14.04.2015 Views

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

esimin e tyre). Shumë qytetarë e pranuan me dëshirë sundimin turk sepse ky nuk e kishte të

detyrueshme bujkrobërinë.

Perandoria përfshinte edhe një numër të madh popujsh, të ndryshëm nga ligjet, feja, zakonet, por

të bashkuar nga detyrimi për t’iu bindur sulltanit dhe për të kryer shërbim ushtarak. Në shekullin

XVI mbi të gjitha ligjet e perandorisë mbizotëroi sheriati ose ligji hyjnor që vinte prej Kuranit:

sheriati u bë një element i rëndësishëm bashkues për popujt e nënshtruar ndaj sulltanit.

Pas vdekjes së Sulejmanit (1566), turqit arritën t’i rrëmbejnë Venedikut ishullin e Qipros por po

atë vit disa fuqi evropiane të krishtera (ndër të cilat Spanja, Gjenova dhe Venediku) me

mbështetjen e papa Piut V, u bashkuan në një lidhje të shenjtë dhe ngritën një flotë të fuqishme

kundër perandorisë osmane. Sidomos Venediku rreshtoi në betejë më shumë se njëqind galeta

dhe gjashtë “galeace”, fortesa të vërteta lundruese të armatosura me topa të shumtë.

Beteja u zhvillua në vitin 1571, pranë Lepantos (Greqi) dhe përfundoi me një fitore të shkëlqyer

të armatës së krishterë. Për herë të parë flota turke, që deri atëherë mbahej e pathyeshme, pësoi

një humbje të rëndë, prandaj suksesi ushtarak u përshëndet në Evropë me entuziazëm të madh.

Gjithsesi nuk ishte një fitore përfundimtare sepse të krishterët ishin të ndarë nga mosmarrëveshje

të pakapërcyeshme. Kështu perandoria osmane arriti ta marrë veten dhe të ndërtojë sërish flotën.

Qiproja, që u ishte rrëmbyer venedikasve në vitin 1571, nuk u kthye dhe Kandia, një shekull më

vonë (1669) ra në duart e turqve.

Rreth fundit të shekullit XVI perandoria e madhe turke nisi të shfaqë shenjat e dobësisë.

Funksionet politike iu ngarkuan njerëzve të paaftë në këmbim të parave dhe jeniçerët, që kishin

qenë ajka e ushtrisë, nuk donin t’ia dinin më për disiplinën dhe nisën të bëjnë ligjin në oborr.

Por ishte sidomos ekonomia ajo që mbeti më e prapambetura.

Evropianët kishin zbuluar rrugët detare për në Indi dhe i blinin drejtpërsëdrejti produktet e

mrekullueshme të orientit – piper, erëza, mëndafsh, porcelane, ar, perla etj – duke iu drejtuar

përherë e më pak tregtarëve ndërmjetës myslimanë. Ndërkaq, ndërsa në Evropë po hidhte rrënjë

kapitalizmi tregtar me bankat, bursat, mënyrat e reja të pagesës, në perandori tregtia vazhdonte të

kryhej sipas metodave tradicionale dhe të vjetëruara. Më në fund, perandoria nisi të shfaqë shenja

të një prapambetjeje përherë e më të madhe edhe në fushën e teknikës dhe të shkencës. Ushtria,

për shembull, nuk i përtëriu armatimet dhe teknikat e luftimit: pikërisht rrjedhojë e kësaj janë

dështimet ushtarake të turqve, si rrethimi i dytë i dështuar i Vjenës (1683).

Përparimi osman

Zgjerimi i perandorisë osmane e lehtësuar nga -organizim i fuqishëm ushtarak-entuziazmi fetar i

luftëtarëve-përçarja e shteteve të krishtera-toleranca e turqve ndaj “të pafeve”- përmirësimi i kushteve të

fshatarëve.

Sulejmani i Mrekullueshëm, portret nga artistë orientalë në një pikturë në letër e vitit 1580.

5. Në vitin 400 lind Rusia moderne

Grandukati i Moskës kishte nisur të mbizotëronte mbi shtetet e tjera ruse që në vitet 300, kur ato

toka ende ishin në duart e mongolëve të Hordhisë së Artë, pasardhës të Xhengis Khanit. Gjatë

viteve 400 një grandukë i Moskës Ivani III, që thirrej i Madhi, fitoi pavarësinë nga mongolët dhe

i zgjeroi zotërimet e veta, duke filluar bashkimin e mbretërisë. Për këtë arsye ai mbahet si

themeluesi i shtetit rus.

Në vitin 1472 u martua me Sofinë, mbesën e perandorit të fundit të Kostandinopojës dhe që

atëherë e quajti veten si pasardhës të ligjshëm të perandorisë bizantine. Meqë Kostandinopoja

(Roma e dytë) kishte rënë në duart e turqve (1453) dhe s’mund të ishte më qendra fetare e Kishës

ortodokse, këtë rol e mori përsipër Moska, kryeqyteti i mbretërisë ortodokse të Rusisë, që nisi të

quhet Roma e tretë. Qyteti u pasurua me monumente të shkëlqyera dhe pallati perandorak,

Kremlini, u zgjerua dhe u zbukurua nga artistë të ardhur enkas nga Italia.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!