14.04.2015 Views

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

tregimeve të Marko Polos dhe që shpresonte ta takonte. Kishte marrë me vete edhe disa arka me

zilka, pasqyra dhe perla xhami që t’i përdorte për shkëmbi ose për dhurata.

Guximi i Kolombit është për t’u admiruar. Ai udhëtonte drejt së panjohurës, sepse në të vërtetë

askush nuk e kishte provuar që Toka është e rrumbullakët dhe as ai vetë s’mund të ishte i sigurt

që në kufij të oqeanit nuk fillonte zbrazëtia. Sigurisht që Kolombi ishte një lundërtar i madh:

njihte drejtimin e erërave dhe diti t’i shfrytëzojë me mjeshtëri. Fillimisht mori drejtimin e jugut,

drejt Kanarieve (dhe jo drejtpërdrejt në perëndim, siç kishin bërë të tjerët që nuk ishin kthyer më);

këtu ndenji thuajse një muaj, pastaj u nis drejt perëndimit, për në det të hapur: duhet të kalonin

plot 37 ditë që ekspedita të shihte sërish tokë. Ishin ditë të tmerrshme, pasi uji dhe ushqimet po

mbaronin dhe marinarët ishin aq të frikësuar sa për pak desh ngritën krye që të ktheheshin

mbrapsht.

Më në fund njëra prej anijeve lajmëroi me një të shtënë topi se kishte parë tokë. Ishte 12 tetor

1492. Kolombi zbarkoi në një ishull të vogël që vendasit e quanin Guanahani dhe e ripagëzoi me

emrin San Salvador: sot quhet Uetling dhe bën pjesë në arkipelagun e Bahamasit. I bindur që

kishte arritur në Indi, Kolombi i quajti indianë banorët e ishullit (ose indios, në spanjisht) dhe me

këtë emër u quajtën më pas banorët e Amerikës.

Gjatë ekspeditave që vijuan – bëri katër të tilla – Kolombi zbuloi Venezuelën dhe Amerikën

qendrore. Gjatë udhëtimit të tretë e kuptoi që kishte mbërritur në një “botë tjetër”, por ai

mendonte se ndodhej në jug të Azisë. Ai nuk e mësoi kurrë që kishte zbuluar Amerikën.

Pas kthimit nga udhëtimi i parë Kolombi u prit në Spanjë si një triumfator. Por pas viteve të para

të entuziazmit, spanjollët i pllakosi zhgënjimi. Ata kishin besuar se do të nxirrnin fitime të mëdha

nga ekspeditat përtejoqeanit. Por në vendet e zbuluara nga Kolombi ishte gjetur një sasi e vogël

ari, nuk ishin ato sasi ari dhe ato pallate me kupola ari që kishte përshkruar Marko Poloja, por

kasolle me çati kallami dhe në vend të tregtarëve të pasur kishte vetëm indigjenë lakuriq, me të

cilët nuk merreshe dot vesh. Prestigji i Kolombit në oborr nisi të zbehet. Sovranët i besuan

njerëzit që e padisnin Kolombin se nuk kishte ditur t’i administronte tokat e reja dhe kësisoj ky i

fundit pësoi zhgënjime të mëdha dhe kaloi çaste të hidhëruara. Kur vdiq, në vitin 1506, ishte

thuajse i varfër dhe i harruar.

Mbërritja e Kolombit në ishullin e Hispanolias në një ksilografi që tregon vendasit, Santa Maria në radë

dhe një barkë që i afrohet tokës. Ilustrimi është marrë nga një botim i vitit 1493 nga letra e Kolombit e

quajtur De Insulis Indie Inventis (Zbulimi i ishujve indianë) e shtypur në Bazil.

3. Udhëtimet e zbulimit të Botës së Re

Amerika nuk e mori emrin nga Kolombi që e zbuloi, por nga një tjetër lundërtar italian, Amerigo

Vespuçi, që kreu një udhëtim të rëndësishëm zbulimi mes shekujve XV-XVI. Amerigo Vespuçi

ishte ndoshta i pari që e kuptoi se Amerika përbënte jo vetëm një botë të re, të panjohur për

evropianët, por një kontinent më vete, të ndarë nga Azia. Për nder të tij një gjeograf gjerman

propozoi që bota e re të quhej Amerikë, pra “toka e Amerigos”. Por duhet thënë që deri në

shekullin XVIII ende ishte në përdorim emri India perëndimore.

Ndërkaq po organizoheshin ekspedita të reja. Venedikasit Xhovani dhe Sebastiano Kaboto,

duke udhëtuar për llogari të Anglisë, mbërritën në vitin 1497-98 në ishullin e Terranovës dhe në

Kanada, ndoshta në të njëjtat toka ku, shekuj më parë, kishin zbarkuar lundërtarët vikingë, një

aventurë e çartur, por pa përfitime praktike. Në vitin 1500 portugezi Pedro Alvaro Kabral, që

ishte nisur në drejtim të Indisë në rrugën e përshkuar nga Vasko de Gama, mbërriti në Brazil,

ndoshta i shtyrë nga erërat e forta dhe e vuri atë në zotërim në emër të Portugalisë.

Prova përfundimtare se bota ishte e rrumbullakët erdhi nga udhëtimi i portugezit Ferdinando

Magelan. Sipas idesë së vjetër të Kolombit, ai donte të arrinte në lindje duke lundruar drejt

perëndimit. Por ishte e nevojshme të zbulohej një kalim midis Atlantikut dhe oqeanit misterioz që

shtrihej matanë Amerikës.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!