14.04.2015 Views

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Magelani, që udhëtonte për llogari të Spanjës, u nis në shtator 1519 dhe kaloi pranë brigjeve të

Amerikës jugore, duke zbritur përherë e më shumë në jug, në kërkim të kalimit drejt detit të

panjohur. Më në fund, pikërisht në skajin jugor, gjeti ngushticën që sot mban emrin e tij,

ngushtica e Magelanit. Pasi depërtoi në oqeanin që ai e quajti Paqësor, Magelalani dhe njerëzit

e tij lundruan tre muaj e njëzet ditë para se të mbërrinin në një ishull të banuar (Guam në

arkipelagun e Marianeve), duke duruar urinë, etjen dhe sëmundjet. Shumë njerëz vdiqën. Vetë

Magelani humbi jetën në një përleshje me vendasit në ishujt e Filipineve. Nga pesë anijet e flotës

vetëm njëra u kthye në atdhe (shtator 1522) pasi i ra qark për herë të parë botës. Ndër të

mbijetuarit ishte edhe italiani Antonio Pigafeta, autor i një detari bordi të hollësishëm, që është

një nga dokumentet më të rëndësishëm të ekspeditës.

Brenda pak vitesh bota u zgjerua shumë. Kujt i takonte të sundonte në tokat e zbuluara?

Që në vitin 1494 mbretërit e Spanjës dhe Portugalisë me traktatin e Tordesilasit e kishin ndarë

botën në dy pjesë, pak a shumë përgjatë meridianit 50’ në perëndim dhe vendosën që të gjitha

tokat që ndodheshin në lindje të kësaj vije imagjinare, që u quajt raya, t’i përkisnin Portugalisë,

ndërsa ato në perëndim Spanjës. Papa e kishte dhënë autorizimin e tij. traktati nuk mbante aspak

parasysh të drejtat e popullsive vendase. Madje, meqë ato nuk ishin të krishterë, quhej si detyrë

që të nënshtroheshin dhe të ndërronin fe.

Zbulimet gjeografike të shekullit XV

Nevoja për ar dhe erëza-dëshira për të përhapur Ungjillin-zotërimi i anijeve dhe instrumenteve të duhura

për lundrim-shtyjnë evropianët drejt-zbulimeve gjeografike –në-Indinë lindore (Vasko de Gama)- në

Amerikë (Kristofor Kolombi)-pastaj –Amerigo Vespuçi, vëllezërit Kaboto, Pedro Alvaro Kabral.

4. Evropianët shkatërrojnë qytetërimet amerinde

Në radhët e atyre që morën pjesë në ekspeditat e para të përtejoqeanit ishte një masë e madhe

aventurierësh të paskrupullt që kërkonin në tokat e reja rastin për t’u pasuruar me shpejtësi.

Territoret e pushtuara fillimisht nga spanjollët nuk kishin dalë edhe aq të pasura. Por përherë e më

të shpeshta bëheshin lajmet për një mbretëri të madhe me rezerva të pafundme ari që shtrihej në

perëndim, në territoret e Meksikës së sotme: ishte fjala për perandorinë azteke, asokohe në

kulmin e shkëlqimit të saj.

Me detyrën për të eksporuar territoret meksikane u nis nga një ishull i Antileve, në 18 shkurt

1519, Hernan Kortesi, konkuistadori i parë. Kishte me vete pak më shumë se 600 burra,

marinarë dhe ushtarë, 16 kuaj, 10 topa dhe rreth dyzet arkibuzë (një lloj pushke e vjetër). Pasi

zbarkoi në brigjet jug-lindore të Meksikës, Kortesi urdhëroi që të digjeshin njëmbëdhjetë anijet e

flotës, për t’ia hequr çdo tundim për t’u kthyer pas njerëzve të tij dhe filloi marshimin në thellësi

të vendit, i vendosur që ta pushtojë me armë atë territor. Kortesi kishte vetëm një ushtri të vogël,

ndërsa aztekët, në kohët më të mira, mund të rreshtonin në fushëbetejë edhe 100.000 ushtarë. E

megjithatë, në pak më shumë se dy vjet, ai vuri në zotërim tërë vendin, masakroi një numër të

madh aztekësh, shkatërroi kryeqytetin dhe torturoi e vrau mbretin e fundit.

Si ia doli mbanë Kortesi që të fitonte kaq thellë në një kohë kaq të shkurtër? Arsyet janë të

ndryshme. Në radhë të parë kjo shpjegohet me sjelljen kontradiktore të mbretit actek

Montezuma. Ai, derisa qe gjallë, thuajse nuk iu bëri qëndresë pushtuesve spanjollë, ndoshta

sepse ishte i bindur që Kortesi ishte perëndia Quetzalcoatl, që ishte kthyer për të marrë tokën e tij,

ashtu siç paralajmëronin legjendat e lashta. Ndërkaq Kortesi diti të shfrytëzojë me mjeshtëri

pakënaqësinë e popullsive vendase, që aztekët i kishin mundur dhe nënshtruar, duke u vënë

haraçe të rënda.

Këtyre popullsive shpesh Kortesi u dukej si një çlirimtar dhe shumë u bashkuan me të për të

luftuar kundër tiranisë acteke. Dhe së fundi duhen pasur parasysh edhe armët e spanjollëve, që

ishin shumë më të përparuara se ato të indiosve. Parzmoret prej pambuku të ngjeshur nuk i bënin

dot ballë të shtënave të arkibuzëve; shigjetat nuk barazoheshin me topat. Pastaj spanjollët lëviznin

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!