14.04.2015 Views

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Pikërisht për të theksuar lidhjen e Moskës me Romën e Lashtë, Ivani IV (1533-1584) – një nga

pasardhësit e Ivanit III – mori në vitin 1547 titullin car, që vjen nga latinishtja caesar dhe do të

thotë pikërisht cezar, perandor. Ai ushtroi mbi shtetasit një pushtet të pakufishëm, që u quajt

autokraci, duke pretenduar se vullneti i tij si sovran përkonte me vullnetin e Zotit.

Të vetmit që iu kundërvunë carit ishin fisnikët, që quheshin bojarë, krerë ushtarakë dhe zotër të

territoreve të gjera. Por kundër tyre Ivani IV, që e thërrisnin i Tmerrshmi, për mizorinë e tij,

ndërhyri fuqishëm dhe egërsisht. Shfarosi një pjesë të madhe të tyre, dëboi me mijëra në zona të

humbura dhe ua mori tokat të gjithëve. Tokat e konfiskuara ia shpërndau ushtarakëve dhe

funksionarëve besnikë, që i shndërroi në një truprojë të fuqishme e të besuar dhe i shpërbleu me

tituj fisnikërie.

Për t’iu siguruar fisnikëve krahun e punës për të mbjellë tokat, cari ua hoqi çdo të drejtë

fshatarëve dhe i detyroi t’i shërbenin përulësisht zotërinjve, duke i lidhur përjetë pas tokës. Që

atëherë e deri në shekullin XIX fshatarët rusë ishin bujkrobër.

Në vitin 1613 u ngjit në fronin e Rusisë Mihail Romanov, cari i parë i një dinastie që e mbajti

pushtetin deri në vitin 1918.

Cari Ivani IV plotëson formimin e shtetit rus dhe fillon krijimin e një perandorie që përfshinte edhe popuj

jo sllavë.

Hartë Perandoria moskovite: principata e madhe e Moskës (1462); pushtimet e Ivanit III i Madhi (1462-

1505); pushtimet e Ivanit IV i Tmerrshmi (1533-1584).

Fjalët kyç: kryeqytet, kapitalizëm tregtar ose komercial, bursë, koniunkturë, inflacion, shtet modern,

burokraci, sheriat, autokraci, bujkrobër.

Tryezë kronologjike: 1499 ardhja e Luigjit XII në Itali; shekulli XVI rritja e popullsisë dhe e çmimeve;

1521-1559 lufta mes Francës dhe Spanjës për sundimin e Italisë dhe të Evropës, 1527 plaçkitja e Romës;

1529 Turqit në dyert e Vjenës, 1559 paqja e Kato-Kambrisit 1571 beteja e Lepantos, fund shekulli XVI

qendra e tregtisë ndërkombëtare zhvendoset nga Mesdheu në Atlantik.

Organizo informacionet

Duke përdorur të dhënat në vijim ndërto një grafik me kolona që të tregojë rritjen e popullsisë evropiane në

periudhën 1450-1600. grafiku është filluar (përbri)

Të dhënat

1450=60 milionë banorë

1500=70 milionë banorë

1550=78 milionë banorë

1600=90 milionë banorë

Një periudhë kundërshtish

1. Shoqëria e viteve 600 mes mjerimit dhe shkëlqimit

Shoqëria është e ndarë në tri shtresa. Në vitet 600, ashtu si në Mesjetë, shoqëria ishte e ndarë

në tri shtresa që mbaheshin si të pandryshueshme dhe të krijuara njëherë e përgjithnjë. Ato ishin

kleri, fisnikëria dhe e ashtuquajtura shtresë e tretë, që përfshinte tërë pjesën tjetër të popullatës.

Fisnikëria gëzon shumë privilegje. Fisnikët zotëronin pjesën më të madhe të pronave të tokës

dhe gëzonin shumë privilegje: për shembull ishin të përjashtuar nga pagesa e shumë taksave,

kishin të drejtë të mbulonin shumë funksione ushtarake dhe kishtare, mund të mbanin shpatë dhe

të mbanin në shërbim njerëz të armatosur. Këto privilegje ishin një shpërblim për shërbimet që

dikur fisnikëria i bënte mbretit, sidomos duke i dhënë ndihmë ushtarake në rast lufte. Me

zhvillimin e ushtrive kombëtare të përhershme pushteti i fisnikëve u zbeh pjesërisht.

Krahas fisnikërisë nga gjaku ekziston edhe një tjetër fisnikëri nga toga. Mes fisnikëve kishte

grada të ndryshme.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!