14.04.2015 Views

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Një pjesë e tyre, fisnikët nga gjaku (apo nga shpata), rridhnin nga familje të lashta fisnike. Të

tjerë e kishin fituar titullin e fisnikërisë më vonë, pasi i kishin shërbyer shtetit si gjykatës,

guvernatorë të provincave, furnizues me armë, se u kishin dhënë hua para sovranëve apo sepse e

kishin paguar me çmim të kripur titullin e fisnikërisë: mbretërit dhe princat kishin gjithnjë nevojë

për të holla dhe s’para ngurronin shumë kur qe fjala për të dhënë tituj me pagesë. Kjo aristokraci

e vonë quhej në Francë fisnikëri e togës, nga emri i mantelit të gjatë që mbajnë gjyqtarët (toga).

Jo të gjithë fisnikët ishin shumë të pasur, madje shumë prej tyre ishin të skamur dhe të mbytur në

borxhe. Por që të gjithë ishin në garë kush e kush të binte më shumë në sy, në jetën e përditshme,

nga masa e njerëzve të zakonshëm, që duhet të punonte për të jetuar. Shpalosnin pasuritë e tyre

dhe e përbuznin punën e krahut, duke e quajtur diçka “të ulët”.

Ata që punojnë për të siguruar jetesën: shtresa e tretë. Fisnikëria përbënte një përqindje të

ulët të popullsisë (jo më shumë se 1% në Francë), ndërsa pjesa dërrmuese e njerëzve bënte pjesë

në të ashtuquajturën shtresë e tretë. Këtu bënte pjesë një grup i vogël borgjezësh të pasur dhe të

ditur (gjyqtarë, avokatë, financierë, tregtarë të mëdhenj, sipërmarrës) dhe të gjithë ata që jetonin

me punën e krahut të tyre, fshatarë, zejtarë, punëtorë, punëtorë krahu.

Ishin pastaj të emargjinuarit (të varfër, lypës, endacakë), që shpesh i mbyllnin në azile, ku

jetonin bashkë pleq dhe fëmijë, të shëndetshëm dhe të sëmurë, të marrë dhe punëbosh.

Uria, lufta, epidemitë përkeqësojnë kushtet e jetesës. Në shekulli XVII pati disa vite me

prodhime të pakta bujqësore dhe zi buke, që dënonin me uri mbarë popullatën. Epidemitë ishin

të shpeshta, sidomos murtaja, por edhe lija, tifoja apo gripi i thjeshtë, po aq i rrezikshëm për

popullsinë e kequshqyer. Ekspeditat ushtarake plaçkitnin dhe vrisnin, shkatërronin fushat,

përhapnin sëmundje infektive. Popullsive të sfilitura, qeveritë u vinin taksa përherë e më të rënda.

Në tërë Evropën kushtet e jetës përkeqësoheshin dhe si në qytet ashtu dhe në fshat, shpërthyen

kryengritje të dhunshme popullore.

Për shkak të urisë, luftërave dhe epidemive, rritja demografike pësoi një ngadalësim: popullsia

mbeti e pandryshuar në vendet mesdhetare (Spanjë, Itali, Francë), ra ndjeshëm në Gjermani (që

siç do ta shohim u bë arenë e një lufte të gjatë e quajtur “lufta e tridhjetë vjetëve”), vazhdoi të

rritet në vendet e veri-lindjes (Angli dhe Holandë), që ditën t’i bëjnë ballë me sukses vështirësive

ekonomike të momentit.

Shoqëria në shekullin XVII

Shtresat e privilegjuara (fisnikëria, kleri) Shtresa e tretë (ata që punojnë për të jetuar) shtresa e lënë pasdore

(lypësit, të çmendurit, endacakët).

Uria, lufta, sëmundjet: plagët e shekullit

Uria-dobëson organizmin-epidemitë-shkaktojnë vdekjen

Zitë e bukës-janë shkak-i urisë-favorizojnë epidemitë-shkaktojnë vdekjen

Ushtritë dhe luftërat—shkatërrojnë fushat-shkaktojnë vdekjen.

2. Varfëria dhe rënia ekonomike në Spanjë, Itali dhe Gjermani

Ekonomia e Spanjës në rënie. Rreth vitit 1550 Spanja ishte vendi më i pasur i Evropës. Por që

në gjysmën e dytë të shekullit mbretërit spanjollë, duke u gjendur ngushtë me të holla, u detyruan

t’i kërkojnë para bankierëve të gjysmës së Evropës dhe ndonjëherë nuk qenë në gjendje t’i

shlyejnë borxhet që merrnin.

Si ndodhi e gjithë kjo? Le të përpiqemi ta kuptojmë.

Sasitë e mëdha të metalit të çmuar, që mbërritën në Spanjë nga kolonitë amerikane, nuk

shpenzoheshin në dobi të bujqësisë, artizanatit, tregtisë, sepse fisnikët spanjollë e përbuznin

punën dhe aktivitetet prodhuese, duke u përpjekur të bëjnë karrierë në ushtri dhe në rangjet e

klerikëve.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!