14.04.2015 Views

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Inflacioni

Kërkesë e lartë-prodhim i pamjaftueshëm-rritja çmimesh-paraja humbet vlerën-inflacion.

3. Evropa në luftë

Në vitet 500 vendet evropiane buzë Atlantikut, pra Franca, Anglia, Spanja dhe më pak Portugalia,

po shndërroheshin në shtete kombëtarë modernë. Qeveriseshin nga monarki të forta, kishin

territore të gjera të bashkuara nga mbreti, kishin një burokraci (tërësia e funksionarëve që

administrojnë shtetin) efikase dhe një ushtri të përhershme, që nuk shpërndahej as në kohë

paqeje. Shtetasit kontribuonin për mbajtjen e funksionarëve dhe të ushtrisë nëpërmjet pagesës së

taksave.

Për të forcuar pushtetin e tyre mbretërit duhet t’i bënin ballë fisnikërisë së vjetër feudale dhe i

kishin hequr kësaj të fundit disa privilegje. I qenë kundërvënë perandorisë, sepse siç thoshte

mbreti i Francës, asnjë autoritet brenda një shteti nuk mund të qëndronte mbi mbretin. Nuk qenë

dorëzuar as përpara papës, të cilit ia kishin hequr pushtetin dhe paratë, duke i vënë taksa pronave

të Kishës.

Ndërsa Italia ishte e ndarë në shumë shtete të vegjël dhe dobësia politike dhe ushtarake ishte e

dukshme. Kishte qenë një nga qendrat më të mëdha të pasurisë së Evropës dhe kjo ishte një

nga arsyet që ngjalli dëshirat për pushtim të fuqive të mëdha.

Kështu, në vitet 500, Italia u bë pikësynim i sulmeve të huaja dhe u bë arenë e luftërave të

përgjakshme. Shpesh ishin pikërisht princat italianë që kërkonin ndërhyrjen e huaj, të trembur se

mos humbnin pushtetin karshi ndonjë rivali të tyre.

Kjo ndodhi, për shembull, në vitin 1494, kur Ludoviku Zeshkan thirri në Itali mbretin francez

Karlin VIII, gjë që u përsërit disa herë në dekadat që vijuan.

Ende s’kishin kaluar pesë vjet nga ardhja e Karlit VIII (1494) kur kushëriri i tij, mbreti i ri i

Francës Luigji XII, e provoi sërish aventurën italiane (1499), duke kërkuar përveç mbretërisë së

Napolit, edhe trashëgiminë e dukatit të Milanos, si pasardhës i Viskontëve.

Venediku u rreshtua në krah të tij dhe papa Aleksandri VI Borxhia nuk e pengoi, me shpresë se

mbreti i Francës do të ndihmonte të birin Qezarin që të shtinte në dorë principatën e Romanjës.

Pasoi një lëmsh i ngatërruar ngjarjesh politike dhe ushtarake që përfshinë thuajse të gjitha

shtetet italiane, si dhe pretendentët kryesorë Francën dhe Spanjën. Në fund, në vitin 1516, këto

dy fuqi të mëdha arritën një marrëveshje, në bazë të të cilit dukati i Milanos i mbeti francezëve

dhe mbretëria e Napolit spanjollëve.

Por baraspesha e arritur u prish nga një ngjarje e papritur. Në vitin 1519, duke blerë me floririn që

i kishin dhënë hua bankierët Fuger votat e shtatë princave gjermanë që kishin në dorë zgjedhjen e

perandorit (të quajtur “zgjedhësit e mëdhenj”), princi i ri Karli i Habsburgëve, mbret i Spanjës,

mori kurorën mbretërore dhe u quajt Karli V.

Fakti që titulli perandorak po i jepej derës së Habsburgëve nuk ishte ndonjë risi. Por perandori i ri

përbënte rrezik për fuqitë e tjera evropiane, sepse zotërimet e tij ishin shumë të gjera. Karli

kishte trashëguar nga gjyshërit prej nëne, Ferdinand i Aragonës dhe Izabela e Kastijës, Spanjën,

kolonitë amerikane dhe territoret italiane (Napolin, Sicilinë, Sardenjën), nga gjyshërit prej babe

vendet e Ulëta dhe toka të tjera, nga i ati pronat e Habsburgëve në Austri. Titulli perandor i

Perandorisë së Shenjtë Romake gjermanike i mundësonte të kontrollonte edhe territoret gjermane.

Më i kërcënuari nga pushteti i madh i Karlit ishte mbreti i ri i Francës, Fransua I, territoret e të

cilit ishin të rrethuara nga të katër anët prej zotërimeve të perandorit. Rivaliteti mes Spanjës dhhe

Francës u ndez sërish dhe filloi një luftë e re e përgjakshme (1521-59), që për shumë vite pati

Italinë si arenë përleshjesh.

Në konflikt u përfshinë tërë shtetet italiane, duke u rreshtuar herë me njërën dhe herë me tjetrën

palë në luftim, fuqitë më të mëdha evropiane, madje edhe turqit osmanë. Fransuaja I, që mbante

titullin mbret i betuar i krishterë, nuk ngurroi t’iu propozojë aleancë turqve, për ta vënë në

vështirësi kundërshtarin.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!