14.04.2015 Views

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Evropa pas paqes së Vestfalisë (1648). “Shtetet gjermane” të treguara në hartë ishin në të vërtetë më

shumë se 300, të ndara në qytete dhe shtete të vegjël, secili me pavarësinë e vet.

3. Një shtet në zhvillim të shpejtë: republika e Holandës

Republika e Holandës është e vogël, por e pasur dhe e guximshme. Në vitet 600 qendra e

ekonomisë evropiane u zhvendos në Mesdhe në vendet që lageshin nga oqeani Atlantik, pra

Holanda, që paqja e Vestfalisë të shpallej përfundimisht e lirë nga sundimi spanjoll, Anglia dhe

siç do të shohim në kapitullin që vjen, Franca.

Republika e shtatë provincave të bashkuara ose republika e Holandës ishte një shtet i vogël,

popullsia e të cilës mezi arrinte 2 milionë banorë. E megjithatë në gjysmën e parë të viteve 600 u

bë fuqia kryesore tregtare e botës dhe fitoi sundimin mbi detet.

Kjo u bë e mundur falë tregtarëve, bankierëve, sipërmarrësve, kryesisht të besimit kalvinist, që

kishin në Holandë një peshë të madhe politike dhe ditën të krijojnë një model jetese të bazuar mbi

punën. Ndërkaq refugjatët dhe të përndjekurit e shumë vendeve gjetën strehë në Holandë, ku

toleranca fetare ishte një traditë dhe sollën aty teknika dhe njohuri të reja.

Një sekret: zvogëlimi i kostove të prodhimit. Holanda u pasurua me shpejtësi. Sekreti i saj ishte

zvogëlimi në maksimum, në çdo sektor, i kostove të nevojshme për prodhimin, në mënyrë që

të shiteshin mallrat me kosto sa më të ulët dhe të fitoheshin klientë të rinj. Për këtë qëllim

holandezët përdorën teknika më moderne se ato të konkurrentëve dhe ulën – me sa qe e mundur –

edhe cilësinë e prodhimit. Stofrat e tyre, për shembull, ishin të punuar trashë, por u përgjigjeshin

nevojave të popullsisë; anijet e tyre qenë të ndërtuara me dru jo shumë të çmuar, por gjithsesi të

përshtatshme për udhëtime oqeanike dhe mund të merreshin me qira më të ulët.

Holandezët u bënë kështu “karrocierët e deteve” dhe transportonin mall të çdo lloji në gjithë detet

e botës. Amsterdami, porti më i madh holandez, kaloi me shpejtësi nga 20.000 në 200.000

banorë dhe, në pjesën më të madhe të shekullit, ishte qendra tregtare e botës dhe selia më e

rëndësishme e bursës së Evropës.

Lindën shoqëritë e lundrimit. Udhëtimet e gjata transoqeanike ishin plot rreziqe dhe asnjë

tregtar s’mund t’i përballonte i vetëm. Në Holandë, ashtu si në Angli dhe më vinë në Francë,

lindën Shoqëritë e mëdha Tregtare të Lundrimit, ku ortakët mblidhnin bashkë kapitalet për t’i

investuar dhe për të nxjerrë fitime. Edhe qytetarët e zakonshëm mund të blinin aksione në një

Shoqëri dhe të bëheshin ortakë (aksionet janë pjesë, ose më mirë kuota, të ndarjes së kapitalit).

Shoqëritë, me mbrojtjen dhe lejen e shtetit, mund të pushtonin territore dhe të formonin koloni.

Shoqëritë e lundrimit themelojnë koloni dhe bëjnë luftëra. Kështu Shoqëria holandeze e

Indisë lindore vuri në zotërim bazat kryesore tregtare në jug-lindje të Azisë, duke dëbuar

portugezët që qenë vendosur aty që në fillim të viteve 500. në Indonezi (harta faqe 119) pushtoi

territore të gjera dhe i detyroi me dhunë popullsitë vendase të kultivojnë prodhimet e kërkuara në

Evropë (erëza, kafe, pambuk).

Në Amerikë, ku vepronte Shoqëria e Indisë perëndimore, holandezët krijuan koloni të

ndryshme, ndër të cilat Amsterdami i Ri, në Atlantik. Por në vitin 1664 Holanda u mund nga

Anglia në një luftë për rivalitet tregtar dhe ia dorëzoi Amsterdamin e Ri anglezëve, që e pagëzuan

me emrin Nju Jork.

4. Shndërrimet ekonomike të Anglisë

Fillimi i revolucionit bujqësor. Shndërrimi ekonomik i Anglisë filloi në vitet 500, kur disa

fisnikë të fshatit nisën të vënë në zotërim tokat e përbashkëta, pra pyjet dhe kullotat që deri

atëherë bashkësitë e fshatarëve i përdornin për dru dhe për të kullotur bagëtitë. Pronarët e rinj e

ndaluan hyrjen në këto toka dhe i rrethuan me gardhe e mure. Prej këtej morën emrin rrethime.

Kjo i dëmtoi fshatarët më të varfër që s’mund të siguronin dru dhe s’mund të ushqenin falas dhitë

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!