14.04.2015 Views

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Ekzekutimet publike dhe varjet janë shenjë e intolerancës fetare; guvernatori spanjoll paraqitet si një tiran;

provincat e nënshtruara simbolizohen nga gra në vargonj; fisnikët flamandë përjashtohen nga qeverisja e

vendit.

Fjalët kyç: reformë protestante, protestantët, Kundër-refroma, Këshilli i Trentos, Inkuizicioni, Intoleranca,

luftërat fetare.

Tryeza kronologjike: 1517-Luteri fillon Reformën protestante; 1524-1525-revolta të fshatarëve gjermanë;

1534-Akti i Supremacisë së Henrikut VIII të Anglisë; 1545-Hapet Këshilli i Trentos; 1562-1598-luftrat

fetare në Francë; 1588- Humbja e Armadës së pathyeshme; 1598-editi i Nantës.

Vendos lidhjet

Çfarë marrëdhëniesh ekzistojnë mes fjalëve të lidhura?

Përpiqu t’i shprehësh me një fjali të thjeshtë, për shembull: Urdhri i jezuitëve varej drejtpërdrejt nga papa.

Protestantizëm-këshilli i Trentos

Jezuitë-papa

Intolerancë-luftëra fetare

Filipi II-Armata e pamposhtur-Anglia

Tema 5 - 6

Zbulimet e mëdha gjeografike

Pasojat e zbulimeve të reja gjeografike

PROFILI I TEMËS

Të orientohesh në hapësirë (hartë e lehtë)

Të llogaritësh kohën (shkalla e kohës)

Protagonistët

Krijo një ide për temën:

Me siguri e di që Kristofor Kolombi zbuloi Amerikën. Ai u nis sipas disa bindjeve që nuk përkonin me

realitetin dhe janë ilustruar në hartën e parë. Në të dytën paraqitet globi siç është realisht.

Sipas bindjeve të Kolombit Toka ishte më e madhe apo më e vogël nga ç’është në realitet.

Çfarë oqeanesh dhe kontinentesh nuk njihte Kolombi?

1. Rruga për në Indi

Në Evropën e viteve 400 – 500 po rritej kërkesa për ar dhe erëza. Ari duhej për të riprodhuar

monedha; erëzat kërkoheshin kryesisht si barna mjekuese dhe sidomos për ushqim. Në mungesë

të frigorigerit, përdorimi i erëzave jo vetëm i bënte i ushqimet më të shijshme, por mund edhe të

hiqte erën kur ushqimi fillonte të prishej.

Ari vinte thuajse i tëri nga rajonet e Afrikës në jug të Saharasë. Erëzat – piperi, arrëmyshku,

karafili, kanella – vinin nga orienti. Tregtarët arabë dhe myslimanë transportonin këto mallra nga

vendet e largëta të origjinës deri në portet e Mesdheut dhe të Detit të Zi. Prej këtu anijet

venedikase dhe gjenoveze i merrnin dhe i shpërndanin në tërë Evropën. Tregtarët nxirrnin fitime

të mëdha, por për shkak të kalimit në shumë duar – nga arabët te venedikasit e gjenovezët,

pastaj te evropianët e tjerë – çmimi i mallit rritej shumë.

Ndërkaq ishte përherë e më e vështirë të siguroheshin këto mallra. Pas rënies së perandorisë

mongole, “rruga e mëndafshit” nuk rrihej më dhe kur turqit kontrolluan Mesdheun, edhe

transporti detar u bë i rrezikshëm dhe i pasigurt.

Karavelat dhe instrumentet e rinj të lundrimit i bëjnë të mundura ekspeditat oqeanike. Atëherë

zuri vend një ide jo e panjohur më parë, por që vetëm tani, me zhvillimin e teknikave të lundrimit,

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!