14.04.2015 Views

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Fillimisht francezët dhe spanjollët zbritën në fushën e betejës për zotërimin e Milanos. Ky

territor kishte fituar një rëndësi të madhe në sytë e spanjollëve sepse u lejonte atyre, falë edhe

portit të Gjenovës, të arrinin në Austri nëpërmjet Alpeve, pa qenë nevoja të kalonin në territorin

francez.

Për të mbrojtur dukatin, Fransua I zbriti në Itali, në krye të një ushtrie të fortë, por në betejën e

Pavias (1525) u mund rëndë, u plagos dhe u zu rob. Gjithsesi nuk e humbi shpresën pas humbjes

së Milanos dhe sapo u lirua, u përpoq të krijojë një lidhje kundër Karlit, ku morën pjesë edhe

papa, Venediku dhe Firence.

Atëherë Karli V lejoi një ushtri prej 12.000 ushtarësh gjermanë, të quajtur lancikenekë që të

marshonin kundër Romës. Qyteti kishte një mbrojtje të dobët, kështu që lancikenekët e shtinë në

dorë lehtësisht (maj 1527) dhe e plaçkitën mizorisht. Masakrat, shkatërrimet, përdhosja e kishave,

grabitjet zgjatën plot nëntë muaj: ishte e ashtuquajtura plaçkitje e Romës. Më në fund papa arriti

paqen me Karlin V dhe pak më vonë e kurorëzoi zyrtarisht perandor në Bolonjë (1530).

Pavarësisht sukseseve italiane, pushteti i Karlit V ishte dobësuar shumë. Turqit osmanë, në një

vrull pushtimesh, kishin pushtuar Hungarinë, duke u shtyrë deri në portat e Vienës (1529). Në

Gjermani ishin ngritur kundër tij princat protestantë, që kishin kaluar nga katolicizmi në një fe të

re të krishterë që mohonte autoritetin e papës (do të flasim në kapitullin tjetër). Fransua I

mbështeste si turqit ashtu dhe princat gjermanë kryengritës.

Lufta u shpërngul jashtë Italisë ku zgjati edhe për shumë vite.

Më në fund, në vitin 1559, u arrit paqja e Kato-Kamberisisit. Siç duket në hartë, ajo e vendos

Italinë drejtpërdrejt apo tërthorazi nën kontrollin spanjoll. Spanja kishte në dorë Milanon,

mbretërinë e Napolit dhe shtetin e Presidëve (një mori fortesash në Toskanë) dhe kishte

siguruar besnikërinë e grandukatit të Toskanës, republikës së Gjenovës dhe dukatit të Savojës.

Kur lufta mori fund, dy pjesëmarrësit kryesorë në konflikt, Frasua I dhe Karli V, qenë zhdukur

prej kohësh nga skena politike. Mbreti i Francës kishte vdekur (1547) dhe karli ishte mbyllur në

manastir. Ëndrra për perandorinë universale kristiane, për të cilën perandori kishte luftuar tërë

ato vite, kishte perënduar përgjithnjë. Evropa ishte ndarë në katolikë dhe protestantë. Territoret

e perandorisë – shumë të gjera për t’u mbrojtur si duhet – ishin ndarë mes vetë Karlit,

Ferdinandit të Austrisë dhe të birit Filipit. Perandorit të parë i kishte lënë kurorën perandorake

dhe zotërimet e Habsburgëve, të dytit Spanjën, zotërimet italiane, Vendet e Ulëta dhe kolonitë e

Amerikës.

Shteti modern

Shteti modern kombëtar i viteve 500-mbahet nga- një monarki e fortë-që e forcon pushtetin e vet kundërfisnikërisë-papës-perandorisë;

që zotëron- një territor të bashkuar-një burokraci efikase-një ushtri të

përhershme.

4. Perandoria osmane nga shkëlqimi në rënie

Pas pushtimit të Kostandinopojës nga Mehmeti II (1453), kjo e fundit ishte bërë qyteti më i

madh i botës për nga numri i banorëve, rëndësia tregtare dhe pasuria e jetës kulturore. Katedralja

e lashtë që donte Kostandini për nder të Shën Sofisë ishte shndërruar në xhami, si simbol i

pushtetit të ri mysliman.

Siç duket në hartë, në dekadat e para të viteve 500 territoret e perandorisë turke u shtrinë duke

përfshirë Sirinë dhe Egjiptin. Sulltani i madh Sulejmani i Mrekullueshëm (1520-1566) pushtoi

Beogradin, Budapestin në Hungari, Bagdatin në Mesopotami dhe Tripolin në Afrikën veriore.

Në vitin 1529 trupat turke mbërritën për herë të parë në portat e Vienës dhe e shtrënguan në

rrethim. Qyteti qëndroi, por rrethimi u përsërit një shekull më vonë (1685) dhe tërë Evropa u

drodh nga kërcënimi turk.

Zgjerimi i perandorisë osmane u lehtësua nga përçarja mes shteteve të krishtera dhe nga

toleranca e turqve ndaj fesë së shtetasve (“të pafetë” paguanin një taksë por mund të ushtronin

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!