14.04.2015 Views

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

njerëzore, dhe të përpiqen sa të jetë e mundur që të mos tregojnë vetëm histori për liderat politikë

dhe fetarë por edhe për jetën e njerëzve të thjeshtë në gjitha aspektet e jetës.

Ndryshimi dhe vazhdimësia.

Kjo linjë shfaqet së pari tek nivelet e klasave të katërta dhe të pesta dhe rekomandohet tek

të gjitha nivelet e larta. Këto studime përfshijnë ekzaminimin e një aspekti të eksperiencës

njerëzore të përcaktuar, mbi një periudhë historike, për shembull “udhëtimi dhe transporti përmes

kohërave”, ‘veshjet ndër shekuj” etj. Këto studime të quajtura, linja e zhvillimit të studimeve,

mund të jenë një rrugë e mirë për të eksploruar si ndodh ndryshimi dhe i bën fëmijët të kuptojnë

që përveç ndryshimeve të mëdha, nevojat bazë të njerëzve mbeten njëlloj.

Njerëz të hershëm dhe popuj të vjetër.

Jeta, shoqëria, puna dhe kultura në të kaluarën. Këto linja janë për klasat e katërta, pesta

dhe të gjashta. Ato përfshijnë disa nga periudhat më të mëdha të zhvillimit dhe civilizimit

njerëzor, si dhe studime mbi jetën e njerëzve në Shqipëri në një kohë të ndryshme nga e kaluara

jonë. Theksi në këto studime qëndron tek eksperienca e përditshme të njerëzve, shtëpitë e tyre,

ushqimi, teknologjia, puna, kultura, arti dhe zakonet sociale.

Është një parim i rëndësishëm i kurrikulës së historisë që nxënësit të zhvillojnë një mësim

të balancuar mbi historinë lokale, kombëtare dhe botërore dhe kontributin e grupeve etnike të

ndryshme për zhvillimin e shoqërisë njerëzore.

Disa linja sugjerojnë studimin e shoqërisë njerëzore në Europë dhe kontinentet e tjera.

Titujt e këtyre njësive në linja dhe nënlinja janë pothuajse identike për shkollën fillore dhe 9-

vjeçare.

Kjo nuk nënkupton që nxënësit do të përsërisin mësimet por është që të sigurojë

fleksibilitet në planin mësimor për shkollën. Disa njohuri do të mësohen vetëm gjatë shkollës 9-

vjeçare dhe disa do të studiohen në shkollën fillore. Në raste të tjera njësitë mësimore rimerren

dhe studiohen në thellësi.

Ky fleksibilitet vendos një përgjegjësi tek mësuesit gjatë planifikimit të programit të

historisë i cili pasqyron nevojat dhe siguron që nxënësit do të studiojnë elementë nga periudha të

hershme, të mesme dhe moderne të historisë lokale, kombëtare dhe asaj botërore.

Po e ilustroj me një shembull nga klasa e katërt dhe e pestë të shkollës fillore

‣ Linja: jeta, shoqëria, puna dhe kultura në të kaluarën.(klasa e katërt)

Objektivat mësimore për këtë nivel, klasë:

Nxënësit duhet të jenë të aftë të:

Të familjarizohen me aspektet e jetës së këtyre njerëzve.

1-shtëpitë e njerëzve

2-veshjet

3- puna në bujqësi, ushqimi dhe gatimi

4- teknologjitë të cilat njerëzit zhvilluan dhe përdorën

5-njerëzit në punë

6- veglat dhe armët

7- gjuhët, kultura, arti dhe muzika

8- koha e lirë dhe dëfrimet (lojrat)

9- historitë e individëve nga kjo epokë.

Të ekzaminojë dhe të familjarizohet me provat, burimet historike nga periudhat e studiuara,

sidomos me provat të cilat mund të jenë gjetur në mjedisin lokal.

Të vendosë ngjarjet dhe vendet ku kanë ndodhur në shkallën kohore.

Linja: jeta, shoqëria, puna dhe kultura në të kaluarën.(klasa e pestë)

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!