14.04.2015 Views

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Deri në vitet 400 dhe në pjesën më të madhe të shekullit që vijoi deti Mesdhe ishte ende qendra e

tregtisë ndërkombëtare. Italia ende gëzonte një begati të madhe dhe Venediku ishte ndoshta

qyteti më i pasur i Evropës.

Por në mbarim të shekullit XVI trafiqet ndërkombëtare nisën të kalojnë në rrugët detare të

Atlantikut, ndërsa Mesdheu pak nga pak mbeti jashtë tregtisë botërore. U zhvilluan, njëri pas

tjetrit, portet e Atlantikut që ndodheshin në rrugët e reja tregtare: Lisbona (Portugali), Sevilja

(Spanjë), Anversa (Fiandre) dhe në vitet 600 Amsterdami (Holandë) dhe më në fund Londra

(Angli).

Rritja e popullsisë (grafik)

Rritja e popullsisë evropiane në shekujt XVI dhe XVII në një grafik me kolona.

2. “Revolucioni i çmimeve”

Rimëkëmbja ekonomike ka edhe anën tjetër të medaljes. Në vitet 500 vërehet një rritje e

përgjithshme e çmimeve, që prek sidomos drithërat, ushqim bazë për pjesën më të madhe të

popullsisë.

Studiuesit e ekonomisë flasin për një “koniunkturë” ekonomike jo të favorshme, pra një tërësi

kushtesh negative për ekonominë.

Ngritja e çmimeve ka shkaqe të shumta. Më kryesori duket të jetë shtimi i ndjeshëm i popullsisë

që e rrit kërkesën për sende konsumi. Për t’i bërë ballë kërkesës, prodhimi rritet, por më pak nga

ç’duhet për të përmbushur nevojat, sepse zhvillimi i teknikave bujqësore dhe industriale është

ende i prapambetur. Për rrjedhojë çmimet rriten meqë të lëndë si gruri apo mishi nuk i

plotësojnë nevojat.

Edhe pagat u rritën, por jo në një ritëm me kostot e mallrave, kështu që me të njëjtën pagë mund

të blesh një sasi më të paktë produktesh.

Kur, si në këtë rast, çmimet rriten dhe duhen më shumë para për të blerë të njëjtin mall, vërehet

dukuria që njihet si inflacion.

Ajo i dëmton pak tregtarët, që mund të ngrenë çmimet e mallrave, por godet rëndë rrogëtarët, që

marrin një pagë fikse dhe fshatarët që duhet të paguajnë qira më të larta për tokën.

Siç mund të shihet nga grafiku në faqen që vijon, në vitet 1520-1620, rrogat e punëtorëve dhe

krahut të punës në bujqësi (vija violë) rriten shumë më pak se çmimi i mishit (vija e kuqe) dhe i

bukës (vija e gjelbër); mishi rritet relativisht pak, edhe pse mbetet shumë më i shtrenjtë se buka;

ndërsa çmimi i bukës fluturon lart dhe rritet deri në gjashtë herë e gjysmë gjatë shekullit. Sipas

studiuesve të ekonomisë një grafik i tillë tregon që pjesa më e madhe e popullsisë priret të

varfërohet. Le ta kuptojmë përse.

Çmimi i një sendi konsumi (bukë, mish, veshje..) ngrihet nëse blerësit e mundshëm janë të

shumtë, apo siç thonë ekonomistët, nëse kërkesa për produktin është e lartë. Në vitet 500 masa e

popullsisë konsumonte pak ose fare pak mish dhe ushqehej me ushqime më pak të kushtueshëm,

si buka apo përzierjet e drithërave. Kështu që kërkesa për bukë u ngrit ndjeshëm. Ndërsa mishi

shfaqet vetëm në tryezat e një numri të kufizuar familjesh të kamura, kështu që çmimi ngrihet më

pak.

Rreth fundit të shekullit masa e gjerë e popullsisë varfërohet. Meqë pagat e punëtorëve nuk rriten

në një hap me koston e jetesës, rreth fundit të viteve 500 pjesa më e madhe e popullsisë u

varfërua.

Në këtë periudhë fshatrat dhe qytetet janë plot me mjeranë dhe endacakë, si kurrë më parë;

invalidë, të papunë, fshatarë që kanë humbur tokën e tyre...

Për t’i ndihmuar, por edhe për t’i mbajtur nën kontroll më lehtë, autoritetet qytetare sajojnë njëlloj

certifikate të posaçme që i lëshohet atij që përmbush kushtet e caktuara: kjo është leja për të

lypur, autorizimi i nevojshëm për të kërkuar lëmoshë.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!