e

kultivimit të tokës, që u quajt qarkullim shumëvjeçar, solli rritjen e prodhimit bujqësor, krijimin

e rezervave në foragjere për dimër dhe përmirësimin e rritjes së kafshëve. Dalëngadalë blegtorët

përzgjodhën racat e gjedhit, bagëtisë së imët dhe derrave, prej nga nxorën sasi më të mëdha

mishi, qumështi dhe leshi. Bagëtia siguronte edhe plehun e vetëm që njihej deri atëherë, plehun

organik.

Këto ndryshime, që morën emrin revolucion bujqësor, ndodhën shumë ngadalë dhe arritën

përhapje të gjerë vetëm në shekullin XIX.

Në fshatra përhapet puna në shtëpi. Ndërkaq në fshatrat angleze u përhap puna në shtëpi.

Tregtarët u shpërndanin familjeve fshatare lëndët e para (për shembull, leshin), ndonjëherë edhe

mjetet e punës (për shembull tezgjahun), pastaj vinin të merrnin punën e përfunduar (për

shembull, pëlhurën). Gjatë kohës së vdekur në bujqësi, e tërë familja ndihmonte në këtë lloj pune

dhe tregtarët nxirrnin përfitime të mëdha.

U zhvillua industria minerare. Që në lashtësi druri qe përdorur gjerësisht (për të ndërtuar shtëpi,

anije, për ngrohje, për të shkrirë metalet). Në rrjedhën e shekujve qenë prerë pyje të tërë dhe në

vitet 500 druri u bë një material i rrallë dhe i kushtueshëm. Atëherë nisi të përdoret qymyri fosil,

një mineral me të cilin Anglia ishte e pasur. Prej tij, në vitet 600, anglezët arritën të nxjerrin

koksin, një lloj qymyri mjaft i përshtatshëm për fonderitë dhe fabrikat. Kështu edhe industria

minerare mori një zhvillim të ndjeshëm.

Anglia bëhet një fuqi e madhe tregtare. Por sidomos në gjysmën e dytë të viteve 600 Anglia

nisi të konkurrojë Holandën në sundimin e deteve.

Në Amerikën veriore, ku në vitin 1607 kishte lindur Virxhinia, shpejt lindën edhe koloni të tjera,

ndër të cilat Anglia e Re, Pensilvania dhe dy Karolinat. Në ishujt Antile anglezët shtinë në dorë

ishujt Barbados – që shpejt u bënë një strofkë piratësh – dhe u morën Xhamajkën spanjollëve,

duke e shndërruar në qendër tregtare të zonës.

Nën mbrojtjen e monarkisë, Shoqëria e fuqishme angleze e Indisë lindore ngriti qendrat e saj të

para në Indi (Madras, Bombej, më pas Kalkuta), duke hedhur bazat për pushtimin e mëvonshëm

të kontinentit indian.

Londra, selia e Shoqërisë, brenda pak vitesh u bë porti më i rëndësishëm i Anglisë dhe mbeti

gjatë gjithë shekullit XVIII dhe XIX, qendra më e madhe ekonomike dhe tregtare e botës.

Rrugët tregtare angleze në shekujt XVI-XVII (hartë)

Gjatë shekullit XVII rëndësia tregtare e Anglisë rritet përherë e më shumë derisa hyn në konkurrencë dhe

fiton mbi Holandën.

Fjalët kyç: epidemi, kompani tregtare të lundrimit, koloni, përfitim, rrethim me gardh, revolucion bujqësor,

punë në shtëpi

Tryeza kronologjike: fundi i shekullit XVI- Italia dhe Mesdheu fillojnë ta humbasin rëndësinë e

dikurshme; 1602-krijohet në Amerikë kolonia e parë angleze: Virgjinia; 1618-1648-lufta e Tridhjetë

vjetëve; 1630-1631-epidemia e murtajës në Itali; 1647-Revolta e Mazanielos; 1648-paqja e Vestfalisë;

1656-1657- epidemia e murtajës në mbretërinë e Napolit.

Idetë kryesore

Shoqëria e viteve 600 është ende e ndarë në tri shtresa: fisnikëria, kleri dhe shtresa e tretë.

Qendra ekonomike evropiane shpërngulet nga Mesdheu në oqeanin Atlantik.

Varfërohet Spanja, që nuk di t’i shfrytëzojë pasuritë amerikane, Italia, që nuk di ta përditësojë prodhimin,

Gjermania që bëhet arenë e luftës së Tridhjetë vjetëve.

Holanda dhe Anglia janë në zhvillim të shpejtë. Holanda në gjysmën e parë të viteve 600 ka epërsinë në

dete, Anglia në gjysmën e dytë të shekullit bëhet fuqia më e madhe detare botërore.

Shoqëritë tregtare holandeze dhe angleze krijojnë kolonitë.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!