14.04.2015 Views

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Temat 1 – 2 - 3 – 4 – 5 – 6 – 7

Monarkia spanjolle. Fundi i epokës perandorake.

Luftërat fetare. Franca dhe Anglia . Prusia dhe Rusia

PROFILI I TEMËS

Të orientohesh në hapësirë (hartë e lehtë)

Të llogaritësh kohën (shkalla e kohës)

Protagonistët

Krijo një ide për temën:

Mbretërit e shekullit XVI ishin luftëtarë, ligjvënës, politikanë të mprehtë, njerëz që kujdeseshin për artin

dhe mbrojtës të artistëve. Perandori Karli V dhe sulltani Sulejman II në një pjesë të pikturës Ecce Homo të

Ticianit. 1543.

Tregtarët dhe bankierët u bënë protagonistë të jetës jo vetëm ekonomike, por edhe politike të shekullit

XVI.

Reforma protestante: pritja e reformës, shitja skandalozeve e indulgjencave, rebelimi i Martin Luterit –

çuan në – Reformën protestante – që sjell krijimin e Kishës luterane, Kishës kalviniste, Kishës anglikane.

1. Rimëkëmbja ekonomike dhe kapitalizmi tregtar

Ushqimi, veshja, banesa janë nevoja themelore për qeniet njerëzore. Por ekzistojnë edhe nevoja të

tjera, si të shkëmbesh prodhime, të zhvendosesh nga një vend në tjetrin, të arsimohesh, të

kujdesesh për shëndetin, të informohesh, të argëtohesh....

Të gjitha veprimtaritë që u bëjnë të mundur njerëzve të sigurojnë të mira materiale (ushqim,

shtëpi, veshje, libra, automjete, barna...) dhe shërbime (arsim shkollor, transport publik, shërbime

spitalore...) quhen veprimtari ekonomike. Tërësia e tyre përbën ekonominë (fjala vjen nga

greqishtja oikonomia dhe do të thotë administrim i shtëpisë).

Siç mund ta shohësh nga skema në figurë, veprimtaritë ekonomike ndahen në tre sektorë: parësori

(bujqësia), dytësori (zejtaria, industria), tretësori (tregtia dhe shërbimet).

Në vitet 500 ekonomia evropiane po e merrte veten dhe po rimëkëmbej.

Në radhë të parë nisi të rritej popullsia, pas krizës së rëndë të shekullit XIV. Njëherësh u rritën

sipërfaqet e mbjella sepse, për shkak të rritjes së popullsisë, kërkesa për prodhime ushqimore u

rrit shumë.

Tregtia u zgjerua dhe mori përmasa vërtet botërore, duke përfshirë, pas zbulimeve gjeografike,

mbarë kontinentet, me përjashtim të Oqeanisë që ende nuk ishte zbuluar.

Bashkë me tregtinë, shumë tregtarë të zotë dhe fatlumë u pasuruan, por nuk i shpenzuan pasuritë

vetëm për të blerë banesa të shtrenjta, argjendari dhe sende luksi. Ata i përdorën për të blerë mall

të ri, për të marrë me qira anije dhe karro transporti, për të organizuar ekspedita tregtare në vende

të largëta, me qëllim që t’i shumëfishonin fitimet dhe të mblidhnin kapitale. Në fakt kapitali

është pasuria që nuk shpenzohet menjëherë, por “investohet” (pra vihet në punë) për të fituar

pasuri të reja. Në një kohë kur ekonomia thuajse ngado ishte bujqësore dhe e prapambetur,

tregtarët ndihmuan në lindjen e një sistemi të ri ekonomik të bazuar te kapitali, që mori emrin

kapitalizëm tregtar.

Tregjet mesjetare e humbën rëndësinë, por në qytetet kryesore tregtare u shtuan bursat, ndërtesa

të mëdha ku tregtarët mblidhen për të mbyllur bizneset e tyre. U zhvilluan veprimtaritë

financiare: hua në para, shitblerje valute të huaj apo letra këmbimi (paraardhëset e kambialeve të

sotme). veprimtaritë financiare kryheshin nga bankierët dhe jo më nga tregtarët si dikur. Disa

bankierë u bënë kaq të pasur dhe me ndikim sa vendosnin edhe për zgjedhjen e perandorit.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!