14.04.2015 Views

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Prandaj në Spanjë prodhohej shumë pak dhe thuajse gjithçka blihej jashtë vendit. Pjesa më e

madhe e arit dhe e argjendit amerikan shërbente për të paguar importin e grurit, të armëve dhe

mallrave të tjera (verë, kuaj, veshje, sende luksi), për të cilat kishte një kërkesë të madhe në

Spanjë dhe në kolonitë e saj. Një sasi e madhe parash ishte gllabëruar nga shpenzimet ushtarake

që ishin të nevojshme për të organizuar ushtri, për të ngritur flota, për të mbrojtur kolonitë e

përtejdetit, për të mbajtur nën kontroll piratët.

Në fillim të viteve 600, kur minierat amerikane nisën të shterojnë, në mbarë vendin u përhap

një varfëri e madhe.

Edhe Italia hyn në një fazë rënieje. Edhe Italia, në fund të shekullit XVI, hyri në një fazë

rënieje.

Manifakturat italiane ishin të specializuara në prodhimin e sendeve të luksit, sidomos copave të

cilësisë së lartë, por shumë të kushtueshme. Këto artikuj kërkoheshin përherë e më pak, stofrat

anglezë dhe holandezë shiteshin jashtë mase, sepse ishin më të lirë, pavarësisht cilësisë së ulët.

Për më tepër, aty nga fundi i shekullit, portet italiane nisën të ndiejnë konkurrencën e porteve të

Atlantikut. Prej aty nisnin rrugët e reja detare për në Indinë lindore dhe perëndimore. Mesdheu

dhe Italia e humbën rëndësinë tregtare që kishin pasur ndër shekuj dhe u gjendën jashtë

trafiqeve të mëdha ndërkombëtare.

Kriza ekonomike bëhet shkak për kryengritje. Në Italinë e varfëruar pllakosin rëndë zitë e

bukës dhe murtaja. Në vitin 1630 vdiq nga murtaja një e treta e popullsisë në Italinë qendrore

dhe të veriut; në vitin 1656-57 epidemia goditi mbretërinë e Napolit.

Në Napoli, si në gjithë zotërimet spanjolle, duheshin paguar taksa dhe tatime të çdolloji, sepse

spanjollët, përherë e më ngushtë në të holla, kërkonin të nënshtronin edhe më shumë popullsinë.

Pesha më e rëndë e taksave binte mbi pjesën më të varfër të popullatës, kështu që kryengritjet

popullore u bënë më të shpeshta, si në Itali ashtu dhe në pjesën tjetër të Evropës. Një nga më të

famshmet shpërtheu në Napoli (1647) kur për shkak të një takse të re, u rrit çmimi i frutave, që

ishte një nga ushqimet kryesore të të varfërve. Në krye të kryengritësve u vu një shitës pjeshkësh

napoletan, që quhej Mazanielo, që shpejt u vra. Kryengritja u shtri në të gjithë mbretërinë e

Napolit, gjithsesi kryengritësit ishin të çorganizuar dhe në vitin 1648 spanjollët vunë nën kontroll

qytetin.

Një konflikt i tmerrshëm pllakos në Evropë. Uria, murtaja dhe zitë e bukës shpesh ishin pasoja

të luftës. Epidemia e rëndë e murtajës që goditi Italinë në vitet 1630-1631, për shembull, u përhap

në trupat e lancikenekëve, që kishin zbritur në gadishull gjatë luftës së Tridhjetë viteve.

Ky konflikt i tmerrshëm, që nisi në vitin 1618 deri në vitin 1648, ishte pasojë e përgjakshme e

kundërshtive fetare që kishin tronditur Evropën një shekull më parë. U përfshinë thuajse të gjitha

fuqitë evropiane. Nga njëra anë u rreshtuan mbretërit katolikë: Habsburgët e Austrisë, mbreti i

Spanjës (edhe ai pjesëtar i familjes së Habsburgëve) dhe princat katolikë të Gjermanisë; në anën

tjetër princat protestantë gjermanë, Danimarka, Suedia, Hollanda dhe në fund edhe Franca

katolike, e rrezikuar nga rrethimi si në kohën e Karlit V.

Lufta e Tridhjetë vjetëve ishte lufta e fundit fetare: nëpërmjet saj perandorët austriakë u

përpoqën që katolicizmi të rifitonte tokat që kishte humbur në kohën e Reformës. Por shumë

shpejt arsyet politike mbizotëruan ndaj atyre fetare dhe në lojë u vu sundimi i Evropës.

Gjermania është vendi më i goditur nga lufta. Gjermania ishte arena kryesore e operacioneve

ushtarake: rajone të tëra u shkatërruan dhe u shkretuan krejt, shumë qytete u rrethuan, shumë

fshatra u shkatërruan. Ngado pllakosën zitë sepse prodhimet u braktisën nga fshatarët në arrati

apo u grabitën nga ushtritë. 40% e popullsisë gjermane vdiq nga uria, sëmundjet apo dhuna e

plaçkitjeve të ushtarëve.

Më në fund, në vitin 1648, kur pjesa dërrmuese e Evropës qe shkretuar, konflikti u mbyll me

paqen e Vestfalisë, që e ndërroi fytyrën politike të kontinentit.

Habsburgët e Austrisë humbën çdo pushtet real mbi shtetet gjermane, edhe pse me emër mbetën

perandorë. Holanda dhe Zvicra u njohën përfundimisht si të pavarura ndërsa Franca, që ishte

fitimtare e fazës së fundit të luftës, u imponuan si një fuqi e re sunduese në Evropë.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!