14.04.2015 Views

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

mund të realizohej: të arrije në Indi duke lundruar përreth Afrikës për t’u furnizuar me mallra të

çmuar drejtpërdrejt nga orienti, pa qenë nevoja për ndërmjetësimin e arabëve, venedikasve apo të

tjerëve.

Në bazë të këtij plani ishte shpresa për t’u pasuruar, por edhe dëshira e krishterë për të përhapur

Ungjillin mes njerëzve që ende nuk e njihnin fjalën e Krishtit.

Zbulimet u bënë të mundura nga ndërtimi i një lloji të ri anijeje, e aftë që lundronte në oqean:

karavela, që u ndërtua nga portugezët në dekadat e para të shekullit XV (rreth vitit 1430).

Tashmë njiheshin dhe qenë përhapur edhe instrumente të tjerë lundrimi si busulla, që tregon

veriun, astrolabi, që të mundëson përcaktimin e gjerësisë gjeografike dhe hartat e lundrimit

gjithnjë e më të sakta.

Ishte Portugalia që, më parë se çdo vend tjetër evropian, organizoi ekspeditat detare të

Atlantikut, përgjatë brigjeve perëndimore të Afrikës.

Ekspeditat portugeze u shtynë përherë e më shumë drejt brigjeve afrikane të Atlantikut, duke

mbërritur në kepin Bojador (1434), në Kepin e Bardhë dhe Gjirin e Guinesë, të zbuluar në vitin

1456 nga gjenovezi Antonio Uzodimare.

Pika më jugore e kontinentit afrikan u arrit në vitin 1487 nga Bartolomeo Diazi, që i dha emrin

Kepi i Stuhive. Në vitin 1497 një tjetër portugez, Vasko de Gama, u nis me katër anije të vogla

për të mbërritur në Indi. Ai tashmë e njihte mirë drejtimin e erërave dhe mbërriti në Kepin e

Stuhive, që e ripagëzoi si Kepi i Shpresës së Mirë; më pas u ngjit brigjeve lindore të Afrikës deri

në Mombasa. Prej aty, nëpërmjet Oqeanit Indian, mbërriti në portin e Kalkutës, në Indi (1498).

Rruga detare e Indisë, apo e zonave jug-lindore të Azisë, u zbulua tashmë.

Vasko da Gama portret në një dorëshkrim portugez të shekullit XV-XVI.

Udhëtimi përreth Afrikës u krye për herë të parë nga Vasko da Gama (1497), por që në vitin 1487 një tjetër

portugez, Bartolomeo Diaz, kishte arritur skajin jugor të kontinentit afrikan.

2. Zbulimi i Amerikës

Në vitin 1492, pak vite para se vasko de gama të zbarkonte në Kalkutë, gjenovezi Kristofor

Kolombi e kishte përshkuar Atlantikun dhe kishte zbritur në brigjet e Amerikës. Sipërmarrja e

Kolombit pati rrjedhoja kaq të rëndësishme për historinë e botës sa historianët zgjodhën vitin

1492 për të shënuar, në mënyrë konvenciale, fundin e një epoke (Mesjetës) dhe filloi një e re: Era

moderne.

Ideja për të mbërritur në Indi dhe për të blerë drejtpërdrejt produktet e çmuara orientale nuk ishte

e re dhe për ta realizuar portugezët ngulnin këmbë në përpjekjet për t’i rënë qark Afrikës. Por

Kolombi kishte në plan një projekt krejt tjetër: donte të arrinte në lindje duke lundruar drejt

perëndimit. Plani i tij bazohej në dy bindje: që Toka ishte e rrumbullakët (dhe siç e dimë kjo

është e drejtë) dhe që largësia mes Kanarieve, ishujt më perëndimorë të Spanjës dhe Japonisë, në

Azi. nuk i kalonte 3000 miljet (dhe kjo ishte e gabuar: në të vërtetë janë thuajse 10.000). Duhet

llogaritur, gjithashtu, që mes Evropës dhe Azisë shtrihet një kontinent, pikërisht Amerika,

ekzistenca e së cilës nuk dihej atëherë.

Për të vënë në praktikë idetë e veta Kolombi kishte nevojë për financime. Fillimisht iu drejtua

mbretit të Portugalisë, por nuk siguroi kurrfarë ndihme, sepse gjeografët portugezë – që i kishin

bërë llogaritë më mirë se ai – e gjykuan sipërmarrjen të parealizueshme dhe jo me këmbë në tokë.

Më të interesuar u dukën sovranët e Spanjës, Izabela e Kastijës dhe Ferdinandi i Aragonës, por

ata në ato momente ishin shumë të zënë duke luftuar me arabët e Granadës dhe tratativat zgjatën

shumë. Vetëm kur Granada ra këmbëngulja e Kolombit më në fund dha rezultat: mbretëresha

Izabelë i dha tre anije, Ninjën, Pintën dhe Santa Marinë, si dhe nja nëntëdhjetë burra si

ekuipazh.

Në 3 gusht 1492 flota e vogël ngriti spirancën nga porti spanjoll i Palos. Kolombi kishte me vete

letrën që do t’ia dorëzonte Kanit të Madh, perandorit të Kinës, që e kishte njohur përmes

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!