14.04.2015 Views

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

pas zbulimit të Amerikës dhe vazhdoi deri në shekullin XVIII (do të flasim në kapitullin 6). Këtë

tregti e filluan portugezët, por shpejt shembullin e tyre, madje duke e thelluar, e ndoqën

spanjollët, anglezët, francezët dhe holandezët.

Spanjollët dhe portugezët e mbanin vetëm më sipërorë se indiosit dhe aq më shumë ndaj

zezakëve. Gjithsesi, meqë gratë e bardha në fillim qenë të pakta në numër, shpesh ata

kryqëzoheshin me gra indiose apo skllave zezake. Nga këto bashkime lindën fëmijë metisë, që

kishin tipare të përziera evropiane dhe indiose dhe mulatë, kryqëzime mes evropianëve dhe

afrikanëve.

Metisët u bënë popullsia mbizotëruese në Meksikë; mulatët ishin të shumtë në numër sidomos në

Brazil.

Krejt e ndryshme ishte situata që gjetën portugezët me mbërritjen e tyre në lindjen aziatike. Në

Indi, Kinë dhe Japoni gjendeshin perandori dhe mbretëri me qytetërim të lashtë, që kishin një

organizim të fuqishëm politik dhe ushtarak. Ata përgjithësisht nuk i shihnin me sy të mirë të huajt

dhe nuk u njihnin kurrfarë epërsie kulturore.

Në këto vende Portugalia nuk bëri pushtime të gjera territoriale, por thjesht u mjaftua me

ndërtime përgjatë brigjeve, në pozicione strategjike, duke krijuar një rrjet tregtar të mbrojtur me

fortesa. Prej këtu, portugezët arritën të kontrollojnë, me leverdi të madhe ekonomike, tërë trafikun

e mallrave të çmuar orientalë: erëza, fildish, ar, mëndafsh...

Pas lundërtarëve dhe tregtarëve në lindje mbërritën misionarët – si jezuiti Francesko Saverio – me

qëllim përhapjen e krishterimit. Por edhe ata hasën vështirësi të mëdha që të pranoheshin prej

popullsive, shumë të lidhura me fetë tradicionale (në Indi hinduizmi; në Japoni Budizmi; në Kinë

konfucianizmi).

Fjalë kyç: karavelë, erë moderne, indios, india perëndimore dhe lindore, qytetërimi amerind, koloni, tregti

e zezakëve, kulturë

Tryezë kronologjike

1487-Bartolomeo Diaz arrin në Kepin e Shpresës së Mirë

1492-Kristofor Kolombi arrin në Amerikë – Përfundon Mesjeta-fillon Era moderne.

1497-1498-Vasko de Gama arrin në Kalkutë të Indisë.

1519-Kortesi pushton Meksikën.

1519-1522-Udhëtimi i parë rreth botës (Ferdinand Magelan)

1532-Pizarro pushton perandorinë inkase të Perusë.

Shekulli XV-XVIII-tregtia e skllevërve

Përcakto lidhjet

Përgjigju pasi të kesh kërkuar dhe nënvizuar informacionet në tekst.

1. Përse Evropa e viteve 400 dhe 500 kishte nevojë për ar dhe për erëza?

2. Përse ari dhe erëzat ishin mallra të kushtueshëm?

3. Përse furnizimet nga rrugët tokësore dhe detare ishin të vështira?

4. Përse evropianët donin të mbërrinin në Indi?

5. Ç’lloj anijesh dhe çfarë instrumentesh lundrimi i bënë të mundura zbulimet gjeografike?

Linja 2

Konsolidimi i monarkive absolute evropiane.

Një epokë konfliktesh 1500 - 1789

Orë mësimore 7 (1 orë përsëritje)

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!