14.04.2015 Views

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

me kuaj, që vendasit nuk i njihnin dhe dyshonin se ishin të pavdekshëm; spanjollët kishin barka

shumë më të shpejta se kanoet indiane.

Pas pushtimit ushtarak, Meksika u bë koloni e Spanjës, pra një zotërim territorial ku spanjollët

ushtronin sundimin e tyre politik, ushtarak, ekonomik dhe kulturor. Kolonia u quajt Nënmbretëria

e Spanjës së Re.

Në vitin 1532 i erdhi radha perandorisë inkase.

Pushtuesit spanjollë, të udhëhequr nga Francisko Pizarroja, tërhoqën në një kurth mbretin inkas

Atahualpa dhe, pasi e zunë rob, e detyruan të paguajë një haraç të madh në këmbim të lirisë.

Duke shpresuar se mbretit do t’i shpëtonte jeta, inkasit mbushën me ar dhe argjend një dhomë

thuajse shtatë metra të gjatë dhe pesë të gjerë. Por spanjollët nuk e mbajtën fjalën e dhënë: pasi e

morën atë që deshën, e paditën Atahualpën për tradhti dhe e mbytën pasi e pagëzuan.

Pas ekzekutimit të mbretit, Pizarroja kurorëzoi një mbret “kukull”, pra krejt të nënshtruar ndaj

vullnetit të tij dhe marshoi në Kuzko, në kryeqytet. Edhe këtu, siç kishte ndodhur kundër

aztekëve, spanjollët patën përparësi mbi vendasit për shkak të kuajve dhe armëve të zjarrit,

dyshimi se të huajt ishin perëndi dhe kriza ku qe zhytur perandoria inkase, e dërrmuar nga luftërat

civile mes pretendentëve për fron. Pas disa betejash, Pizarroja hyri në Kuzko (1533), duke u

paraqitur si mbrojtësi i inkasit legjitim.

Edhe perandoria inkase u bë një koloni spanjolle me emrin Nën-mbretëria e Perusë.

Me pushtimin evropian, qytetërimet e indiosve u mbytën dhe u shkatërruan. Pasuria e tyre u

grabit dhe u plaçkit; shumë vepra arti në ar dhe në argjend u shkrinë për t’i bërë lingota; kode dhe

libra u dogjën. Gjuha e tyre, me shumë pak përjashtime, u zëvendësua nga spanjishtja dhe fetë u

zëvendësuan nga krishterimi.

Të tjerë pushtues spanjoll u shtynë në veri, deri në Florida dhe në jug deri në Kilin dhe

Argjentinën e sotme. Brazili, në bazë të marrëveshjes së ndarjes, u bë koloni portugeze. Më vonë

mbërritën në Amerikë edhe francezët, holandezët dhe anglezët, që shtinë në dorë shumë toka.

Indiosit nuk u dorëzuan pa luftë dhe u bënë qëndresë pushtuesve. Disa prej tyre, si araukanët e

Kilit, luftuan për shekuj të tërë dhe vetëm në vitin 1884 u nënshtruan plotësisht. Ata pak araukanë

që mbetën e ruajnë ende gjuhën, zakonet dhe fenë.

5. Popullsitë e Amerikës, Afrikës dhe Azisë pas pushtimit

Siç shihet në grafik, pushtimi u shoqërua me një rënie të madhe demografike të popullsive

amerinde, pré të indigjenëve të Amerikës. Shumë indios u masakruan gjatë luftërave për

pushtim, por një numër shumë më i madh humbi jetën për shkak të keqtrajtimeve të pësuara. Kur

më në fund thesarët që iu rrëmbyen indiosve shteruan, spanjollët i detyruan këto popullsi të

punojnë falas për ta, në miniera dhe plantacione, hapësira të gjera toke ku kultivohej një produkt

i vetëm.

Por sidomos amerindët vdiqën për shkak të sëmundjeve infektive që sollën me vete evropianët,

si tifoja, lija etj, ndaj të cilave organizmi i tyre nuk ishte mësuar të bënte qëndresë. Gjatë rrethimit

të Tenochtitlan-it aztekët u shfarosën nga lija dhe një epidemi e rëndë që qarkullonte mes inkasve

pas mbërritjes së Pizarros. Numri i madh i të vdekurve u interpretua nga fitimtarët dhe të

mundurit si ndëshkim hyjnor dhe shenjë se Zoti ishte në anën e spanjollëve.

Qenë të shumtë ata, sidomos nga radhët e misionarëve, që e kundërshtuan trajtimin çnjerëzor që

iu bë indiosve. Ndër ta më i njohuri është frati domenikan Bartolomeo de Las Kazas, që paditi

mizorinë e pushtuesve dhe i mbrojti amerindët nga akuzat për inferioritet, me të cilat evropianët

përligjnin nënshtrimin e atyre popujve.

Shfarosja e indiosve, e shkaktuar nga luftërat, keqtrajtimet dhe sidomos nga sëmundjet ngjitëse,

nuk ishte një tragjedi vetëm për Amerikën, por edhe për Afrikën. Evropianët nisën të sjellin në

kolonitë e tyre mijëra e mijëra skllevër afrikanë, që u morën me forcë nga tokat e tyre dhe u

sollën aty për të zëvendësuar krahun e punës amerind, përherë e më të paktë e të dobësuar.

Tregtia e skllevërve, pra shitblerja e popullsive të tëra të Afrikës, nisi në shekullin XV, pak vite

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!